Albin Kurti punon nuk priton, Ramush Haradinaj filozofon

Opinione

Albin Kurti punon nuk priton, Ramush Haradinaj filozofon

Nga: Rexhep Torte Më: 14 maj 2021 Në ora: 13:07
Rexhep Torte

Qeveria Albin Kurti 2 ndër prioritetet e punës së saj për mdryshime rrënjësore e ka edhe ngritjen e padisë kundër Serbisë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99.

Qeveria Kurti 2 po punon paralelisht, në përgatijen sa më shpejt dhe sa më mirë të fakteve dhe dëshmive për gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe në gjetjen e mundësive më të shpejta dhe të efektshme për ngritjns e kësaj padie kundër Serbisë Kriminale.

Qeveria Albin Kurti 2 ka nisur punën në grumbullimin e faktëve dhe dëshmive, sepse po të jenë të përgatitura sa më shpejt dhe sa më mirë këto fakte e dëshmi, gjetja e mundësive për ta paditur Serbinë kriminale do të jetë më e lehtë.

Edhe pse në 21 vitet e kaluara me fajin e keqqeverisjeve të papërgjegjshme të të gjitha qeverive të derisotme në Kosovë, nuk është bërë as përgatitja e materialeve për ta paditur Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë, inkurajon fakti se në Kosovë ka patur qytetarë të ndershëm, të ndërgjegjshëm dhe të guximshëm që t’i mbledhin dhe t’i ruajnë këto dëshmi, siç është rasti i të riut Esat Shala nga Drenasi dhe i bashkëpunëtorëve të tij, të cilët kanë përgatitur më shumë se 2 mijë CD dhe Kaseta të krimeve të Serbisë në Kosovë, dhe më shumnë se 4 mijë orë dokumentarë filmikë të këtyre krimevbe makabëre.

Sugjerimi i im është që krahas përgatitjes së këtyrë materialeve të krimeve të Serbisë në Kosovë, Qeveria Albin Kurti 2, nëpërmjet ministrisë së Jashtme të Kosovës, duhet të fillojë edhe me dërgimin sistematikisht të disa prej këtyre fakteve e dëshmive këto fakte e dëshmi edhe ambasadorëve në OKB, BE-s dhe PE, për ta demoaskuar Serbinë për krimet e kryera në Kosovë, dhe për t’i vetëdijësuar këto ambasadorë për të vërtetën dhe për të drejtën e Kosovës viktimë e këtij agresioni gjenocidal të Serbisë, gjë që qeveritë e derisotme nuk kanë dashur ta bëjnë.

Mendimi im është që ky vendim i Qeverisë Albin Kurti 2, duhet mbështetur fuqimisht nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë për realizimin sa më shpejt dhe sa më të efektshëm të këtij vendimi.

Ky vendim i Qeverisë Albin Kurti 2 duhet mbështetur me optimizëm dhe me guxim, sepse dretësia vonon, por kurrë nuk harron.

Të vërtetën, drejtësinë dhe dënimin për krimet e kryera e mbështet edhe Zoti në këtë jetë, por edhe në jetën e përtejme.

Me vendosmëri duhet të mënjanohen të gjitha defetizmat dhe dyshimet lidhur me suksesin e kësaj nisme dhe të këtij vendimi të Qeverisë Albin Kurti 2, që Serbia kriminale gjenocidale e vrasëse të domosdoshmërisht të paditet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet dhe gjenocidin e kryer ndaj popullsisë së pafajshme e duarthatë në Kosovë.

Ramush haradinaj, kryetari i AAK-së më 11 maj 2021, i dretohet Albin Kurtit me fjalët “Punën e padisë ndaj Serbisë e ke të kryer nga unë”, informon “Bota Sot”

Siç deklaron Ramush Haradinaj del se kinse, kur ka qenë kryeministër në kushte konfidenciale ka përgatitur një dosje nga ekspertë më të njohur në botë që e ka punuar qeveria e tij. Haradinaj shton se, “Qeveria Kurti ka një punë më të mirë të gatshme në këtë temë e bërë nën udhëheqjen time. Kurti e ka përgatitjen e një material potencial, ai e ka në tavolinë , nuk duhet me nxitu pa e marrë aprovimin e ekspertëve se e fiton këtë rast, nuk dihet të veprojë. Padia ndaj Serbisë nuk është hajgare , por duhet zgjedhur momenti i caktuar kur duhet bërë”.

Nga kjo deklaratë e Ramush Haradinajt dalin shumë pikëpyetje. E para konfidencialiteti që përmend ai është tejet i pallogjikshëm, sepse gjenocidin e Serbisë ndaj Kosovës e ka shikuar tërë bota, dhe se gjithmone ka qenë e natyrshme që Kosova moti është dashur ta padisë Serbinë, dhe faji pse nuk e ka bërë gjer më sot Kosova një gjë të tillë u takon udhëheqësve të derisotëm të Kosovës.

E dyta, pse Ramush Haradinaj këtë gjë nuk e ka përmendur derisot, por iu kujtua tani kur po e sheh se Qeveria Albin Kurti 2 në këtë çështje po punon me seriozitetin e duhur.

E treta, Albin Kurti disponon me intelektualitet e dituri potenciale, sa që nuk ka aspak nevojë që Ramush Haradinaj t’i tregojë si ta përpilojë padinë, cilat ekspertë t’i angazhojë apo konsultojë, se për padinë ndaj Serbisë nuk na duheshlka nxituar dhe se padia ndaj Serbisë gjenocidale nuk na qenka hajgare, dhe se duheshka gjetur momenti i caktuar kur duhet bërë.

E katërta sipas Ramush Haradinajt, na duheshka të presim të kalojnë edhe 21 vite për ta paditur Kosova Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Ramush Haradinaj për aftësitë dhe angazhimet e tij e mori përgjigjen në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 kur AAK mbeti me 8 deputetë.

Ramush Haradinaj edhe zgjedhjet lokale ka për të parë sa pak vota do të merr AAK-ja në këto zgjedhje.

Qeveria Albin Kurti 2 është qeveria më e pastër që ka patur derisot Kosova, këtë tashmë e dijnë të gjithë.

E pastër nga korrupsioni, nga mlionerët e pasluftës, e pastër nga blerja e 200 hektarëve tokë për70 mijë euro, e pastër nga falja e 8 mijë e 500 hektarëve tokë të Kosovës që Ramush Haradinaj ia fali Malit të Zi.

Qeveria Albin Kurti 2 është në përgatitje të Ligjit edhe për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Naim Miftari, ish epror i lartë i UÇK-së dhe agjent i ish SHIK-ut, më 13 maj 2021, lidhur me detyrë e vështirë që ka Albulena Hazhiu, ministre e Drejtësisë në raport me Prokurorinë Speciale, deklaroi se, “ Ja “kokat” e mafisë që e kontrollojnë Pokurorinë Speciale”, duke shtuar se, “ Pwrmes Prokurorisë Speciale Thaçi, Mustafa, Haradinaj….i kanë shantazhuar kundërshtarët e tyre nga brenda dhe jashtë dhe i kanë luftuar konkurrentët e tyre të biznesit që u kanë dalë nga kontrolli”, transmeton “Bota Sot”.

Qeveria Albin Kurti 2 është e para Qeveri që në dialogun Kosovë-Serbi e ka vënë pikë kryesore zbardhjen e fatit të të pagjeturve shqiptarë që Serbia i rrëmbeu në Kosovë.

Qeveria Albin Kurti 2, është e para Qeveri që në dialogun Kosovë-Serbi do të kërkojë që Serbia t’i pranojë krimet e kryera në Kosovë dhe që kriminelët serbë të dalin para drejtësisë për krimet e kryera.

Qeveria Albin Kurti 2, është e para Qeveri që në dialogun Kosovë-Serbi do të kërkojë që Serbia t’i pranojë dhe paguajë dëmet e luftës.

Ramush Haradinaj dhe Qeveria e tij nuk bënë asgjë për fatin e të pagjeturve, nuk bënë asgjë që kriminelët e Serbisë të dalin para drejtësisë, nuk bënë asgjë që Serbia ta tregojë vendndodhjen e varrezave masive ku janë varrosur shqiptarët e vrarë e të masakruar në Kosovë dhe të transportuar në Serbi për t’i fshehur krimet.

Nuk bënë asgjë që Serbia t’i tregojë hekuranat në Serbi ku janë djegur në mënyrë mizore shqiptarët e vrarë e të masakruar në Kosovë e të transportuar në Serbi, për t’i fshehur krimet.

Nuk bënë asgjë që të luftohet krimi, korrupsioni dhe pasurimi i paligjshëm në Kosovë kundër milionerëve të pasluftës.

Ramush Haradinajn po e shohim rregullisht duke bërë homazhe para varrezave të viktimave të luftës, para monumneteve dhe lapidareve përkujtimorë të dëshmorëve të luftës, por nuk e dijmë a ke çuar në vend Ramush Haradinaj amanetin dhe besabesën e dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sepse për të bërë homazhe para dëshmorëve dhe viktimave të luftës, secili prej nesh duhet të jetë i pastër në shpirt dhe ndërgegje, ngjashëm si besimtari i devotshëm që shkon për t’i kryer namazet në xhami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat