Pa Kuvend funksional nuk ka pushtet ligjor

Opinione

Pa Kuvend funksional nuk ka pushtet ligjor

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 9 maj 2021 Në ora: 12:34
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës është i mbushur me deputet të pakualifikuar, por të dëgjueshëm për partinë dhe udhëheqjen e saj. Në Kuvend kem deputetë të zgjedhur nga partitë politike mbi planin e dëgjueshmërisë ndaj udhëheqjes dhe partisë që e përfaqëson. Faktet që dolen tash mbi paaftësinë me nënshkrime dhe në lexim apo në formulim të fjalive, provon vartësinë politike dhe zhveshjen personale të deputetit.

Në partitë politike caktohen kandidatët në bazë të dy kriterëve: 1. Kriteri i dëgjueshmërisë ndaj partisë dhe udhëheqësit të saj dhe 2. Kriteri i bazës ekonomike të kandidatit që del në vota. Këto kritere e dobësojnë shumë vet Kuvendin. Me këtë shkojnë kandidatët në Kuvend që nuk kanë përgatitje të kualifikuar. Ne kemi në Kuvend deputetë me kualifikime fillore ose me shkolla të mesme e me fakultete të kryera padije dhe këta kuptohet se gabojnë në drejtëshkrim dhe kanë probleme në lexim. Këtu nuk bëhet fjalë atëhere për analiza politike, ekonomike, juridike, sociale e ndërkombëtare të çështjeve që kalon vendi i ynë. Aso analiza nuk dëgjon njeriu në Kuvendin e Kosovës.

Kështu u shndërrua Kuvendi në vend të konfliktëve dhe të akuzave nga më të ndryshme. Ato po bëhen për larjen e hesapeve mbi bazën e urrejtjes ndaj të kaluarës sonë në luftën e madhe çlirimtare. Mbi këtë kemi fërkime, urrejtje dhe ndarje.

E keqja është mu akuzat ndaj UÇK-së. Çështjen nuk e dëmtojnë urrejtja ndaj individit. E urrejtja ndaj luftës është shumë e dëmshme dhe nuk duhet bërë. Nuk ka rëndësi se gjatë luftës ku ishe dhe çka ke bërë? Nuk ka rëndësi pozita që ke dhe përfaqëson? Shteti është i ynë dhe ai nuk luftohet. I takon kuvendarëve të ndalon çdo veprim antishtetit.

Në Kuvend dalin edhe ministrat. Ata janë të shtetit dhe për shtet duhet të angazhohen. Jo kundërta. E këtë e ndal gjithashtu Kuvendi. Por kur Kuvendi është i papërgatitur, me përqindje që e dëmton funksionalitetin, atëhere Kuvendi dështon në punët e veta. Kuvendi ka deputetë të dëgjueshëm politikisht dhe të varur. Këtej dalin konfliktet dhe kështu dështon shteti ligjor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat