A ka gjenocid me shtim popullsie...

Opinione

A ka gjenocid me shtim popullsie...

Nga: Rexhep Shahu Më: 15 maj 2021 Në ora: 08:11
Rexhep Shahu

Kryeministri e Presidentja e Kosovës kanë artikuluar se do të përgatisin e do të bëjnë padi ndërkombëtare kundër Serbisë për gjenocid kundër shqiptarëve. Të gjithë duam të dënohet e ndëshkohet Serbia, por a është termi i duhur gjenocidi.

A mos po rrahim lodrat si zakon që e kemi dhe në fund asgjë askujt, thjeshte bëjmë zhurmë dhe vetëm kaq sa me shkruajtë gazetat e TV dhe nisma të tilla ngjallen në fushata elektorale.

Padija dhe moskopetenca ime është shumë e madhe në këtë pikë, por frika e meraku im për Kosovën është edhe më e madhe se mos duke dashtë me rregullu vetullat nxjerrim sytë.

Kryeministri i Kosovës dhe Presidentja e Kosovës si dhëndri natën e parë të martesës duan me ia këputë kryet macës por ajo ish kanë rrenë se macës nuk ia këputin dot kryet.

Duan të bëjnë padi ndaj Serbisë për gjenocid. Por duket se kaq shumë interpretime ka fjala gjenocid sa as gjysmën e tyre nuk e dine liderët tanë.

Si formule juridike e përbotshme është se nuk ka gjenocid me shtim popullsie, aty ku ka shtim popullsie.

Pra Serbia e përdor si argument se shqiptaret janë shtuar shumë dhe nuk janë pakësuar.

Me duket se liderët e Kosovës po duan të mbështeten në forcat e veta dhe po përgatiten të fitojë një humbje kolosale në përplasje juridike ndërkombëtare me Serbinë duke tentuar ta padisin Serbinë për gjenocid.

A ka gjenocid me shtim popullsie...

Mendoj se kjo është luftë parullash kundër Serbisë dhe për të tendosur opinionin publik i cili nuk po ngopet me premtime elektorale dhe po rritet dëshpërimi dita ditës nga mos realizimet e premtimeve qeveritare.

Dhjetëra shkaqe e arsye të tjera të forta juridike të pakontestueshme i ka Kosova për ta paditë Serbinë për krime monstruoze të kryera në Kosovë dhe për të mos fituar humbje. Zhdukje njerëzish, invalidë të shumtë, përdhunime, shkatërrim pasurie ndërtesa, shkolla, spitale, objekte, banesa, shtëpia, vrasje e helmime bagëtie, etj etj.

Me padinë për gjenocid nuk e di a fiton fitore Kosova.

Për ato që bëri Serbia ndaj shqiptarëve ia dha hakun Amerika e Nato duke e dëbuar me luftë të armatosur Serbinë prej Kosovë, duke krijuar shtetin e dytë të shqiptareve, duke i dhënë lirinë e pavarësinë Kosovës.

Shpresoj që për këtë padi për gjenocid kundër Serbisë, Kosova të konsultohet me eksperte juridike e me qeveri të vendeve mike të Kosovës, të vendeve që kanë aksione në lirinë e pavarësinë e Kosovës, të vendeve që janë garante për lirinë e pavarësinë e Kosovës dhe të mos bazohet në forcat e veta, as në fjalët e ëndrrat e presidentes, të kryeministrit, të kryetarit të kuvendit e të mijat.

Në gjyqë të tilla dhe në asnjë gjyq nuk ka dy fitues, nuk është fitues paditësi nëse nuk fiton gjyqin dhe është fitues i padituri nëse nuk dënohet. Në rast të humbjes së një gjyqi të tillë, fitorja e Serbisë do ta errësojë më shumë natë Kosovën.

Ndaj këtë punë nuk duhet as nuk dine ta vendosin tre krerët e shtetit të Kosovës, pasi është punë shumë e hollë politikash ndërkombëtarë dhe ekspertesh ndërkombëtarë. Në gjyqe të tilla nuk vlen paraja, nuk paguhen avokate nga qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat