Cilët janë ata ‘jurist’, ‘profesorë’ fakultetesh dhe ‘avokatë’ shqiptarë, të cilë thonë: “Mos të paditet Serbia për gjenocid”

Opinione

Cilët janë ata ‘jurist’, ‘profesorë’ fakultetesh dhe ‘avokatë’ shqiptarë, të cilë thonë: “Mos të paditet Serbia për gjenocid”

Nga: Adem Bytyçi Më: 16 maj 2021 Në ora: 16:34
Adem Bytyçi

Kur po dëgjoja avokat Besnik Berishën , ish-këshilltarin e Isa Mustafës, të neglizhonte botimet voluminoze, me të dhëna konkret , fotografi  të autorit Nusret Pllana, pa i lexuar fare, për krimet makabre të luftës dhe gjenocidin serb anti-shqiptar, dhe të shprehte dyshimin se një padi për gjenocid anti-shqiptar, kundër Serbisë, mund të "dështojë" , ishte një paralajmërim i tmerrshëm dhe i neveritshëm për të gjithë ata mendimtarë, jurist eminent vendor dhe ndërkombëtar, të cilët i njohin 4 ( katër ) përiudha historike të katër gjenocidëve të Serbisë dhe serbëve kundër shqiptarëve .

Ishte gogja shumë për t'u quditur, dyshimi i njërit ndër thuajse institucionilistët më të "njohur" në Kosovë , prof. fakulteti Ever Hasani, të radhitej në grupin e atyre pesimistëve, se Kosova do të mund ta humbiste kontestin kundër Serbisë për gjenocid.

Nëse krimi i gjenocidit nuk parashkruhet, e në bazë të Konventës ndërkombëtare për krime të luftës kundër njerëzimit dhe krimin e gjenocidit të vitit 1951, krimet e luftës kundër njerëzimit dhe krimi i gjenocidit nuk parashkruhen kurrë, dhe nëse grumbullohen të gjitha faktët e të katër gjenocidëve të Serbisë kundër shqiptarëve,  fakte të cilat janë të shumta nga autorë të huaj, serb, hebrej , rus dhe shqiptarë, nëse hulumtohen me durim dhe në imtësi arikivat në Shqipëri dhe në vendet tjera deri dhe në SHBA, ashtu që PADIA KUNDËR SERBISË PËR GJENOCIDIN ANTI-SHQIPTAR të përgatitet ashtu siq do të duhej, është apsolutusht e pa mundur që të mos fitohej dhe Serbia të ndëshkohet për njërin ndër krimet më makabre kundër njerëzimit siq është krimi i gjenocidit kundër shqiptarëve autokton në Gadishullin e Ballkanit, në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe në Serbi.

Vetëm ata që janë të shurdhër, injorant për kah mënyra e të gjykuarit dhe të menduarit nuk duan të dëgjojnë se Presidenti serb Aleksandër Vuqiq dhe i gjithë establishmenti politik në Serbi, janë në panik posa janë informuar se Qeveria e Kosovës po e përgatit një padi kundër Serbisë për gjenocid.

Presidenti aktual i Serbisë, Aleksander Vuqiq, pjesëmarrës vetë në gjenocidin anti-shqiptarë në luftën e fundit, orvatet me të gjithë arsenalin e tij propogandistikë anti-shqiptar dhe anti-Kosovë, të ndikoj që Kosova mos ta padisë Serbinë për gjenocidin anti-shqiptar, duke gënjyer se Kosova mund ta " humb" gjykimin, po të ishte i sigurt ultranacionalisti Aleksandër Vuqiq, kurrë nuk do ta thoshte këtë, por do ta ushtronte një propogandë tjetër, që Kosova ta padiste Serbin për gjenocid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat