Investimi për shkollim – Parandalim i kriminalitetit

Opinione

Investimi për shkollim – Parandalim i kriminalitetit

Nga: Prof.Dr. Kadri Bicaj Më: 11 maj 2021 Në ora: 10:39
Prof.Dr. Kadri Bicaj

Raporti ndërmjet arsimimit dhe të kriminalitetit – çështje relative nga shkalla e ulët e shkollimit që konsiderohet faktor ndikues në shfaqjen e kriminalitetit. Investimi dhe Organizimi i Arsimimit në forma të ndryshme e në veçanti të shkollimit të lartë në shtetet evroperëndimore për një studentë kushtojnë shumë para, ndërsa në Kosovë edhe më shumë, por që ia vlen.

1. Mos vijimi apo humbja dhe shtyrja për një vit e studimeve për një studentë – është e pa kompensuar, kohë e humbur që nuk ka pagesë që mund ta paguaj në arritjën e suksesit të individit në mësime e mbetja mbrapa me sjellje, më shumë humbje se sa fitim. Shkalla e arsimit dhe përgatitjes shkollore ka rëndësi themelore e dorës së parë në luftë kundër kriminalitetit, pasi që arsimimi sensibilizon njeriun për të dalluar se çka është e mirë dhe çka është e keqe. Me ngritjen e arsimimit, kriminaliteti në forma të ndryshme zvogëlohet. Janë të rrallë personat me arsimim të lartë që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe trupit, kundër lirive dhe të drejtave të njeriut, kundër nderit dhe autoritetit, integritetit seksual, kundër martesës dhe familjes, shëndetit publik, kundër ekonomisë, sigurisë së përgjithshme të njerëzve dhe pasurisë, mjedisit, kafshëve, bimëve dhe objekteve kulturore e fetare, sigurisë së trafikut publik e tjera, i cili konstatim është vërtetuar dhe hulumtuar nga kërkimet empirike që janë kryer nga teoricienët e ndryshëm të shkencave juridike dhe të punëtorëve gjyqësor – gjykatësve. Kësisoj theksohet se, edhe në Kosovë, numrin më të madh të veprave penale e kryejnë personat me arsimim të ulët dhe në anën tjetër janë të rrallë personat me arsimim të lartë që kryejnë vepra penale dhe në përgjithësi të prirë për kriminalitet. Tashti në mileniumin e ri, në kryerjen e kriminalitetit të organizuar me forma të ndryshme tipike të kriminalitetit, flet edhe fakti se në kushtet bashkëkohore që po e karakterizon rritja e arsimimit të përgjithshëm dhe të atij privat e shkallës kulturore, nuk e zvogëlon përqindjen e kriminalitetit të disa persona të korruptuar nga arritja e lartë e kulturës materiale dhe të prirë në spekulime, mallverzime dhe makinacionet e ndryshme afariste jashtëligjore që konsiderohen organizator të kriminalitetit kolektiv – kriminel të jakës së bardh e që gjenden kryesisht në radhët e qarqeve të arsimuar më parë në sistemin komunist nga të cilët po ngulfatën reformat e reja demokratike bashkëkohore në Kosovë.

2. Në botën bashkëkohore, në kryerjen e kriminalitetit të organizuar në fusha të ndryshme, po rritet pjesëmarrja e bossave të rrezikshëm të cilët kanë njohuri dhe përgatitje të gjithanshme ekonomike, në rrjetin e telekomunikacionit të personave që njohin mirë teorinë e komunikacionit rrugor dhe të transportit, të shërbimeve doganore dhe në veçanti përcjellin njohurit e ndryshme politike dhe sistemet e komplikuara teknike teknologjike. Kriminaliteti i organizuar në forma të ndryshme, me rritjen e arsimimit të mirëfilltë dhe të shkallës së civilizimit demokratik e të qytetërimit, kriminalitetin në forma të ndryshme e zvogëlon. Shkrimtari i mirënjohur fracez – Viktor HYGO, për shkollim ka thënë;” Hapja e një institucioni shkollor shpie kah mbyllja e një burgu.

Pavarësisht, çka do që të thuhet për shkollim dhe kriminalitetin, është një e vërtet e pamohueshme, se të dhënat e ndryshme të statistikave gjyqësore e prokurorive të shumë vendeve tregojnë se pjesëmarrja e personave të pashkolluar ose me shkallë të ulët të arsimit sa i përket kriminalitetit është e madhe në kryerjen e sjelljeve kriminale në shumë vende të botës.

3 Nga thëniet e cekura më lartë del se shoqëria kosovare po investon aq sa ka mundësi, njiherit çmos duhet të bëjë që sa ma shumë një armatë të tërë e të rinjve që i ka, të ju mundësoi në forma të ndryshme mësimin, shkollimin e arsimimin e lartë të cilët mësimi i mëson dhe krijon personalitete si të sillen në familje e në shoqëri me ato aftësi mendore për të dalluar të mirën dhe të keqën, kur dihet që arsimimi i mirëfilltë ata i krijon në personalitet të sinqertë, të çiltër, me aftësi të përgjithshme mentale, zgjuarsi, mendje-mprehtësi, fuqi mendore me qëndrime realiste ndaj jetës pa simptome neurotike, çiltëri, me sjellje të mira ndaj të tjerëve, të gëzuar me optimizëm e dëshira për shoqërim, me karakter pozitiv të qëndrimi i kujdesshëm dhe me prirje ndaj të tjerëve të cilët i karakterizon interesimi i dukshëm ndaj gjinisë së kundërt, pjekuria, edukatën, urtësinë, të kuptuarit e të tjerëve, mendjehollë të logjikshëm dhe të sjellshëm, në të kundërtën personat jo bash të shkolluar karakterizohen me vrazhdësi, qëndrimin e ftohtë ndaj të tjerëve, cektësia, papjekuria, gatishmëria për t’u nënshtruar të tjerëve, pasiguri në vetvete, të prirë kah depresioni dhe pesimizmi, largim nga shoqëria, qëndrim të pakujdesshëm ndaj rrethit shoqëror, brutalitet, mosbesim dhe xhelozi dhe të gatshëm që të kyçen në forma të ndryshme të kriminalitetit të organizuar.

4. Përkundër asaj, me disa veprime në raportet me MASHT-in, Rektoratin dhe të institucioneve të arsimit të lartë publik dhe ati privat-ta themi kushtimisht privatë pasi që në to mbahen mësimet publikisht dhe janë në disa forma shumë më të organizuara siç është tani AAB-ea, se sa fakultetet publike, me ngritje pune të madhe në ngritjen e arsimit në Republikën e Kosovës. Lidhur me licencimin e institucioneve të larta private dhe e fakulteteve publike pran Universitetit të Prishtinës, Mitrovicës, Pejes, Gjakovës, Prizrenit dhe të Gjilanit (edhe ato fakultete sa ma parë duhet licencuar), në krahasim me shtetet e ndryshme euro-perëndimore në atë drejtim Kosova ka mbet shumë mbrapa, si duket nga personali i ish administratës së UNMIK-ut, që eksperimentuan me shkollimin në Kosovë të cilën ndofshta nuk e njohën punën e besuar nga KB-ës, apo ishin persona tekanjozë që ndoshta dëshiruan që të shkojë puna sa ma shumë ara mara dhe duke e konsideruar veten të pa zëvendësueshëm, apo ndoshta nuk e ditën së arsimi është çështje e shenjtë e mbarë njerëzimit. Larg asaj dhe pa ndikim për të ndryshuar diçka në egon e studenteve të cilët janë regjistruar në disa kolegje private me kushte dhe infrastrukturë shumë më të mirë se sa ato publike, kanë vijuar ligjëratat dhe kanë dhënë provime, pa menduar fare se çka do të rrjedh prej tyre apo çka do pjellë e nesërmja, që në literaturën kriminologjike të disa studentë mund të lindin epshe momentale dhe ide të këqija që në momentin e duhur po e lenë shkollimin (studimet) si të tillë po mbesin të pa armatosur me dije, ndërsa të gatshëm dhe të nxitur në veprime antiligjore, njiherit brenda një viti pauze të mos vijimit të shkollimit, larg asaj mund të dominojë çrregullimi i të menduarit si për kah forma ashtu edhe për kah përmbajtja me një tjetërsim nga bota reale.

5. Në Republikën e Kosovës ka filluar investimi i duhur, reformat arsimore me një infrastrukturë të mirë por jo aq të zhvilluar të objekteve shkollore dhe të fakulteteve shtetërore, si edhe të institucionet e arsimit të lartë jo publik (ta themi kushtimisht institucione private), sepse një emërtim i tillë nuk i përgjigjet realitetit pasi që Plan-programet mësimore nuk i kanë të veçuara ndaj atyre publike, dhe ato universitete janë pjesë përbërëse e zhvillimit ekonomisë shoqërore, kulturës, sportit të Kosovës), kanë një rehati me gjendje të rehatshme dhe zhvillim bukur të mirë për kah infrastruktura hapësinore më e zhvilluar si p.sh.,-AAB, e UBT-ea që gjithsesi ka zgjidhje për studime për shumë programe të licencuara me kushtet që i kanë plotësuar.

6. Prandaj pa dallime dhe ndryshime të mëdha (por jo me modele përsëritëse e burokratike) më planë programe mësimor të kapshme për studime, për një ikje të keqes, institucionet e larta arsimore duhet sa ma parë të pajisen me kërkesat e tyre pune, mos të ketë dallime me emërtime publike dhe private, në veçanti të ndihmohen më mendjen dhe personelin arsimor të Universitetit të Prishtinës, sepse ata janë kapitali arsimor i këtij populli, të paguhen aq sa e meritojnë, kuptohet pa i lënë anash obligimet e mësimdhënësit në fakultetin ku janë të angazhuar në punë primare, në të kundërtën do të ketë dështim të njëmendet pedagogjik në vet arsimin e lartë të Kosovës nëse veprohet ndryshe, sepse në vend të hapjes sa ma shumë të institucioneve arsimore në masë të nevojshme dhe sa na lejojnë mundësitë që mos ta sjellim veten në atë gjendje që të hapim më shumë ente ndëshkimore edukativo- përmirësuese për risocializim, përkundrazi me shkollim në forma të ndryshme sa ma shumë ti mbyllim ato. Për të ardhmën të mendohet fortë mirë dhe të punohet sa ma shumë në përfshirjen e edukimit dhe mësimit të të rinjve në Kosovë dhe ti ikim më të keqes, sepse mos arsimimi konsiderohet nëna e shumë të këqijave me delikuent potencial me sjellje kriminale që do ta pengojë krijimin,formimin dhe ndertimin e shteti të pavarur dhe më të ri në botë - Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat