Byreku i Vuçiqit pa vitamina me u përballë me Albina

Opinione

Byreku i Vuçiqit pa vitamina me u përballë me Albina

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 16 maj 2021 Në ora: 16:01
Aleksandar Vuçiq

Është e pamundur për palën e Serbisë dhe vetë Vuçiqin, që të kalojnë ditën dhe natën pa e marrë nëpër gojë çështjen e Kosovës, edhe atëherë kur hajnë byrek, sikur duke e përtypë byrekun nëpër gojë, e mendojnë dhe « përtypin » Kosovën, por sikur thotë një fjalë popullore, nëse ke mbjellë keq, do e korrësh një dreq.

Vuçiqi dhe të tjerët që po ia mbajnë zhagun, para se të shkojnë në Bruksel, jo vetëm që duhet të hajnë byrek dhe jogurt, për tu forcuar dhe disponuar, por së pari duhet të shkojnë para pasqyrës së murit dhe ti thojnë vedit, se kush jemi, apo pse gjithë bota po na shikon vëngër, dhe pastaj të besojnë se cila është përgjigja e pasqyrës.

Serbisë dhe Vuçiqit, nuk duhet që dikush t’ua jep respektin, nëse këtë respekt nuk e meriton, sepse respekti nuk i takon edhe atyre që jo rastësisht vrasin fëmijë dhe pleq, dhe pastaj nuk kërkon as falje, duke e quajtur aksident…

Kaluan 22 vite pas luftës dhe Vuçiqi, nuk jep as një informatë të vetme në lidhje me përsonat e rrëmbyer dhe të zhdukur gjatë luftës, të cilët i ka fshehur brenda teritorit të vet, për të cilët i ka të gjitha skicat e tyre, ku i kanë gropuar fashistët e Serbisë, që u mungojnë familjeve të tyre edhe sot e kësaj dite edhe mbi 1600 kufoma.

Këtë brengë nuk e ka sot Vuçiqi dhe as Daçiqi, i cili ky i fundit edhe iu ka kërcënuar popullit të vet, ata që japin informata të sakta për kufomat e fshehura, prandaj brenga e tyre është e llojit « egoserb » për të cilët bota është vetëm për një çëllim të tyre dhe të tjerët sikur janë vetëm një qilim i kuq nëpër të cilin duhet vetëm të shkilet dhe kalohet nëpër të.

Nuk kemi nevojë që Vuçiqit dhe të tjerëve që t’u japim leksione se si duhet të sjellën me Kosovën, por thjeshtë Serbia duhet ta gjejë konstelacionin e vet dhe të besojë edhe në fatin e të tjerëve dhe nëse edhe kjo çështje nuk e prek dhe nuk e shqetëson, është e pa mundur të gjejë një marrëdhënie të frytshme dhe të shëndosh me botën, duke menduar dhe u trembur nga ëndërrat e këqija dhe trishtuese, të cilat nuk i lënë të qetë edhe kur hanë byrek.

Byreku i Vuçiqit, pa vitamina me u përballë me Albina, sepse një nga arsyet që do e vlerësojë edhe bota njerëzore është « kërkimfalja » e Serbisë, për të kaluarën e saj fashiste ndaj popullit shqiptarë, pastaj edhe dialogu do ta merrete kuptimin e vet, sepse janë të humbura 20 mijë viktima, janë të dhunuara 20 mijë femra shqiptare, janë të ekzekutuar afro 1500 fëmijë, janë të shkatërruara dhe të demoluara me qindra e mijëra objekte shkollore dhe kulti, të cilat arrijnë një kosto të lartë.

Prandaj, kryeministri Albin Kurti, bashkë me popullin e vet dhe qeverinë e Kosovës, ka material të bollshëm dhe të dëshmuar, për t’u përballur jo vetëm me Vuçiqin në Bruksel, por për tu përballur dhe dëshmuar të gjitha krimet dhe gjenocidin e Serbisë, para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë.

Vuçiqit i bëftë mirë byreku, por thotë populli, nuk është mirë duke përtypë dhe duke e përgojuar tjetrin i cili nuk të ka borxh, sepse mundet kafshata të merr kahe tjetër dhe të mbetët në fyt!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat