Deputetet Ganja, Eliza, Blerta - bijat ideologjike, seksiste e buliste të hoxhë Shefqetit

Opinione

Deputetet Ganja, Eliza, Blerta - bijat ideologjike, seksiste e buliste të hoxhë Shefqetit

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 9 maj 2021 Në ora: 10:27
Hoxhë Shefqet Krasniqi, Eliza Hoxha, Ganimete Musliu dhe Blerta Deliu

Me të drejtë shtrohet pyetja: Si mund të thuhet se Donikë Gërvalla përqafoi narracionin serb e rus, kur paraqitja e saj u vlerësua si më dinjitozja, deri tani dhe kur ajo e kundërshtoi Rusinë, për heqjen e flamurit të Kosovës dhe kjo e fundit u detyrua të mbajë takimin me flamurin e Kosovës? Ndoshta, kjo pyetje duhej bërë deputeteve tona, të lart-cekura, të cilat janë mësuar me një ish-president, i cili kurrë nuk ia tha një të vërtetë popullit të vet, veçse – fjalë e rrenë -.

Donikë Gërvalla dhe Vjosë Osmani, janë “një lindje e vështirë”, por, shumë të sigurta, në rrugëtimin e tyre partiak e politik. Për dy dekada radhazi, pushtetarët batakçinj e horrakë, e sakatosën, e vodhën, e përtokën, e baltosën këtë popull, duke abuzuar dhe tjetërsuar pasuritë e brezave shqiptarë. Janë shtrëngata Vjosë dhe Donikë, që trandën butakët mjeranë, “i zbritën nga kali”, për ta zgjuar popullin, nga përgjumja e gjatë dhe për t`ia kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur. 

Deputetet provinciale dhe primitive, Gania, Eliza, Blerta, dhe ndoca simotra të tyre, në vend që të mburreshin me gjininë e tyre, Vjosën dhe Donikën, përkatësisht, presidente dhe ministre e Jashtme, përkundrazi, në sinkronizim dhe orkestrim, me hoxhë Shefqetin, “gratë janë vetëm për kuzhinë e burrat për oda”, u dorëzuan! “Qaty n`maxhe”, duke e shoqëruar me një fotografi të saj (Aidës), me uniformën e UÇK-së, në frontin e luftës, – ironizon hoxhë Shefqetin, ish-Nënkryetarja e Kuvendit, Aida Derguti.

Sikur të ishin bija biologjike të tij, deputetet në fjalë, u sulën, me një urrejtje patologjike, me improvizime seksiste e buliste, kundër botës femërore, përkatësisht, Presidentës dhe ministrës të Jashtme! “Vjosa është e sëmurë, e pa vlerë”, tha, njëra nga deputetet, pa çka se është profesoreshë Universiteti; më e votuara në Kosovë, me tej 300 mijë vota; presidente meritore e Kosovës! “Gërvalla shënoi një ditë turpi për Kosovën dhe përqafoi narracionin serb e rus”, tha, një deputete tjetër, edhe pse Donika njihet si veprimtarja më e shquar në botë, për çështjen e Kosovës.

Përtej dy dekadave, UÇK-ja vazhdon të jetë strehë e horrakëve. Tashmë, UÇK-ja është përvehtësuar dhe privatizuar, nuk është e popullit, por, e individëve, e grupeve të interesit, e profiterëve. Falsifikueshëm akuzohen Vjosa dhe Donika, nga deputetet e ideologjisë së mykur hoxhiste, veç tjerash, pse nuk “vajtojnë” për Hashimin, me shokë, në Hagë, edhe pse nga 100 akuza, 99 viktima janë shqiptarë të pafajshëm! Dhe, kjo e dhënë, është konfirmim i organeve kompetente të Hagës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat