Bashkimi kombëtar shqiptar dhe idetë lidhur me realizimine këtij synimi

Opinione

Bashkimi kombëtar shqiptar dhe idetë lidhur me realizimine këtij synimi

Nga: Adem Bytyçi Më: 14 maj 2021 Në ora: 17:16
Adem Bytyçi

Që nga copëtimi i shtetit amë Shqipërisë nga fuqitë e mëdha dhe goditja nga Perandoria Osmane e qenies kombëtare shqiptare në të gjitha dimenzionet e saj, veqanërisht sa i përkët arsimit dhe kulturës , ideja e bashkimit ka qenë e pranishme të shqiptarët në të gjitha periudhat historike, por kjo ka mbetur në tentativë pa u realizuar për shumë arsye dhe rrethana.

Me këtë qështje kaq të rëndësishme kombëtare shqiptare janë marrë shumë mendimtarë shqiptarë dhe të huaj, secili sipas fillozifisë dhe logjikës së tij të menduarit dhe rrethanave politike dhe historike të kohës...

Nuk është tabu për të pohuar se të shqiptarët edhe aktualisht është e gjallë dëshira e bashkimit kombëtar shqipëtar ...

Determinantja kryesore që pasqyron të vërtetën shkencore pse përpjekja e shqiptarëve për bashkim kombëtare shqiptarë ka mbetur në tentativë pa u realizuar ka të bëjë përveq tjerash edhe me historinë e vetë shqiptarëve në periudha të caktuara kohore...

Shqiptarët për hirë të së vërtetës edhe pse nuk do të duhej të ishte kështu, gjatë luftës dytë botërore kanë qenë të ndarë për të ardhmen e Shqipërisë...

Një grup i janë bashkuar ideologjisë komuniste staliniste Ruso-Jugosllave .

Grupi tjetër ka synuar bashkëpunimin me SHBA-në, dhe ndërtimin e vendit sipas sistemit kapitalist...

Më në fund ka dominuar dogma staliniste e qeverisjes së vendit, e cila vendit i ka shkaktuar pasoja të papërmirësueshme në aspektin ekonomik, social dhe politikë...

Shqipëria, pas çlirimit, respektivisht përfundimit të luftës dytë botërore mbetet vendi më i izoluar dhe diktatorial në gjithë Evropën e asaj kohe.

Ishte i pamundur bashkëpunimi me shtetet e fuqishme, siq ishin SHBA, Anglia e tjera, të cilat do mund ta ndihmonin Shqipërinë jo vetëm në planin ekonomik, por edhe në atë politikë, do të mund të incoheshin edhe padrejtësitë historike, dhe me ndihmën e SHBA- së, dyshohej me të drejtë se do të mund të aktualizohej qështja e bashkimit kombëtar, me siguri Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë amë në bazë të vendimeve historike, siq ishin vendimet e Mbledhjes së Bujanit, me të cilat ishin rënë në dakord, Shqipëria dhe Jugosllavia, përkatësisht Tito dhe Enveri, që pas përfundimit të luftës dytë botërore Kosova t'i bashkohej shtetit amë Shqipërisë...

Kjo nuk ndodhi përveq rrethanave tjera politike edhe për shkak se politika e shtetit shqiptarë mbeti rob i raporteve Staliniste Ruso - Jugosllave dhe nuk pranonte të vendoset raporte miqësore dhe të bashkëpunimit me SHBA, dhe shtetet tjera Kapitaliste të Europës dhe botës ...

Edhe sot mendimtarë shqiptarë dhe të huaj merren me qështjen e bashkimit kombëtar shqiptarë, por rrethanat pas bërjes së Kosovës shtet kanë ndryshuar si në rajonin e Ballkanit gjithashtu edhe raportet ndërkombëtare në mes fuqive të mëdha...

Në rrethanat ekzistuese politike ndërkombëtare, detyra kardinale mbi të gjitha detyrat dhe synimet tjera të politikës kosovare, duhet të mbetet forcimi i shtetit të Kosovës...

Më në fund të gjitha ata mendimtarë shqiptarë të cilët qështjen e bashkimit kombëtar shqiptarë e shofin në dritën e të vërtetës shkencore e kanë më se të qartë se, Bashkimi kombëtarë SHQIPËTARË nuk mund të ndodhë asnjëherë parase shpiptarët të bashkohen me njëri tjetrin dhe kur janë në pyetje interesat madhore të kombit të flasin më të njëjtën gjuhë...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat