Nën psikozën e frikës të së vërtetës, PDK-ja është në gjendje të kalojë në akte të dhunës

Opinione

Nën psikozën e frikës të së vërtetës, PDK-ja është në gjendje të kalojë në akte të dhunës

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 9 maj 2021 Në ora: 07:41
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Kur dikush i frikësohet të vërtetës, është dëshmia më e fort së akuzat të cilat i atribuohen ndaj tyre, i mban në ankth duke manifestuar sjellje anormale, të rrezikshme me pasoja shumë të rënda që mund t’i sjellin shtetit dhe shoqërisë.

Partitë e PAN-it, pa të keqën e asaj pjese të LDK-së së udhëheqjes së larguar, janë bashkuar sipas asaj se, njerëzit i bashkon frika ose interesi.

Pasi interesi i tyre ishte që edhe pas 20 vite në pushtet, sipas asaj se shkuan Kurtët për të ardhur Murtët, duke i ndërruar pushtetet, por që  nuk e vëren së e katandisën shtetin, duke e vjedhur e pasuruar jashtëligjshëm, duke u akuzuar për eliminimin e oponentëve politikë që nga mbarimi i luftës, bile, edhe gjatë luftës, oficer e luftëtar të devotshëm dhe sy-trima u përballen me armikun në betejat, sikur ajo e Kosharës, nën udhëheqjen e Sali Çekajt, Agim Ramadanit e heronjve e martirëve të tjerë, të cilët populli përjetësisht i respekton dhe i nderon.

 

PDK-ja nga frika e së vërtetës për “ luftërat e tyre të ashpra në vijat e frontit të Rognerit”, nga skandalet gjatë qëndrimit në pushtet, nga akuzat për krime ndaj njerizimit, më theks të veçantë, vrasjeve ndaj shqiptarëve nën urdhërata e udhëheqjes së tyre “ushtarako-politike”, duke dëshiruar që ta kapitalizojnë luftën UÇK-së, sepse, nuk kanë tjetër vizion, po mundohen që më tërë agresivitetin e tyre të shfrenuar si në kohën e pushtetit 20 vjeçar, politikës aktuale t’ua imponojnë kërkesat e papranueshme sepse për ketë populli i largoi.

Sulmet e paargumentuara kundër zonjës Donika Gërvalla, janë jashtë çdo norme njerëzore, humane e demokratike.

Dhe, edhe më e rëndë dhe e paimagjinueshme në mendjen e njeriut normal, është ofendimi i zonjës Saranda Bogujevci më 16 plumba në trup nga ushtria e policia vrastare e Millosheviqit, ta quash “lavire”, është çmenduri. Këtë veti, shqiptari kurrë nuk e ka pasur.

Ndërsa, Donika Gërvalla, në cilësinë e zav. Kryeministres dhe Ministres së Punë e të Jashtme e Diasporës, në foltoren e Parlamentit të Republikës së Kosovës, ua tha troç, mu ashtu sikur babai i saj i ndjerë, heroi i kombit, Jusuf Gërvalla, në mënyrë të drejtpërdrejtë, deputetëve të kësaj partie të ulur në karriget e institucionit më të lartë demokratik, Parlamentit të Republikës së Kosovës, të cilëve iu drejtua më këto fjalë:

Nga ju, dhe nga ju, janë burimet e krimit, korrupsionit dhe nepotizmit.

Ajo, shkëlqeu në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ajo, shkëlqeu në Komitetin e Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtë, ajo prezantoi Kosovën ashtu sikur do ta dëshironte babai saj. Më argumente e guxim.

Ajo, pra zonja Donika Gërvalla, po shkon nëpër fërkemet e babait të saj sypatrembur, si ndaj mikut e posaçërisht armikut.

Ai, edhe Enver Hoxhës, i shkroi letër duke i thënë se duhet të çlirohemi pushtuesi jugosllav “se pritja është agoni e pakufi”.

Banaliteti dhe obstruksionizmi gjoja nën parullën e opozitarizmit dhe shprehjes së fjalës së lirë, i tejkaloi të gjitha rregullat e një opozitarizmi i cili nga frustërimi i zbulimit të së vërtetës, merreni me mend, zonjës Ministre i dërgojnë “ dhuratë”, librin për gjenocidin serb në Kosovë, gjoja së ajo nuk e “qenka në dijeni”.

Dhe, kush? Rinia e PDK-së të cilët sikurse edhe një pjesë e anëtarësisë dhe udhëheqjes së saj, kur heroi i kombit Jusuf Gërvall ka veprua në ilegalitet, ata ishin diku jashtë çdo veprimtarie kombëtare.

Ta krahasosh zonjën Gërvalla me politikën dhe politikat serb si ant- shqiptare, largqoftë, i bie sikur zonja Gërvalla paska qenë e implikuar “në vrasjen e babait të saj”.

Janë lëshuar në veprim të gjitha linjat dhe organizimet e PDK-së që mos të dal e vërteta në shesh.

PDK drejtohet nga të akuzuarit dhe të burgosurit nga qelitë e Hagës, sepse po mundohen që më çdo kusht, ta pamundësojnë të vërtetën. E ajo është e hidhur për ta, por më së shumti për Kosovën të cilët e shndërruan në plaçkë të tyre prandaj, ata, ende nuk po mund të këndellen se nuk janë më në pushtet ,pasi populli i largoi më fuqinë e armës në duar të tyre- votën e lirë.

Por, këta as nuk i besojnë zotit e as popullit, prandaj kanë mbet në mëshirën e djallit, e ai nuk ia don të mirën njerëzve të ndershëm, përpos atyre që janë sikur ai.

Dëshmia më e madhe për “udhëheqjen e suksesshme të luftës”, është dëshmia e sundimit, dhe për pak, falimentimit të Kosovës, për 20 vite në pushtet, duke sjellë nga gjendja e shtetit të pavarur në varësi të Serbisë dhe aleatëve të saj.

Ante Gotovina, Gjeneral Leitnant i cili ka shërbyer para lufte në Luginën franceze-kroate, u kthye në atdhe në Kroaci të luftonte kundër pushtuesit serb, ishte i suksesshme dhe pas luftës u shpallë Hero.

Nën komandën e tij, u larguan mbi 90.000 serb dhe u vranë mbi 300.

Tribunali i Hagës e dënoi më 5 vjet burg, pas kthimit iu drejtua populli atij me kërkesë që të formojë parti politike.

Përgjigjja e tij ishte:  “jo, nuk mundëm sepse, duhet të gënjej, të mashtroj, të premtoj dhe, në emër të luftës të pasurohem dhe të shfrytëzojë beneficionet më të lart se që i ka populli im. Dua të vdesë si hero më ketë kapital që ma dha populli im”. Dhe, ashtu ndodhi.

Ndërsa, këta “ komandant çlirimtar” për të ardhur në pushtet, themeluan klane politike të quajtura “parti” të cilat më së paku kanë punuar në interes të vendit dhe të popullit.

Tribunali i Hagës është në hulumtim të krimeve ndaj njerizimit,  por, Tribunali i Kosovës, ta quaj ashtu në mënyrë figurative, do të vazhdojë më hulumtimet për keqpërdorimet e pushtetit si, korrupsioni, pasurimi i jashtëligjshëm, nepotizmi, privatizimi dhe shitja e aseteve më kapitale për ekonominë e Kosovës, qoftë atëherë kur të kthehen nga Haga ose edhe në mungesë pa prezencën e tyre.

Dy kapituj kryesor të planit të Qeverisë 2021-2025, janë konfiskimi i pasurisë së jashtëligjshme dhe vetingu.

Ajo që më shtyri që në titullin e këtij shkrimi ta shprehi dozën e frikës ndaj PDK-së, se mund të kalojë edhe në akte të dhunës, është kërcënimi i deputeti të kësaj partie ndaj atij të VV-së, “ ta heq kokën”, është alarmuese që i ngjanë një gjuhe të terroristi.

Serbia nga frika e padisë për gjenocid ndaj shqiptarëve, është egërsuar tej mase

Qeveria e Republikës së Kosovës, ndër pikat tjera prioritare e ka edhe ngritjen e padisë ndaj Serbisë.

Sepse këtë përpos disa deklaratave së dikush gjoja e ka marrë iniciativë është sikur ajo: më ka çu baba më e la gojën.

Arsyet banale të Xhavit Halitit se ka pas këshilla që “kjo mos të ndodh”, nuk e blenë askush.

Kush i dha ato këshilla? Miqtë tanë ndërkombëtar apo armiqtë e Kosovës ndaj udhëheqjes labile të shantazhuar.

Nuk keni pasur guxim, derisa keni qenë në pushtet, dhe duke e përkëdhelur Serbinë, duke iu nënshtruar kërkesave të saj poshtëruese, denigruese e nënçmuese, i hapët rrugë që edhe ajo, gjatë bisedimeve duhet të merr diçka. Historia do të iu gjykojë.

E vërteta historike e Serbisë më okupimin e trojeve shqiptare, po qese dikush dikur i hynë kësaj, Serbia është humbëse, sepse jo vetëm okupimi, por edhe gjenocidi  serb e ka historinë e vetë të gjatë që nga gllabërimi i tokave shqiptare.

Prandaj, opozitës, në veçanti klanit të PDK-së, i bëj thirrje që të heq dorë nga këto akuza dhe veprime. pasi po dalin në anën e Serbisë, dhe vetëm sa po e vërtetoni fajin tuaj historik për tradhtinë ndaj atdheut dhe shkatërrimit të tij ekonomik, politik e demokratik.

Zonja Donika Gërvalla qëndro kryelartë në mbrojtje të interesave të Republikës së Kosovës.

E ke përkrahjen e popullit shumicë, si dhe të luftëtareve të vijave të frontit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të frymëzuar edhe nga heroizmi i babait dhe xhaxhait tënd për liri e pavarësi.

Prandaj, absolutisht nuk vjen në shprehje shkarkimi i yt, si veprim kundër besimit dhe votës së popullit, pos avancimet dhe mirënjohje për veprimtarin tënde në shërbim të lobimit, si zë i fuqishëm për çështjen e Kosovës dhe njeherit, zë i fort kundër Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat