FARK-u, pastaj UҪK-ja tani me liderët «mysafirë» të Hagës u formuan për t’u mbrojtur nga agresioni sërbomadh

Opinione

FARK-u, pastaj UҪK-ja tani me liderët «mysafirë» të Hagës u formuan për t’u mbrojtur nga agresioni sërbomadh

Ali Kelmendi Nga Ali Kelmendi Më 10 maj 2021 Në ora: 20:17
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Pse njerëzit – respektivisht ne shqiptarët mbi 94% të popullatës së Kosovë, nuk jetojmë në mënyrë paqësore – vëllazërore njëri pranë tjetrit!? Pyetja është shumë e thjeshtë: «Pasi që njëra pjesë mendon vetëm në pasurinë materiale dhe se ajo do t`i bën të lumtur»???!!!« Prona materiale është për ta diçka madhështore dhe fitimprurëse e sidomos ajo e trashëguar ose e fituar pa pikë djerse. Andaj, kjo është plotësisht e kuptueshme, pasi qe trashëgimia e pasurisë qoftë ajo nga prindërit është një ëndërr e dëshiruar jo vetëm e të gjithë të të pasurëve por edhe e të varfërve. Mirëpo, të varfërit që nuk kanë trashëguar kapital monetar - para, për ta me e rëndësishme janë shtetet tona, të trashëguara prej baballarëve dhe stërgjyshërve - edhepse të copëtuara, të cunguara dhe të pushtuara nga pushtuesit prej dyndjeve të ardhacakëve sllavë dhe pushtuesve të ndryshëm shekullor. Pra. Sot kemi Shqipërinë dhe Kosovën të rrethuara me shqiptarët tanë të një etnie e jo në kufinjtë e vërtetë etnikë rreth e përçark që duhej të ishin.

Nga Qeveria e KSA-së të Kosovës sonë, trashëguam së pari Kosovën në kufinjtë administrativ, të cilët në vitin 1974 u shëndërruan në kufinjë shtetërorë.

Në preambullën e Malit të Zi të vitit 1956 (marrë nga Enciklopedia jugosllave) shkruan decidivisht, citoi: Kufiri i Republikës popullore të Malit të Zi në drejtim të Republikës popullore të Sërbisë (kuptohet me Kosovën si Autonomi përbrenda Sërbisë) përshkon: Majen e Bogiqe, Majen e Ҫakorrit, Majen e Hajles dhe Majen e Zhlebit.Pra. Ky është kufiri i vërtetë i cili i takon Kosovës, që Hashimi ua shiti malazezve pa pyetur askënd dhe bleu votën dhe shantazhoi edhe me ngritjen e gishtit të 80 deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Njëherë përnjëherë ikën 8270 hektarë të Rugovës Kreshnike. Haj medet se kush na përfaqësoj njëzet vitet e shkuara!!!

Athua vallë, nuk e kuptuan liderët tanë domethënien e këtij citati, pasi ua dërgova të të gjithëve librin tim mbi të «Vërtetën për kufirin e vjetër Ҫakorr – Hajle- Kullë e Zhlebit» apo i kaploi lakmia për përfitime materiale edhe deputetet, poashtu për përfitime nga privilegjet e natyrave të ndryshme dhe postet në pushtetin 20 vjeqar të Hashim Thaçit. Këta deputetë kaluan secili nga 3 deri në 5 nëpër legjistratura të Kuvendit.

Madje trasheguam bukur do fabrika me renome, prona shoqërore të cilat pas luftës u avulluan nga qeverisja e lidershipit të krahut të luftës qe i tjetërsoj ato pasuri të patundshme të shtetit duke i shitur ato për pak para si; fabrikat ku makinat u shitën për skrap, dhe tokat shoqërore, qoftë me spin-of special për 99 vite, të cilat blerësit e privilegjuar po i shesin pronat për ndërtime të ndryshme, pasi që nuk kishte mbrojtje ligjore nga ish - shteti dhe blerësit - pronarët nuk mendojnë largë se do të jetojnë edhe 99 vite. Siç thotë një proverb i yni popullor «ku rafsha mos u vrafsha» apo mënyra tjera siç i menduan ata vetë pasi që kishin pushtetin dhe «namin» e luftës, për pak euro shitën edhe tokën me 2-3 Euro për ari. Ato i blenë po vet këta matrapazët, kriminelët, hajnat dhe të privilegjuarit nga ta. Të varfërit dhe shtresat e gjëra as qe kishin qasje dhe shanse t`i plaçkisnin apo blenin ato edhepse nese nga ta dikush kishte ngapak para.

Madje, plaçkitën shumë prona, shtëpia, banesa, magazina, pompa e të tjera në emër të luftetarëve të lirisë të UҪK-së. P.sh. një pronar pompash ka në pronësi me dhjetëra pompa benzinë qe prapa tyre qendrojnë të maskuar pronarët dhe matrapazët tjerë. Ata qe plaqkitën kanë qenë më së paku çlirimtar e luftëtar.

Pas mbarimit të luftës të udhëhequr nga miqtë tanë amerikanë dhe NATO-ja, shqiptarët e dëbuar në Shqipëri fillojnë mënjeherë të kthehën së bashku me mijera «luftetarë» që veshën uniformat qe në Shqipëri për tù kthyer si çlirimtarë, ku edhe vetë gjeneral Ҫeku habitej me atë numër aq shumë të madh të tyre. Me tu kthyer ata të «Rognerit» dhe të privilegjuarit e tyre filluan plaçkitjet dhe uzurpimin e çdo gjëje të vlefshme për ta.

Pjesa dërmuese nuk mësyen për ta ndjekur armikun, por për të plaçkitur pasuritë tona të patundshme.

Këtë e kishte konfirmuar edhe popi Artemije i Graçanicës, ku u kishte thënë serbëve që të mos ikin, por të presin se si do të veprojnë shqiptarët: se a do të na përndjekin dhe debojnë apo do të ndalën të plaçkisin. Kur u pa se shqiptarët po plaçkisin, sërbet u ndalën dhe nuk u shpërngulen për Serbi. Veriu i Mitrovicës pothuajse asokohe ishte shprazur krejtësisht, ndërsa Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli u ndalën të Ura e Ibrit më mikun e Hashimit ushtarakun e graduar franqez- dhëndërr të Beogradit i cili e kishte rekrutuar Hashimin si agjent franqez qysh në Rambuje. Hashimi dhe Kadriu, po e përseris e vendosën kufirin gjoja të përkoheshëm në Urë të Ibrit duke e «pëshurrur si dhelpra» me instinktin shtazor dhe duke u thënë shqiptarëve se andej Urës së Ibrit nuk do të dalin për momentin dhe se me vonë do të dalin me marrëveshje. Ashtu edhe u veprua dhe «kufiri» që e ndau Veriun ngeli deri me sot atu ku e la Hashim «trimi».

Me pastaj në dialog me sërbet në Bruksel në kohën e kryesuesëve anglezë për dialogun z. Cooper dhe zonjen Ashton, Hashimi u muar vesh dhe nënshkroi me Vuçiqin për «t`ia dhenë Serbisë Veriun, vetëm në këmbim me njohjën e Kosovës si shtet», pa këmbim te territorëve siç propagandonte dhe gënjente ai në mënyrën e vetë.!!

Prap po kthehem të arritja e parasë e cila është e nduarnduershme: njëra arrihet me shkollim dhe edukim, dhe kategoria më e ulët me punë krahu e tjera, varësisht nga rendi ekzistues shoqëror i shtetit dhe situata e gjendjes së tij ekonomike.

Pra, nëse vetëm pasuria të bën të lumtur, ajo hëpërhë s`mund edhe aq lehtë pa djersë te mund të arrihet?!

Atëherë çka i bën njerëzit të pakënaqur, është, se në shoqërinë tonë si gjithëkund njerëzit e ish pushtetit të PRONTO-isteve të privilegjuar dhe atyre të pa privilegjuarve të shtresave tjera, çka në raste ekstreme tani pala e të privilegjuarve mund ta shtyejë shoqërinë në trazira dhe së fundi në prishje të rendit shoqëror dhe në luftëra vëllavrasese.

Diçka e ngjashme tani po ndodh edhe në Kuvendin e Republikës sonë, ku ish të privelegjuarit në mbrojtje të marrës dhe turpit të tyre të 20 viteve të mëparshme janë rrebeluar si hienat që vetëm turrën me qellim të futjes së frikës ndaj pozitës, që këta të fundit të mos ua nxjerrin për lendinë «arpallaqet» e pista të tyre për kohën e shkuar, dhe duke fyer dhe sharë pozitën në parlament dhe jashtë tij, me qellim të komprometimit para botës për gjoja mospunën dhe mosaftësinë e tyre.

Të shkretët nuk janë mësuar më parë dhe nuk e dëshirojnë një qeveri stabile si Qeveria e Albin Kurtit, me lidërship së pari të pakorruptuar, të ndershëm, intelegjent dhe mbi të gjitha patriotë të vërtetë. Si Kryetarja, Zonja Vjosa Osmani, Kryeministri z. Albini Kurti, Zonja ministre e Jashtme Donika Gervalla, z. Konjufca, Kryeparlamentar e të tjerët qe po e mahnitin skenen politike Europiane dhe botërore me aftësitë, shkathtësitë, seriozitetin në bisedime dhe duke njohur secili së paku nga një gjuhë të huaj dhe kërkesat legjitime për të drejtën e shtetit të Pavarur të Kosovës, të shpallur me 17. Shkurt 2008, çka nuk ka ndodhur që njëzet vite më parë.

Këtyre liderëve u prift e mbara dhe Zoti i bekoftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat