Harxho zullumqarët e paguaj shqiptarët

Opinione

Harxho zullumqarët e paguaj shqiptarët

Nga: Dedë Preqi Më: 8 maj 2021 Në ora: 16:55
Dedë Preqi

Kosova është e gjithë atyre njerëzve që jetojnë dhe punojnë në këtë vend, pa dallime etnike e fetare, apo edhe ngjyre, ku sëcili sipas Kushtetutës së Kosovës, do ti gëzonte të drejtat e njëjta pa dallim.

Prandaj, vendi ku jeton, aty ku han, pinë dhe punon, i keq apo i mirë, je banor dhe shtetas i këtij vendi, që e ka domethënjën dhe kuptimin e vet logjik, të cilin duhet ta respektosh, prandaj edhe obligimeve ndaj tij duhet ti përgjigjesh, sepse në thelb ky shtet mbahet në këmbë falë atyre të ardhurave dhe të hyrave që burojnë nga populli.

Është diçka e pa dëgjueshme, ndoshta edhe absurde, kur flasim dhe shpjegojmë një realitet që po ndodh në pjesën veriore të Mitrovicës, që është e banuar me popullatë serbe, e cila popullatë nuk i përgjigjet obligimeve tatimore të shtetit, sikur edhe as faturimit të rrymës, duke e shfrytëzuar jo më pak se 20 vite me radhë, me ç’rast këtu hynë edhe biznismenët serb të kësaj pjese, të cilat shpenzime, sikur detyrohet ti paguaj qeveria e Kosovës, deri në shuma të mëdha milioneshe.

Një përjashtim mund të bëhët vetëm te ata njerëz të një vendi, që janë të një kategorie sociale, të cilët nuk kanë ndonjë burim të të ardhurave, mirëpo ajo që po ndodh në veri të vendit tonë, e populluar me popullatë serbe, sikur po dëshmon se, ky popull është i ngarkuar, apo i është betuar dikujna dhe ia ka dhënë fjalën djalllit dhe eprorit të vet Vuçiq, që të mos heqi dorë nga provokimet dhe nënçmimet ndaj këtij vendi dhe shteti, sepse në një mënyrë, unë u mbroj dhe nuk ka kush që mundet me ua prishë.

Është pikërisht një qëndrim i tillë, edhe pse munden me qenë edhe forma të tjera, por ajo që do të ishte e çellimshme dhe kundër realitetit të këtij vendi, përmes grupeve të caktuara serbe por edhe shumëcës së kësaj popullate që jetojnë veri të Mitrovicës, duke kundërshtuar Kushtetutën e Kosovës dhe obligimet ndaj saj, gjendja dhe stabiliteti i këtij vendi mundet më lehtë të kontrollohet nga politika e Beogradit.

Po të mos ekzistonte liria që e përcakton mundësinë për të qenë njeriu edhe i tillë, që nuk dëshiron të përgjigjet obligimeve ndaj shtetit të vet, nuk dëshiron të përfill rregullat dhe ligjet, vepron çka të duash, hanë, pinë dhe hargjon të mirat materiale dhe nuk paguan, me siguri se do të kemi një kaos problemesh, duke mos dhënë përgjegjësi dhe llogari askujna, atëherë kënd e përfaqëson ti si njeri dhe si shoqëri njerëzore?

Në secilin vend demokratik të botës ekzistojnë rregullat dhe ligjet e atij vendi, që e zhvillojnë dhe drejtojnë një shoqëri njerëzore brenda shtetit të vet dhe nuk ka asnjë etni njerëzore që brenda këtij shteti të jetë e priveligjuar ndaj obligimeve dhe ligjeve që ia ka përcaktuar Kushtetuta e vendit të vet.

Një situatë shumë e pa kuptimtë dhe e çëllimtë, që po i shtohet si barrë e rëndë kësaj shoqërie, në veqanti kur qeveria dhe shteti i Kosovës, do e trajtojë një çështje të tillë në bazë të procedurave dhe ligjeve, me çrast na paraqiten shumë mosmarrëveshje në mes opozitës dhe pozitës, duke e bërë fajtor kryesor pozitën dhe Albin Kurtin në pushtet, për neglizhencën dhe mos zbatimin e ligjëve, që i obligon të gjithë qytetarët e vet për të paguar obligimet ndaj shtetit.

Opozita e sotme, që ishte më herët në pushtet, po i amniston skandalet e veta dhe praktikat e mëhershme të saj, por edhe rastin e kësaj ngjarje të njëjtë, të cilët vetë e përpiluan dhe miratuan planin e tillë, që popullata serbe e veriut të Mitrovicës, të lirohet nga tatimi i rrymës dhe disa obligimeve të tjera, e cila praktikë mbeti deri edhe në qeverinë Kurti, i cili sot po kritikohet për të gjitha këto skandale dhe praktika, kur dihet se zanafilla e tyre është e më mëhershme, apo ndoshta për ti hyrë në hatër Vuçiqit, apo edhe BE-së, për të dëshmuar se ne jemi një popull tolerant, e më së shumti ndaj popullit serb, ndërsa ata me siguri thojnë, ky është popull i mirë, human, por nuk është çudi, nëse na quajnë edhe budallenj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat