Parlamentar të opozites – gjuha dhe sjelljet e juaja nuk përputhen me gjuhen dhe kulturen kombëtare - turp

Opinione

Parlamentar të opozites – gjuha dhe sjelljet e juaja nuk përputhen me gjuhen dhe kulturen kombëtare - turp

Nga: Luz Tomaj Më: 10 maj 2021 Në ora: 06:24
Luz Tomaj

Ajo çka, ditë më parë, ndodhi dhe u zhvillua në Parlament, edhe nji herë e argumenton se TURPI nuk paska skej!!!

Parlamenti është institucioni më I rëndësishëm I shtetit të Kosoves. Anëtarët e Parlamentit janë ata të cilët populli I ka zgjedhë.

A iu bie ndërmend, ndonji herë, atyre se, kur debatojn në Parlament, flasin në emer të popullit, në cilsi të përfaqsuesve të popullit. Në qoftë se, totalisht, iu mungon kultura e përgjithëshme dhe ajo politike,) athua e keni harruar edhe prejadhjen dhe, e bastardhoni traditen dhe kulturen e shenjtë kombëtare.

Parlamenti është vend I këmbimit të mendimeve me qellim të përmbushjes së interesave të qytetarve, popullit, I cili edhe është bartës I shtetit. Jo more, aty nuk është vend me e fy njëri tjetrin, nuk është vend që kur të mbushtet mendja me e kapë strajcen dhe me dalë përjashta.

Juve që I bërët këto të zeza, në seancen e fundit, ishi në pushtet që nga shpallja e shtetit. Procesin e formimit të shtetit, as sot e kësaj dite, nuk e rrumbullaksuan. Populli dhe shteti vuan mu nga lëshimet e shtresave pushtetare, bartës të së cilave ishi juve PDK, LDK dhe me disa bishta.

Vërehej se më agresivi ishte Kryetari I grupit parlamentar të PDK-s – z. Abelard Tahiri. Ky zotëri, përveq tjerash, ishte edhe Minister I drejtësis.

Po e pyes z. Abelard se a është jurist me profesion apo arsimim. Vërej se është politolog. Më falni, a nuk është qesharake - politologu me e udhëheq drejtësin, a nuk është qesharake mjeku me e udhëheq dhe me qenë minister I infrastruktures (Pal Lekaj), a nuk është qesharake që njeriu me arsimim të mesem të drejtimit të tregtis me e udhëheqë Ministrin e punëve të jashtme ( z. Pacolli) etj. Etj.!!! Në mungesë të profesionalizmit, në mungesë të ndërgjegjës dhe dobësirave tjera subjektive, shteti nuk levizi, nuk përjetoi zhvillim por përkundrazi ndodhen klanizime të ndryshme tëcilat sjellen kriminalizimin, korrupcionin dhe kapjen e shtetit. I mjeri populli.

Mjaft më me marrëzira, ejani në vete. Mosi veni interesat personale apo klanore para interesave të popullit.....

Luz Tomaj,

05/09/2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat