Familja Gërvalla, çerdhe e frymëzimit kombëtar sulmohet nga bandat njëjtë si nga ish-Jugosllavia!

Opinione

Familja Gërvalla, çerdhe e frymëzimit kombëtar sulmohet nga bandat njëjtë si nga ish-Jugosllavia!

Luan. A. Dibrani Nga Luan. A. Dibrani Më 9 maj 2021 Në ora: 09:56
Donika Gërvalla

Sulmet e ulëta dhe aspak njerëzore të disa pseudopolitikanëve, ndaj znj. Donikë Gërvallës, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, po vazhdojnë?

Siç duket dikujt nuk po i konvenon zbulimi i krimit, korrupsionit, prostitucionit, haraçit, e të këqijave tjera, që iu shkaktuan popullit për 22 vite, duhet nisur pikërisht nga ata që sot po janë më të zëshmit me kundërshtimet dhe ofendimet e tyre tejet të ulëta!

Donika Gërvalla me babain e saj Jusuf Gërvallën, qe nuk arriti ta përjetojë ledhatimin, përqafimin as thirrjen baba nga se Jusufi u vra nga UDB-ja jugosllave qe u konsideronte njeri i rrezikshëm për Jugosllavinë!

Të vriten tradhtarët apo ish-bashkëpunëtorët e armikut është e logjikshme, sepse ata i kanë krijuar dhembje dhe plagë popullit tonë heroik. Këtu ka të bëjë me banda dhe kriminelë që në emrin UÇK-së bënë krime dhe i vranë komandantë e intelektualë që ishin dhe mbeten figura tona me vlera të historisë sonë.

Ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit para pak ditësh i tha Serbisë, se ju keni vra shqiptarë edhe para 40 vjetësh edhe vazhdimisht me shekuj, pikërisht babain tim Jusuf Gërvallën!

Mos ndriçimi i rasteve të vrasjeve dhe të këqijave tjera për 22 vite me një stagnim shantazhues, jep për të kuptuar dhe e forcon bindjen se vrasësit janë ata që e patën pushtetin që nga paslufta dhe sot po janë më të zëshmit kundër zbulimit te vrasjes së shqiptareve e posaçërisht zonjën Gërvalla e futën në thumb kritik e deri në kërkimin e dorëheqjes se ministres së Jashtme Donika Gërvalla.

Fushata kundër zonjës Gërvalla vjen nga Serbia e përkrahur nga bandat e PDK-së, sepse Ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit para pak ditësh i tha Serbisë se ju keni vra shqiptarë edhe para 40 vjetësh edhe vazhdimisht me shekuj, pikërisht babain tim Jusuf Gërvallën!

Kur iu dha plumbi vëllezërve Gërvalla dhe Donika nuk arriti fare ta thërriste emrin baba, ju të tjerët ishit mashë dhe zorrë këmbësh të Beogradit që sot e shani dhe e degradoni shoqërinë kosovare.

Fatkeqësia jonë është se shqiptarët po e bëjnë, si shumë herë punën e Serbisë dhe argat të tyre dikush me vetëdije e dikush pa vetëdije.

Ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit: "Baba im është vrarë nga regjimi i Beogradit në tokë të huaj, në Gjermani“. Lind pyetja se cili deputet i Kosovës mund të deklarohet më me fakte se zonja Donika?

Asnjëri, sepse këta kur Jusuf Gërvalla ishte në aktivitete për çlirimin e Kosovës këta ishin nëpër karriget e ish komunizmit jugosllav. 

Populli është në krah të vajzës së heroit kombëtar Jusuf Gërvalla, me Donika Gërvallën!

Populli është në krah të vajzës së heroit kombëtar Jusuf Gërvalla, me Donika Gërvallën kundër shpifjeve dhe sulmeve të ulëta të Opozitës kriminale ndaj një gruaje si znj. Gërvalla prandaj, kjo qëndresë duhet të vazhdojë deri në fitoren e betejës nga këta ish njerëz te dyshimtë qoftë verbalisht me veprimet e tyre skandaloze!

Po sulmohet padrejtësisht, se po kërkon drejtësi për popullin e Kosovës dhe viktimat si ranë në Kosovë prej luftës dhe as kush nuk ngrit zënin se çka u bë me vrasjet a ka drejtësi? Tani koha ka ardh që kriminelet të arrestohen për vrasjet e heronjve dhe intelektualeve tanë që i vranë pas lufte.

Kosova në historinë e saj nuk ka pas kurrë udhëheqje më të kompletuar, të shkolluar, të pakorruptuar, pa hipoteka të asnjë lloji, me plot vullnet e kapacitete njerëzore e intelektuale për të bërë punë të mira për Kosovën, prandaj beteja duhet te vazhdoj deri në binarizimin e funksionimit të shtetit.

Donika, qëndro e fuqishme si gjithmonë, kriminelët i ka zënë gjaku dhe i kanë humbur busullat se kah të drejtojnë timonin që të zgjatet kjo kohë e përfitimeve të tyre në kohën paligje e pa shtet!

Ju keni mbështetjen e fuqishme të elektoratit tuaj dhe mos lejo që të merresh shumë me ta se ata kanë qëllim që të largojnë nga objektivat që i keni para vetes në planimetrinë kombëtare ashtu siç kishte i ndjeri babai i juaj Jusuf Gervalla.

Familja Gërvalla ishte bërthama e çështjes sonë kombëtare, nderi, dhimbja dhe krenaria shqiptare! Dalja e tyre në skenë në mërgatën shqiptare pati bërë jehonë të madhe, nga e cila UÇK-ja bazën e ka pikërisht te këta kolos të kombit!

Mos të harrojmë se Jusuf e Bardhosh Gërvalla nga familja Gërvalla ishte bërthama e çështjes sonë kombëtare, nderi, dhimbja dhe krenaria shqiptare. Ata ishin burra të cilët arritën unifikimin e mërgatës shqiptare, përpjekësit e angazhuar me tërë qenien në internacionalizimin e çështjes shqiptare në Evropë dhe botë. Trima të cilët i njohu dhe i bëri të pandashëm çështja madhore kombëtare. Asnjëherë nuk i ndau as lodhja, as veprimtaria e pashembullt, as vapa, as acari, ashtu si nuk mund i ndau as breshëria e plumbave të pushtuesit sllav në planin afatgjatë që nga Serbia të likuidohen shtresa intelektuale ashtu siç ishte Hasan Prishtina, Enver Hadri, Isë Boletini Kadri Zeka bashkëveprimtare i tyre e shumë patriot tjerë.

Ata ishin themelues së Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës nga okupimi ish jugosllav. Ishin strategët më të stërvitur për themelimin e platformës kombëtare.

Vizioni i tyre ishte të i bashkojnë gjithë shqiptarët, pa dallim feje, krahine apo gjinie. Vizioni i tyre në të folur e shkruar gjithnjë ka pasur parasysh edhe opsionin e çlirimit të Kosovës nga okupatori, pa përjashtuar edhe rezistencën e armatosur, kur pushtuesi nuk do të njihte tjetër formë.

Dalja e tyre në skenë në mërgatën shqiptare pati bërë jehonë të madhe nga e cila UÇK-ja bazën e ka pikërisht te këta kolos të kombit!

Ata ishin guximtarë të veprimeve kombëtare, edhe pse UDB-ja, sllave vepronte lirë në perëndim dhe i përcillte kudo këmba këmbës deri sa i likuidoi në Untengrupenbach të Heilbronit në afërsi të Shtutgardit.

Ata ishin edukuar në frymën jo vetëm të duan atdheun në të cilin u lindën dhe edukuan, por edhe të sakrifikojnë ta mbrojnë dhe shpëtojnë atë me çmimin më të lartë (gjakun) sikurse pasardhësja e tyre sot e madhja Donika Gërvalla që po përballët me Serbinë baras me përkrahësit e tyre nga bandat shqipfolëse...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat