Zhdukja e Mr. Ukshin Hotit është një krim akoma i pazbardhur

Opinione

Zhdukja e Mr. Ukshin Hotit është një krim akoma i pazbardhur

Nga: Adem Bytyçi Më: 17 maj 2021 Në ora: 09:47
Adem Bytyçi

Përgjegjësinë për këtë krim e ka shteti serb dhe vetë shteti serb e di vendodhjen e tij ,qoftë  i gjallë qoftë i vdekur.

Ka edhe shumë shumë shqiptarë të zhdukur nga ushtria dhe policia serbe në luftën e fundit për vendndodhjen e trupave të tyre është në  dijeni  shtetit serb, sepse ekzekutimi dhe fshehja e trupave të tyre me qëllim të zhdukjes së gjurmeve të krimeve është bërë në mënyrë të organizuar përmes ekipeve të formuara enkas për këtë qëllim gjenocidal anti shqiptarë.

Për kundër negociatave në mes palës Kosovës dhe asaj  serbe për zbardhjen e fatit të zhdukurëve , shtetit serb heziton edhe pse është në dijeni të tregojë vendndodhjen e trupave të personave të zhdukur shqiptarë.

Situatën e bënë edhe më shumë  të padrejtë indeferenca e Bashkësisë Europiane dhe asaj ndërkombëtare për të mos e detyruar shtetin serb për të treguar vendndodhjen e atdhetarit Mr.Ukshin Hotit dhe të  zhdukurëve tjerë shqiptarë.

Politikanët shqiptarë të të gjitha niveleve dhe nga të gjitha partitë politike të mos rreshtin se kërkuari për fatin e atdhetarit mr. Ukshin Hotit, e jo këtë ta aktualizojnë vetëm me rastin e përvjetorëve të zhdukjës së tij.

Mos zbardhja e fatit të Atedhetarit Mr. Ukshin Hotit , dhe e të zhdukurëve të tjerë shqiptare në luftën e fund nga forcatë ushtarake,  policore dhe para militare fashiste dhe gjakatare serbe është një plage e rëndë jo vetëm për familiarët e tyre ,por  edhe për të gjithë ne dhe për Kosovën si identitet shtetêror dhe atdhe i tyre.

Kjo plagë nuk do të shërohet dhe do të vazhdojë të lëgojë dhe kullojë dhimbje  përderisa nuk gjendet edhe personi i fundit i zhdukur nga expeditatë ndëshkuese ushtarake fashiste serbe në luftën e fundit 1998/99.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat