Kongresmenë e Senatorë më prejardhje hebreje, ishin dhe janë në përkrahje të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi

Opinione

Kongresmenë e Senatorë më prejardhje hebreje, ishin dhe janë në përkrahje të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 16 maj 2021 Në ora: 07:30
Tom Latos

Tom Latos, Kongresmen Demokrat nga California, hebre, përjetues i holokaustit( e mora si shembull), në vitin 1998 kur Serbia më tërë arsenalin ushtarak, ajror e tokësor e sulmoj Likoshanin, shkaktojë tragjedi ndaj popullatës civile nga na erdhën fotografi trishtuese për njerizimin.

Kongresmeni Tom Latos, më kërkesën e Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane- Labi Shqiptar në SHBA, u mbajt një dëgjim( hiring) ku u raportu për sulmin brutal e antinjerëzor në Drenicën heroike në Likoshanin simbol të qendresës ku Serbia paralajmëroi aksionin famëkeq “ Patkoi” për shfarosjen e popullatës shqiptare, i cili si kryesues i Komitetit për Marrëdhënie më Jashtë, pasi i ofruam fotografitë rrëqethës, nga ajo masakër, nuk mund t’u përmbahej lotëve dhe, iu drejtua të pranishmëve së një gjë të këtillë, nuk do ta lejojmë.

Si përjetues i holokaustit, e ndjeu në shpirt tërë dhembjen por,  vlen të theksohet së tërë kohën ishte në krah të Ligës Qytetare shqiptaro Amerikane e udhëhequr nga ish Kongresmeni më origjinë shqiptare, Josef Dioguardi dhe bashkëshortja e tij, zonja Sherley Cloys-Dioguardi, më Bordin Drejtues.

Kongresmen Dioguardi dhe zonja e tij, Sherley Cloys-Dioguardi,  janëë ata të cilët, çështjen e Kosovës dhe asaj shqiptare, për herë të parë e futën në agjendën e prioriteteve të politikës amerikane.

Zoti Dioguardi, si një Kongresmen më respekt dhe autoritet, pasi më fakte e dëshmi e paraqiti gjendjen e shqiptarëve në ish Jugosllavi, e fitojë besimin e kolegëve edhe pasi i skadojë mandati si Kongresmen, duke e përkrahur dhe duke i dalë në ndihëm që populli shqiptar i Kosovës, ma në fund, t’  realizojë ëndrrat e veta për liri dhe pavarësi.

Bashkëpunimi dhe bashkëveprimi më themeluesin e shtetit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën i cili, më politikën e tij paqësore dhe, në prapavijë, më themelimin e FAR-kut-  Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, më kuadër profesionist të artit ushtarak për t’iu kundërvënë Serbisë, ishte vizion dhe veprim shumë i qëlluar dhe i mençur kur, UÇK-ja, ende nuk ishte në horizont.

FAR-ku, kishte filluar organizimin e tij ushtarak që nga viti 1991, më dijeninë e Presidentit Rugova dhe më ndihmën e eprorëve ushtarak nga brenda dhe diaspora, por i pa prononcuar publikisht, më ç’rast, kishte më qindra e mija vullnetar të lajmëruar për t’i dal zot Kosovës.

Për t’i ikur përçarjes përbrenda ushtrisë së organizuar, u arrit marrëveshja që operacionet ushtarake të organizohen nën logon e UÇK-së.

Dua të ua përkujtojë të gjithë shqiptarëve kudo që janë e posaçërisht kosovarëve së, në përkrahje të pa rezervë nga 435 Kongresmenë dhe 100 Senatorë, 34 nga këta ishin më origjinë hebraike, krah shumë të tjerëve të cilët, duke ditur realitetin e hidhur rreth pozitës së shqiptarëve në ish Jugosllavi-Serbi, ishin në përkrahje të pa rezervë të popullit shumicë shqiptare të Kosovës, të diskriminuar në aspektin, politik, ekonomik, arsimor e demokratik.

Vrasjët enigmatike të ushtarëve shqiptar në shërbim të Armatës Jugosllave, burgosjet, maltretimet dhe vrasjet gjatë demonstratave për liri, demokraci e vetëvendosje, i tejkaluan të gjithë kufijtë e durimit prandaj, edhe filluan operacionet e armatosura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lobi Shqiptar, nën udhëheqjen e qiftit Dioguardi, më sukses e mbrojtën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nga tentim etiketimet sipas propagandës serbe së, gjoja janë grupe terroriste, siç ishte rasti më Ambasadorin Gelbard, të cilit, më sukses iu kundërvunë zonja Sherley Cloys-Dioguardi duke iu drejtuar atij së: nëse UÇK-ja është terroriste, zoti Ambasador, futeni edhe emrin tim në atë listë.

Njëri ndër më të zëshmit në atë kohë, ishte Senatori, Joe Biden, si Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie më Jashtë në Senatin Amerikan i cili, për fatin e Kosovës dhe shqiptarëve, sot, është, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Populli hebre, është mirënjohës për të gjithë atë që shqiptarët e bënë në mbrojtje të çdo qytetari nga Gjermania fashiste, ndërsa, Kryeministri Mustafa Kruaja, i dërgojë atë kohë në Kosovë mbi 1000 pasaporta për t’i tërheqë hebrenjtë nga atje për në Shqipëri, si vend më i sigurt, pasi, ish Jugosllavia ishte e okupuar dhe çdo hebre rrezikohej jeta.

Populli izraelit, demonstrojë dhe u solidarizua më popullin shqiptar të Kosovës, kundër masakrave dhe gjenocidit serb në Kosovë.

Duhet pasur kujdes së, Hamas dhe Hozballah, janë të cilësuara ndërkombëtarishtë si organizata terroriste të cilat, sponsorizohen nga shteti islamik i  Iranit, kryetari i të cilit para sa vite publikisht deklarojë së, Izraelin do ta fshijë nga harta gjeografike.

Fatkeqësisht, grupet vehabiste( siç i quajnë në Kosovë, janë sekte të rrezikshme aty ku mund të depërtojnë e, posaçërisht ishin shumë aktiv pas lufte në Kosovë, duke paguar para të majme ndaj atyre të cilët ishin në gjendje të rëndë ekonomike, t’iu nënshtrohen kërkesave të tyre, sikur, bartja e feregjeve, veshje tipike arabe të cilat nuk janë as në traditën tonë kombëtare e ma së paku civilizuese në gjirin e Evropës si një ndër popujt më të vjetër në Ballkan.

Është për çdo keqardhje për viktimat të cilat po bijën për shkak të një politike të gabuar apo kryeneçe, sepse, Qeveria palestineze nuk janë në dakordancë sa dukët më grupin terrorist Hamas rreth marrëdhënieve izraelito-palestineze pasi, Hamasi, si organizatë terroriste, nuk përfillë bisedimet paqësore për të dalur nga kriza shekullore në mes të dy popujve më besim dhe traditë të lashtë.

Palestina, as si shtet dhe as si popull, le që kurrë nuk shprehu solidaritet më popullin e shtypur e të masakruar shqiptar të Kosovës  nga Serbia por, edhe në ditët e sotit pas 13 vite të shpalljes së pavarësisë, jo më larg se dje, në qendër të Beogradit, dalin më pankarta : “ Kosova është Serbi”.

Izraeli, kuptohet më ndikimin dhe respektin reciprok ndaj SHBA-ve, ma në fund e njohu Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur, njohje e cila e ka peshën, krahas asaj të SHBA-ve.

 

Analogjia e luftës së  Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës kundër ushtrisë okupues serbe dhe konfliktit izraelo-palestinez, nuk qëndrojnë e cila, më përkrahjen e mikut dhe shpëtimtarit tonë historik, SHBA-t, në krye  të forcave verio-atlantike, NATO, dhe luftën e UÇK-së, e përzunë Serbinë dhe e çliruan Kosovën.

Gjatë periudhës 30 vjeçare të Lobimit në Uashington, më përkrahjen e Kongresmenëve dhe Senatorëve, miq në legjislaturën amerikane, 34 nga ata ishin hebre, permanent më Kosovën dhe në anën e sajë.

Mos të harrojmë, Kongresmenin Eliot Engel i cili, gjatë gjithë mandatit të tijë si Kongresmen e posaçërisht në krye të Komitetit për Marrëdhënie më jashtë,

 ishte, kujdestar dhe gardian i çështjes shqiptare në përgjithësi e asaj kosovare në veçanti.

 

Sipas interesimit dhe angazhimit të mikut tonë shpëtimtar dhe gardian e zhvillimtar të Kosovës dhe i shqiptarëve në përgjithësi, mendojë së, Amerika, dëshiron ta krijojë një Izrael të dytë në Ballkan dhe në zemër të Evropës, si një popull dhe shtet mik nga i cili kurrë nuk do të zhgënjehet më dashurinë, respektin dhe besimin të cilin e kanë, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Populli shqiptar, është një ndër popujt ma dashamirës ndaj Amerikës, prandaj, aleanca përjetësore e shqiptarëve më Amerikën, do të jetë në interes reciprok i gjeopolitikava të të dy vendeve.

Qeveria e Kosovës, duhet të ketë shumë kujdes që, t’i del krah Izraelit, mikut tonë dhe, mikut të mikut tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E drejta e demonstrimit dhe shprehjes së mendimit të lirë individual në demokraci është e lejuar, por ajo assesi nuk guxon të jetë njëherit edhe qëndrim zyrtar i Republikës së Kosovës sipas asaj që u shfaq në një demonstrim të pakuptimtë, kur është në pyetje interesi afatgjatë i Kosovës dhe ai kombëtar në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat