Patriotizmi nuk është diplomaci

Opinione

Patriotizmi nuk është diplomaci

Nga: Reshat Sahitaj Më: 10 maj 2021 Në ora: 19:49
Reshat Sahitaj

I nderuar zoti Stefan Shwarc, më tërë respektin që kam për Jusuf Gërvallën, fëmijët e tij dhe natyrisht për ju, dua t’i përgjigjëm letrës suaj publike në mbrojtje të bashkëshortës suaj njëherit Ministreshës së Punëve të Jashtme të shtetit tim, zonjës Donika Gërvalla.

Duke e lexuar letrën tuaj, kam ardhur në përfundim që ju e derdhni tërë zhgënjimin tuaj ndaj disa indidivdëve të cilët e kritikojnë Donika Gërvallën për fjalën e saj në OKB, dhe disa tjerëve të cilët e kërkojnë shkarkimin e saj nga posti i M.P.J. Në letrën tuaj , ju e thekësoni se jeni krenar më familjën tuaj dhe më shtetin tuaj që për herë të parë pas luftës së Dytë ushtria gjermane i ndihmoi Kosovës si dhe angazhimin tuaj sistematik për çlirimin e Kosovës. Në vazhdim flisni për kontributin e madh që kishte dhënë Jusuf Gërvalla në muzikë, letërsi dhe politik.

Pra, një vajzë e një patrioti të madh shqiptar, një bashkëshorte e një politikani gjerman që bëri çdo gjë që kishte mundësi për çlirimin e Kosovës, që sipas letrës suaj rezulton se shqiptarët e Kosovës po e kritikojnë pa arsyeje . Unë mendoj që nga tërë ky zhgënjim në vetëvete ju do mendoni: “ Ae meriton ky popull lirinë?! “.

Nga tërë kjo , unë personalisht mendoj që të gjithë ata që kërkojnë tërheqjen e Donika Gërvallës janë të zhytyr në korrupsion dhe ndoshta në krimin e organizuar mafiozo-politik njëzetëvjeçarë 2000-20021. Mirëpo të gjithë ata që e kritikojnë Donika Gërvallën për fjalimin e saj në OKB , kanë plostësisht të drejt. Para se të përgjigjem për gabimet e Donikës, do të rrefej shkurtimisht veprimtarinë time.

Sefo Bejta Krasniqi, Teki Dervishi dhe unë (Reshat Sahitaj) jemi shoqëruar qe nga 1976 më Jusuf Gërvallën , por asnjëri prej nesh nuk kemi qenë anëtarë të ndonjë organizate ilegale siç rrejnë disa tjerë. Unë dhe Sefo Bjeta Krasniqi kemi qenë të detyruar të ikim nga Kosova e pak muaj më vonë edhe Jusuf Gërvalla. Letrën e parë që e shkruan Jusuf Gërvalla e adreson të Sefa dhe unë në Bruksel ku ne jemi strehuar si refugjatë politikë. Më 23 maj 1981, në Frankfurt, unë dhe Jusuf Gërvalla e kemi udhëhequr demonstratën deri në sallë ku unë dhe Jusufi kemi dalur në skenë , unë kam recituar poezinë e Ali Podrimjës “Kosova është gjaku ynë që nuk falët “ e Jusufi ka kënduar. Më vonë Syzana më shkruan nga Tirana disa herë letra. Unë dhe askush tjetër në Perëndim , kam shkruar në gazeten prestigjioze “La derniere Heures” për vrasjen e Jusuf Gërvallës më 1983.

Kur e shpërndani fjalimin tuaj në BON në mars 1998, shikojeni më mirë, jam unë ai që kam recituar dhe është ngritur masa siç është ngritur edhe per ju kur perkthente Donika..

Sa i përket veprimtarisë sime diplomatike, ju rrefej se unë (Reshat Sahitaj) më ekipin tim i kam prishur tri herë (3 herë) relacionet diplomatike Belgjikë-Jugosllavi. a) 22 mars 1982 , b) 26 mars 1990, c) tetor 1994.

Në vitin 1989 , Enver Hadri dhe unë e gani Azemi e Behare Rexhepi kemi bërë që Parlamenti Evropian të aprovojë rezolutën e parë në favor të Kosovës , në të cilën shkruan që sipas informacioneve tona është bërë rezoluta. Po në këtë vit P.Evropian në maj e ka dërguar në delegacion nga 25 anëtarë ku Z. Doris Pack ishte kryetare e këtij delegacioni që janë furnizuar nga ekipi ynë. Pas vrasjës së Enver Hadrit , unë më ekipin tim kemi ndihmuar në aprovimin e mbi 27 rezolutave të Parlamentit Evropian në favor të Kosovës pa e cekur ketu edhe çmimin Sakharov të Adem Demaçit 1991, dhe të Ibrahim Rugovës 1998. Mbi 20 vite kam pasur kontakte më personalitete poiltike evropiane e veçmas më gjermanë si : Otto Van Habsburg, Zojën Lenz, zonjën Pack e shumë të tjerë.

Tani po ju përgjigjem në bazë të përvojës sime personale njëeztë vjeçare më zyrtarët e lartë në P.Evropian, NATO , qeverinë Belge, Budenstagun në Bon, IPC etj.

Unë mendoj se fjalimi i Donika Gërvallës në OKB, nuk ka qenë fjalim diplomatik , por fjalim artificial që të tregohet më shumë si humaniste dhe internacionaliste. Donika Gëervalla nuk ka pasur aspak nevojë të fliste për bombardimet e 6maj 1941 mbi Beogradin, spese kjo i takon historisë dhe nuk na ka mbetur ne shqiptarëve të Kosovës t’i reparojmë gabimet e luftës së Dytë.

Donika duke folur për vrasjën e Jusufit nuk e permend aspak se ajo ishte vrasje e trefishtë, por ndalët vetëm të babai i saj thuase Kadriu dhe Bardhoshi nuk janë vrarë nga Serbia.

Duke u bazuar në përvojën time që kam më Albin Kurtin dhe VV, jam i mendimit që fjalimin e saj ia ka shkruar dikush nga VV, sepse në VV askush nuk lejohet të flasi publikisht pa kaluar në cenzurën e partisë. Nëse Donika e ka shkruar vetë, mendoj që ajo më parë duhet të konsultohet e pastaj të shprehet.

Patriotizmi dhe diplomacia janë ngushtë të lidhura, mirëpo nuk do më thënë se çdo patriot është edhe diplomat i shkëlqyeshëm. Patriotizmit i duhët mbështejta e masës, ndërsa diplomacisë i duhet mbështetja e këshilltarëve, e të dyja bashkë e shpëtojnë dhe e mbrojnë atdheun . Fatkeqësisht në Kosvë, secili mendon që është patrioti më i madh ose diplomati më i mirë.

Fatkeqësisht në televizonet tona zhvollohen debate më analistë pa përvojë e pa kontakte më personalitete të njohura botërore, dhe natyrisht nga këto debate opinioni ynë mbetët konfuz.

I nderuar zoti Stefan Schwarc, shpresoj ta keni kuptuar, se mendimi im ishte konstruktiv dhe në sherbim të një diplomacia më të fuqishme kosovare.

Reshat Sahitaj , Prishtinë 10. 05 2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat