Udhëheqjes së Republikës së Kosovës (Dardanisë)

Opinione

Udhëheqjes së Republikës së Kosovës (Dardanisë)

Nga: Hafiz Shala Më: 10 maj 2021 Në ora: 23:01
Hafiz Shala

-Presidentës, zonja Vjosa Osmani

-Kryeministrit, zoteri Albin Kurti

- Kryeparlamentarit, zotëri Glauk Konjufca

-Ministrit të Mbrojtjës, zotëri Armend Mehaj

-Ministrit të Punëve të Brendshme, zotëri Xhelal Sveqla

- Drejtorit të AKI-së, zotëri Petrit Ajeti

Të ndëruar udhëheqës të Republikës së Kosovës (Datdanisë).

Kosova, është shpallur shtet sovran, demokratik dhe i pavarur e njohur përmbi 100 shtete të kombëve të bashkuar dhe për t’i hjekë të gjitha dilemat, posaqërishtë ato të cilat fqinju i ynë verior tentojë ta kontestojë edhe më një numër të aleatëve të tyre, Gjykata Nderkombëtare e Drejtësisë, definitivisht ua hjeku këtë “ dilem” fqiut dhe aleatëve të saj.

Prandaj, në këtë drejtim, tani, nuk ka kurrfar dilemash, por ajo që po i brengosë qytetarët e Republikës është se ende ajo, nuk po mund ta shtrij sovranitetin në tërë territorin e saj të njohur ndërkombëtarisht më kufijë e saj ekzistues.

Malorëve të cilët ia kishin mësyer atyre bjeshkëve të bukura rreth liqenit të Ujmanit për t’i shijue ato bukuri magjepëse, dhunti e natyres që ia dha Republikës së Kosovës (Dardanisë), shtetasi i këtij shteti, krye në vete, hedhë rafale nga automatiku drejtuar grupit te 50 malorëvë duke ua rrezikuar jetën, nga dikush i papëgjegjshëm më apetite armiqësore dhe injoruese të shtetit në të cilin jeton edhe ai vet.

Përderisa nuk kanë pëfunduar hetimet, nuk mund të themë me siguri, por, sipas sjelljeve dhe veprimeve të qytetarëve të pakicës serbe në veri, mund të thuhet së i takon atij komuniteti.

Duke u nisur nga pasoja e cila mund të ishte më fatalitet për këtë numër të malorëve, nesër edhe për të tjerët, duke e patur parasyshë së në pjesën veriore, sypozohet se ka të instaluara grupe paralele joinstitucionale, shëbime sekrete, forca qoftë edhe të armatosura të formacionëve të huaja, qofshin ato edhe vullnetare e mercenare më pagesë, urgjentishte duhet të mbildhët Këshilli për Siguri Kombëtare dhe të ndërmerr masa sigurie për të gjithë qytetarët, në tërë teritorin e vendit.

E kam bindjën, duke i analizuar rrethanat dhë veprimet destruktive të asaj pjese në veri, të cilët punojnë sipas diktatit të politikës së Beogradit, ata, lërë që shtetit i referohën me emër jokushtetues, ata,nuk e njohin dhe nuk i respektojnë ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Shpesh këtë e bëjnë pjesërishtë, shpesh edhe e kundërshtojnë publikishtë, anipse, paguhën nga buxheti i taksapaguesve këtij shteti që sillen ndaj tij sipas disponimit.

Nuk kam njohuri së në këto rrethana, a duhet ndonjë konsultim më KFOR-in, i cili është garantues i kufijve të shtetit por, nëse organet kompetente të cilave iu referove ndërmarrin masat e sigurisë, hulumtimit të koncentrimit të armatimit nëpër bunkere të maskuara, i formacioneve të ndryshme ushtarako- policore, me qëllim që, një ditë kur Beogradi e shef të nevojshëm në bashkëpunim fatëkeqështë edhe me një pjese të politikës së Kosovës, të inskenojë incidente sporadike më arsyetim të “rrezikimit të serbëve të veriut nga shqiptarët”.

Cilët shqiptarë? Nga veriu, të cilët janë pakicë të përzërë qysh në vitin 1999 dhe ende nuk janë kthyer, ndërsa pakica shqiptare në veri, fatëkeqësishtë, është e rrezikuar qoftë edhe në baza ditore nga serbët e veriut, duk ua nxirë jetën e përditëshme.

Të ndëeuar udheheqës të zgjedhurit e popullit.

E keni përgjegjësinë institucionale që ta shtrini sovranitetin në tërë teritorin e Republikës dhe të krijoni siguri për të gjithë qytetarët e vendit.

Nëse nuk reagoni dhë lëshoni pe para këtyre provokimeve, po ua lëshoni rrugën dhe po dorëzoheni para grupëve të ndryshme të cilët, njëherit edhe po ua testojnë, vendosmerinë, fuqinë e pushtetit, respektimin e Kushtetutës, ruajtjën e pasurisë shtetërore dhe aftësinë tuaj si udhëheqës para sfidave të këtilla.

Si do të reagonte Serbia, përshembull, po të ndodhte një provokim i këtillë ndaj pakicës serbe nga ana e shqiptarëve? Urgjentishtë do të thirrej Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

E ftojë Drejtorin e AKI—së, si përgjegjës kryesor për grumbullimin e informata të sakta dhe të pëpunuara, nese i ka, e që, urgjentishtë, duhet t’i sigurojë dhe t’ua prezentojë dhe në bashkëpunim me Presidentën dhë Kryeministrin, ta kenë planin e detajuar për të ndëmarrë masa sigurie sepse, është në pyetje, siguria kombëtare, siguria e vendit.

Roli i AKI-së, në këto rrethana, është mëse i rëndësishëm apo i pazavëndësueshëm.

Nëse nuk e manifestoni fuqinë e sovranitetit në këto momente, nuk jam shumë i sigurtë së më sukses do t’i përballoni sfidat më te cilat do të ballafaqoheni në të ardhmen.

Populli e ka një thënie: piskat në kupë të qiellit kur armiku vetëm të prekë më gishtë të vogël, para së më ta prerë kokën, sepse, athere është tepër vonë.

Pyetje për të gjithë juve:

Nëse i keni fotografimet nga ajri rreth varrezave masive, pse mos t’i keni edhe fotografimet rreth bunkerëve të mundshme të armatimeve të llojllojshme, apo vende tjera të fortifikuara dhë të maskuara, mu ashtu siq ka ndodhur gjat bombardimit të Serbisë nga ana e forcave të NATO-s.

Më kujtohet një bisedë në një darkë më Gjeneralin Wesley Clark pas përfundimit të bombardimit dhë çlirimit të Kosovës, i cili rrefente raste interesante, por, në pyetjen së, a keni hedhë bomba në maketa dhë fortifikate të maskuara e të improvizuara? Më pyeti së nga i dini këto, duke qeshur. Iu referova së sadopak kam njohuri në këtë lami.

Të respektuar dhë te ndëruar udhëheqës.

Jam i vetëdijeshëm së, veprimet në këto rrethana duhet të jenë të kujdesshme në prag të bisedimeve më Serbinë por, në të njejtin kohë, mos harroni së Serbia, dhelpëra e vjetër, po ua teston vendosmërinë që njiherit edhe i shërbenë për rritjën e pazarit që fatëkeqësishtë e mësuar nga ish udhëheqësit të cilët, ia shtrinë qafen, gati, deri në ndryshim të kugijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat