A po ringjallet nostalgjia për ish-sistemin komunist në Shqipëri?

Opinione

A po ringjallet nostalgjia për ish-sistemin komunist në Shqipëri?

Nga: Ismail Muqiqi Më: 10 maj 2021 Në ora: 19:54
Ismail Muqiqi

Koha po tregon se mbeturinat e komunizmit ne Shqipëri edhe pas ndryshimit te sistemit ende veprojnë duke mbrojtur ideologjinë komuniste të sistemit totalitarë të Enver Hoxhës. Zgjedhjet e fundit nacionale qiten në shesh mendësinë dhe vetëdijen e ulët të një pjese të elektoratit të cilët janë pjesë e Partisë Socialiste parti kjo e cila është e mbështjellur me petkun {termin socialist} ndërsa në brendësinë e saj mbizotëron bërthama e ideologjisë komuniste.

Mjerisht forcat demokratike në Shqipëri nuk arritën të rreshtohen për një mobilizim të vërtetë i cili do ta ndryshonte vetëdijen, kahjen dhe veprimin e popullatës në përqafimin e proceseve demokratike të vlerave Europerëndimore. Partia Demokratike në Shqipëri dhe aleatët e saj asnjëherë nuk arritën që përmes punës idesë dhe reformave demokratike të ndikojnë sa duhet në demaskimin e ideologjisë komuniste e cila Shtetin Shqiptarë e izolojë 5 dekada duke aplikuar sistem diktatorial me pasoja të pariparueshme për shoqërinë Shqiptare.

Për shkak të egove dhe luftës për pushtet institucionet e arsimit, kulturës e deri tek Akademia e Shkencave dhe Arteve nuk u angazhuan sa duhet që përmes studimeve shkencore dhe argumenteve tjera politike të historisë së këtij vendi të lirohen nga ideologjia, dhe tek shkëputja cezariane nga e kaluara e sistemit komunistë. Zgjedhjet e fundit treguan se ende në qendrat dhe rajonet e ndryshme të Shqipërisë ekzistojnë temelet e ideologjisë komuniste të Enver Hoxhës. Rezultatet e zgjedhjeve të fundit pasqyrojnë mendësinë e një pjese të elektoratit të cilët janë të mishëruar dhe të lidhur me interesat e Partisë Socialiste parti kjo e cila përditë e më shumë po e shpreh botëkuptimin dhe nostalgjinë për Partinë Komuniste të Enver Hoxhës. Reagimet e një pjese të qytetareve rreth zgjedhjeve të fundit nacionale dhe dyshimi për manipulimin dhe vjedhjen e votave tregon të vërtetën se në Shqipëri ekzistojnë dy rryma ideologjike dhe këto Partia Socialiste  [ish partia e punës] dhe rryma e një pjese të qytetareve me ide progresive të cilat me padurim dhe me sakrifica të mëdha i kanë pranuar dhe përqafuar sistemin demokratikë. Duhet theksuar se proceset demokratike ne këtë vend, për shkak të ish ideologjisë komuniste dhe sundimit totalitarë në mënyrë permanente u sfiduan nga rrymat e ndryshme të cilat ishin të mishëruara me të kaluarën e zymtë të këtij vendi. Edhe kësaj radhe u vërtetua se partitë e djathta demokratike të cilat synojnë tu bashkohen vlerave euro perëndimore nuk arritën ti ftojnë zgjedhjet për ta marur pushtetin nga Edi Rama i cili po e luan rolin e një despoti duke qeverisur në 3 mandate. Ky dështim i rrymave demokratike në Shqipëri kanë ndikuar që partia socialiste të shndërrohet në forcë politike e cila po e qeverisë Shqipërinë qe një decenie.

Këto rrethana kanë ndikuar që një pjesë e qytetareve të pa ngritur dhe të pa vedishëm sa duhet të luhaten rreth përcaktimit politikë duke e ringjallur nostalgjinë për ish sistemin e kaluar komunistë. Këtë rol me mençuri po e luan Edi Rama dhe partia e tij përmes politikës joshëse duke e përdorur sentinentin e një pjese të qytetareve të varfër të cilët janë drejtëpërdrejtë të varur nga ndihma e shtetit. Kjo ishte kauza strategjike e politikës elektorale të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Kjo mënyrë e udhëheqjes së Shtetit do të vazhdojë deri atëherë kur klasa politike, intelektuale dhe akademike te vedisohet, dhe të bashkohet për të ardhmen e vendit duke i lënë anash interesat personale dhe grupore dhe përçarjet e vazhdueshme të cilat i kapitalizoj në mënyrë perfite Partia Socialiste.

Tendencat dhe reagimet e grupeve të caktuara politike rreth mospranimit të rezultateve zgjedhore, tani janë të kota. Kjo mënyrë e reagimit do ti thellojë edhe më shumë raportet dhe përçarjet ndërmjet forcave politike dhe shoqërisë në përgjithësi. Prandaj në fund po theksojmë se edhe pas 30 vitesh të ramjes së sistemit komunistë në Shqipëri nostalgjia herë pas here po manifestohet për te kaluarën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat