Një histori e vogël e largët politike

Opinione

Një histori e vogël e largët politike

Nga: Rexhep Shahu Më: 16 maj 2021 Në ora: 19:25
Rexhep Shahu

Ishte vit i larget, gati e kam harruar cfare viti ishte.

Ishte fushate elektorale, nga ato fushtat e para elektorale pas renies se diktatures ne Shqiperi.

Ne fshatin tim vjen nje nga politikanet e rendesishem te asaj kohe qe sot eshte aktiv.

Sa zbresin nga makinat te klubi i fshatit, vjen dikush e me thote aty ne grumbull ku isha se ai politikani kryesor qe kishte ardhe, me kishte kerkuar me emer.

U afrova dhe u prezantova. Me percolli te falat e mikut tim ne Tirane, i cili ishte bere shkak qe une te gjendesha sot ketu dhe ta prisja me nje grup njerzish. Me falenderoi dhe e shprehu se prania ime e shoqerimi me te ia shtoi sigurine dhe autoritetin. Me falenderoi qe pa gjithe ato njerez por ia shjpjegova shpejt se nuk ishin fansa te tij por ishin rastesisht aty dhe shumica sehirxhinj qe donin te vrisnin kohen.

Njerez te ndryshem qe e dinin se isha eksponent i PD, militant i saj pa qene anetar, po habiteshin qe une po shoqerohesha me kete politikanin e nje partie te vogel qe kishte ike nga PD dhe ishte nder drejtuesit kryesore te partise se vogel.

U be mbledhja pasi pime kafe dhe u ekzaltua pak nga numri i njerzve, por e bera esell duke i treguar se jane te PD keta por per hater po qendrojne te te degjojne.

Kur erdhi koha te ndahemi, e pyeta direkt, kur te vij ne Tirane per ate vizen jugosllave...

U skuq pak dhe me tha hajde javen tjeter, ne mes jave.

Cfare dite, i them.

Ne mes jave..., ma perseriti.

Te merkuren e javes qe erdhi ne mengjes u gjenda ne Tirane tek zyrat e partise se vogel ne pritje te politikanit qe mikprita e takova ne fshatin tim, per te marre nje leter prej tij per ambasaden jugosllave qe te merrja vize shumekalimshe per te shite nafte ne Prizren.

Prita gjithe te merkuren dhe nuk erdhi.

Kisha frike te ikja nga ajo godine pasi mendoja se mund te vinte pasdite vone.

Atehere nuk kishte celulare, nuk kishte hotele mjaftueshem si tani, nuk kishte njerez te ardhur nga anet e mia me shumice ku te kisha vend per te fjetur e per te kaluar naten.

Megjithate qendrova deri ne ora 9 te darkes por politikani i madh nuk erdhi.

Nuk e di se si e kam prite mengjesin dhe ora 7 me gjeti tek selia e partise se vogel.

Prit e prit por kot. Hyja ne kafe, pija kafe si roje ne kembe dhe delja te rrija te oborri i godines se partise se vogel.

Erdhi mbremja dhe asgje, nuk erdhi politikani i madh.

Ika serish dhe nuk e di se si durova e prita mengjesin. Me vrap te godina e partise se vogel.

Prit e prit, asgje. Hyja, pyesja, asgje.

Fare pak njerez hynin e dilnin.

Te premten pasdite u shkretua cdo gje ne ate godine partie.

A din gje kur vjen filani, iu drejtova gati me qarje rojes. I erdhi keq, e pashe ne syte e tij. Vjen shume rralle ne zyre ketu.

Po a e ka punen ketu.

Po c'pune kane keta mor zoteri... Neper kafe i gjen me kollaj se ketu...

Po neser qe eshte e shtune, a mund te vije.

Ai nuk vjen dite te javes e do vije te shtunen... Neper ambasada e gjen me kollaj. Ose te dyqani i paisjeve elektrike....

Te shtune e te duiele bera roje te ai dyqani i paisjeve eletrike por aty me thane se ata qe kerkoj une jane ne Athine...

Te henen ne mengjes u gjenda te godina e partise.

Prit e prit por asgje.

Erdhi e merkura. Asgje.

Po ti shkruaja ato qe mendoja ato dite kushedi cdo lexoja sot.

Por une mendoja bukur. Do merrja vize jugosllave me rekomansimin e tij te ambasada jugosllave, do fitoja leke, shume leke, do te isha mrekulli. Nganjehere me behej se po numeroja markat qe merrja ne Prizren pasi shisja karburantin.

Te enjten, pasi u be nje jave fiks nga e merkura ne te merkure, kerkova shokun tim, mikun tim, ndermjetes qe me kishte derguar te fala dhe me kishte kerkuar ta prisja e ndihmoja ndoshta edhe me ndonje vote partine e vogel te politikanit te madh.

E gjeta dhe ia tregova historine. I tregova se me ka thene eja ne Tirane ne mesjave dhe kam qe te merkuren ne ora 7 qe jam roje e godines se partise se vogel...

Gati sa nuk i shpertheu gjaku ne fytyre. U ndje shume keq, shume ngushte. Ndoshta nuk e kishte menduar se nje fjale e tij, nje premtim i tij do me bente kaq shume skllav.

Poetet nuk mashtrojne duket pa fre.

Ik ne shtepi, miku im, nuk te jep askush vize jugosllave ty. Ai "politikani" ka mashtruar. Ik ne shtepi dhe me fal, te lutem.

Ula koken dhe ika. Nuk e di a ia kam dhene doren apo jo mikut tim.

Vitet rodhen dhe uje i ri kaloi mes kembeve tona.

U pame koridoreve te politikes gjate ketyre tri dekadave shpesh, u ndodhem ne kafe e evente bashke, por nuk mundi kurre te me shohe ne sy.

Me thone njehere ne sallen e Lidhjes se Shkrimtareve ne Ministrine e Kultures, po vjen ministri filan, ai politikani i madh, a mund t'ia leshosh vendin. Isha i ulur ne balle, ne rrjeshtin e pare, aty ku me kishin thene te ulem si i ftuar qe isha. Ai qe ma kerkoi kete gje ishte si homolog i imi. Nuk fola por nuk u cova nga vendi. Politikani i madh erdhi se i kishin thene ku do t'i benin nje vend, por sapo u afrua e me pa, u largua me te shpejte me sy te picerruar e me fytyre qe iu skuq teper. Vuri gishtin e mesit tek bashkuesja e syzeve mes xhamave dhe iku me hap te nxituar ne anen tjeter te salles se Lidhjes se Shkrimtareve.

E ndoqa dhe e ndjek si hije gjithmone. Beri biznes te madh me politiken, u be minister shume here me shume parti. Gjithmone i urryer pasi sic duket shalon vec mashtrimin. Shaloi lloj lloj kali, karrige, post e tank dhe shet moral ekraneve pa mundur te shohe askend drejt ne sy as nga ekrani i televizionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat