A do të liberalizohen vizat me qeverinë Kurti?!

Opinione

A do të liberalizohen vizat me qeverinë Kurti?!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 11 maj 2021 Në ora: 13:09
Kryeministri Albin Kurti

Kosova feston Ditën e Evropës, derisa edhe vet Evropa nuk feston. Kosova duhet të falënderojë Evropën, një pjesë të saj për ndihmën e madhe që ka dhënë për lirinë e saj, megjithatë Evropa vazhdon të injorojë Kosovën. Injorim më të madh se të mbetet i vetmi vend i Evropës që s’ka viza nuk ka, pavarësisht se këtu politika ka bërë masakër politike me keqqeverisje.

Procesi i liberalizimit të vizave ka filluar që nga viti 2007. Pavarësisht se tani kanë kaluar 14 vjet nga kjo marrëveshje, Kosova akoma vazhdon të mbetet vendi i vetëm pa viza. Megjithëse duhet kujtuar se Kosova bën pjesë në vendet të cilat nuk kanë përmbushur as për së afërmi kërkesat e Komisionit Evropian. Por Komisioni Evropian është i detyruar që të bëjë liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës, nga frika se frustrimi i qytetarëve të Kosovës do të rezultonte edhe me ikjen e tyre edhe më të madhe nga vendi, siç ndodhi para disa vitesh si dhe nga humbja e kredibilitet të saj karshi sjelljes së mos qetësisë në këtë pjesë të Ballkanit.

Kosova vazhdon të jetë vendi me varfërinë më të madhe në Evropë, me papunësinë më të madhe dhe të ardhurat më të vogla për kokë banori. Janë dy problemet kryesore në Kosovë: papunësia dhe varfëria, shto këtu pastaj sistemin e kalbur të drejtësisë, nepotizmin e madh, të gjitha këtu ndikojnë dukshëm që qytetarët e Kosovës të vazhdojnë të jenë të izoluarit.

Qeveria e re, Kurti 2, ka premtuar se do të ketë fokus: drejtësinë dhe punësimin. Janë dy faktorët kryesorë nga të cilët edhe rrjedhin frenimi, ndalimi i korrupsionit, krimit dhe të gjitha dukurive tjera.

Këtë vit kalendarik s’ka shanse të ndodh një gjë e tillë, pavarësisht vullnetit të madh që mund dhe po e shfaq qeveria aktuale. Edhe zyrtarët e BE shprehen skeptikë se këtë vit Kosova do të marrë dritën e gjelbër për liberalizim të vizave, pasi ata po konsiderojnë pengesë mos definimin e marrëdhënieve Kosovë-BE në aspektin kontraktual, si dhe mungesën e luftës kundër korrupsionit.

Gjëja e parë që duhet të bëjë qeveria Kurti është të bëjë Vettingun në drejtësi, nga e cila pastaj do të eliminoheshin të gjitha dukuritë negative që e shoqërojnë shtetin tonë, e të cilat edhe po ndikojnë dukshëm që qytetarët mos të kenë besim tek institucionet e veta. Krejt kjo prodhon ikje masive të qytetarëve, të cilat kanë gjetur forma dhe rrugë të ndryshme për të ikur nga vendi. Mungesa e perspektivës ka krijuar dhe vazhdon të krijojë qytetarë të Kosovës që enden rrugëve të botës për një jetë më të mirë.

Është e pafalshme që 21 vjet pas luftës qytetarët të mendojnë për të ikur nga vendi i tyre, që një ditë ëndërronin ta shohin të lirë. Tani liria erdhi, por nuk është e mjaftueshme pa elementet tjera shoqëruese. Këto elemente shtesë për t’i dhënë kuptim lirisë, qeveria aktuale është zotuar se do t’i krijojë me duar të pastra.

Mbetet për tu parë se cili do të jetë rezultati i saj, megjithëse hamendësimet ekzistojnë derisa nuk shohim gjëra konkrete dhe të prekshme. Jemi dëshpëruar nga të gjitha partitë paslufte, që 21 vjet vetëm mashtrime. Presim për të parë se a do të jetë qeveria Kurti 2 njësoj si të tjerat, apo vërtetë do ta bëjë ndryshimin e madh dhe të pritur gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat