Marrëzia nuk krijon drejtësi në Kosovë

Opinione

Marrëzia nuk krijon drejtësi në Kosovë

Nga: Mr.Ali Hertica Më: 17 maj 2021 Në ora: 10:10
Mr.Ali Hertica

Te libri “Du contrat social”, Rosi thotë qartë se nuk merret me kalimin historik nga një gjendje pa pushtet politik, në një gjendje me pushtet politik.
Është shqetësuese se çfarë mund ta bëjë legjitime gjendjen shoqërore lidhur me gjendjen që ka sot Kosova, në territorin e saj me qëverin dhe sistemin ligjor, ku bllokohen, barikadohen rrugët e saj nga serbet në veri ku krijojn parqe në mesë të rrugës me mbamendje çetniko –millosheviçiane. Këtë gjendje të krijuar të një situate politike pa kontroll nuk duhet lejuar më, nga institucionet legjitime të Kosovës.

Duhet të kuptojmë se ky sistem qeverisës “Ahtisaarian” është pranuar ndërkombëtarisht që të jetë edhe legjitim, domethënë i pranueshëm dhe i sigurt, në përputhje me, dhe nevojat e interesave të shtetit dhe vetë qytetarëve. Para se të shtrohet ndonjë argument tjetër nuk duhet të njohim ide e as teori tjera të teoricentëve më të vjetër. Pikëpamja se marrëdhëniet midis të parëve të shtetit dhe atyre që janë poshtë, iu përngjasin marrëdhënieve të babait me fëmijët e tij, hidhen poshtë me ironi. Më tej hidhet poshtë, si e pakuptimtë, pikëpamja mbi të drejtën e më të fortit, që të legjitimohet një shoqëri dhe institucionet e saja.

Mirëpo, nuk mund të flitet për mbështetje vullnetare, në një sistem ku vartësit pranojnë kushte të skllavërisë. Kjo do të kishte të njëjtin kuptim me marrëzinë dhe “marrëzia nuk krijon drejtësi.” Do të ishte marrëzi të thuash “Unë bëj një marrëveshje me ty, që ti të marrësh për sipër se cilësia që unë do ti përmbahem ashtu si më leverdis mua dhe ti do ti përmbahesh ashtu si më leverdis mua, dmth., të dyja të jenë për mua leverditëse”, këtë janë duke e bërë disa qeveritarë të Kosovës.

Si bazë për një pakt shoqëror, i mungon shtetit të Kosovës dhe vetë politikanëve Kosovarë, e bile kur dikush nga jashtë të quan edhe fashistë e me fyerje nënçmuse të vlerave individësh e të partive politike që janë të ulur në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Si bazë e kësaj një ditë shoqëria, do të arrijë në një pikë, që nuk mund të mbijetojë pa u mbledhur në një tog, ku do të del një problem më përmasa të mëdha.

Të gjetur një formë të bashkimit, që më gjithë forcën e bashkuar të mbroj interesat e shtetit dhe vullnetin e përgjithshëm të qytetarit, secili nga ne, duke u bërë pjesë e shoqërisë, i vë të gjitha forcat nën udhëheqjen e lartë të vullnetit të përgjithshëm kombëtarë, dhe kështu të bashkuar çdo sfidë do të kalojmë me nderë dhe atyre që e lanë amanet këtë tokë të shenjtë Kosovën.

Koncepti bazë në formulimin e thelbit e të paktit shoqërorë, është “vulneti i përgjithshëm” ky koncept duhet të kufizohet në mënyrë që të kuptojmë përmbajtjen e ndërhyrjeve të legjitimitetit të një sistemi politik. Vullneti i përgjithshëm, do të shprehet në legjislacion, që legjislacioni të jetë shprehje e vullnetit të përgjithshëm, ku duhet të plotësohen dy kushte të cilat janë të domosdoshme për shoqërinë Kosovare, ku këto dy kushte janë,...legjislacioni duhet të dalë nga të gjithë ejo nga klanet dhe nepotizmi, dhe e dyta është legjislacioni duhet të vlen për të gjithë kush , kush do qoftë dhe kush do që të jetë i sistemuar në legjislacion ejo për qeveritar asesi mos të vlej sepse këta matrapaz shkelin çdo dit në sistemin e ligjeslacionit dhe nuk merret në pytje asëkush nga ta .

Kurrë përkufizimet e pushtetit të lartë, pushteti ligjvënës, ai nënvizon se në kontratën shoqërore, të gjithë janë të barabartë para ligjit, ku flitet për përputhjen e admirueshme midis interesave dhe drejtësisë ,,accord admirable de l’interet et de la justice,, një kapitull tjetër është “që mos të tjetërsohet vullneti i përgjithshëm ”, ku sipas Rosit do të thotë se “kur këputen lidhjet sociale në të gjitha zemrat” në emër të ligjit vendosen dekretet që kanë si qëllim të nxituarit e interesave të veçanta.
Pa dyshim se është e drejtë, se vetëm e drejta e përgjithshëm e votës dhe forma e përgjithshme e ligjeve, nuk mund ta sigurojnë shoqërinë kundër nxjerrjes së ndonjë ligji që u shërben interesave të veçanta, vetëm “është mjegulla e paditurisë” që mund të japë siguri të plotë. Ato interesa të cilat i prek nga ligji, nuk mund të jenë të bindshme vetes, kur i binden ligjit. Pakti i drejtë i shoqërisë, që e bën sovrane me nënshtetasit nuk e dëmton atë që është e nevojshme për të ruajtur interesin e shoqërisë dhe të shtetit. Marrëzia nuk krijon drejtësi,sepse të marrët janë në pushtet,dhe nuk din se qka është marrëzia e asë turpësia sepse jan bisha të pa ngopura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat