Arsimi dhe “brain drain” kosovar, ose a mund të bëhet reforma pa “trurin” e jashtëm?

Opinione

Arsimi dhe “brain drain” kosovar, ose a mund të bëhet reforma pa “trurin” e jashtëm?

Nga: Fadil Maloku Më: 17 maj 2021 Në ora: 18:55
Fadil Maloku

1. Çka është (brain drain)shpërngulja e trurit?

Fenomeni i sotëm i cilësuar si (brain drain) në fakt ka të bëjë me dukurinë e shpërnguljes apo largimit të kuadrove të reja elitike nga vendi që posedojnë njohuri dhe dije shkencore me standarde të pranuara ndërkombëtarisht në të gjitha nivelet akademike e shkencore, pra lëvizjen apo zhvendosjen e resurseve humane në të cilat vendi amë ka investuar dhe shpenzuar në përgatitjen e tyre profesionale. Por, meqë është çështja për një shtresë të përzgjedhur akademike që pak shumë i ka arritur majet dhe standardet e shkencës globale, do të doja s’ pari ta identifikojmë këtë shtresë në ambientin tonë kosovar në mënyrë që ta analizojmë më tej atë. Sigurisht që mund të themi se si raste mund të jete evident ky fenomen. Por, gjithashtu nuk janë të rralla rastet kur ekspertët tanë të këtij niveli me dijen dhe kapacitetet e tyre të përfituara në Kosovë kanë arritur të bëhen emra me namë në vendet ku ata janë ankoruar vetëm apo me familjet e tyre? Problemi qëndron në atë se rastet nuk mund ta bëjnë fenomenin në fjalë. Në fakt, ky shkrim nuk e ka fjalën për këtë kategori kulminant ekspertësh, por më tepër do merret me kategorinë tjetër që është duke u prodhuar në makinerinë tonë kulturore, politike e sidomos atë sociale. Pra me kuadrot e reja premtuese që në një mënyrë, sipas gjithë parametrave empirik janë në horizont, apo të paktën llogaritën si të tillë në procesin e (vetë)seleksionimit apo kategorizimit në hierarkinë e akomodimit global që mund të ndodhë në një të ardhme të afërt. E them kështu, ngase shqiptarët si individualist të njohur, paradispozitën e parë për t’u “rekrutuar” në agjendat e instituteve dhe institucioneve si potenciale premtuese  jashtë vendit, e kanë të dispozicion dhe të ngulitur edhe për shkak se shumica prej tyresh: standardin e bërjes shkencë ashtu edhe aftësinë e ambientimit të shpejt me atmosferën e laboratorëve shkencore perëndimore, e kanë akomoduar me kërkesat e kohës dhe nevojat e tyre. Port, natyrisht ky konstatim nuk mund të vlejë për të gjithë ekspertët pretendent dhe  për gjithë kohën. Këtu se kam fjalën për ato kuadro që pregaditjet e tyre shkollore i kanë marrë ad hocdhe që kanë shprehur në një mënyrë dëshirën për t’u shpërngulur jashtë vetëm sa për të marrë diploma dhe pregaditje të duhura, por për kuadrot që në mënyrë sistematike i kanë identifikuar prirjet e tyre  të veçanta për lëmi specifike dhe natyrisht kanë investuar mjaft mund dhe kohë për të fituar primatin e cilësuar si “wonder child  në shoqëri.

2. Pse ndodhë“brain drain”?

Sot sociologët bashkëkohor kanë arritur të identifikojnë tri llojesh apo tipash të shpërnguljes së trurit: një, që ka të bëjë me shpërnguljen e këtyre elitave të reja nga vendet e pazhvilluara në ato të super të zhvilluara; tjetri i vendeve të tranzicionit në vende të zhvilluara dhe: ai i vendeve të zhvilluara në vende të zhvilluara (ani pse ky tipi i fundit mund të konsistohet edhe si një lloj qarkullimi ndërkombëtar i resurseve njerëzore)

 Në Sociologjinë e dijës koncepti “Brain drain”-it, ose “shpërnguljes së trurit”(për dike edhe: ikjes apo largimit, zhvendosjes apo edhe fluktimit) si kapital apo si resurs potencial njerëzor, prej një vendi në një vend tjetër, vetëm e vetëm për të siguruar një kualitet më të sigurt të jetës dhe profesionit, në fakt në shumë vende dhe shtete të rajonit dhe të botës mund të ketë arsye dhe pretekste të ndryshme të marrjes së përmasave alarmuese, duke filluar prej atyre: politike (mungesa e një konsolidimi permanent e institucioneve dhe kapaciteteve shtetërore); ekonomike (shkaku i krizës dhe pamundësisë së mbijetimit);  sociale (varfërisë permanente), etj. 

Ndër shkaqet e largimit, shpërnguljes apo edhe si thuhet shpesh kullimit të trurit të një vendi, apo shteti  kujtojë që duhet kërkuar përveç shkaqeve të mësipërme edhe në: diferencat e mëdha të pagave që jepen për të njëjtën punë: pasiguria ekonomike dhe ngjarjet e ndryshme politike (ndërrimi i sistemit): menaxhimi i perfeksionuar dhe i dëshmuar i punës që e bënë me dëshmi dhe certifikim ndërkombëtar: pastaj njohja e gjuhëve të huaja që mundëson komunikim pa kufij të dijes dhe kapitalit: debalansi mes resurseve njerëzore të pajisura me diploma ndërkombëtare të njohura dhe të certifikuara dhe kërkesës për ta në tregun e punës së atij vendi, etj. 

Pra. Si shkaqe mund të merren një konglomerat i tërë që ndikojnë në një mënyrë apo tjetër në shpërnguljen e këtyre kuadrove të përgatitura me dije dhe aftësi dalluese nga të tjerët.

3. “Brain drain”- në globalizëm

Mund të themi gjithashtu se ky fenomen që nuk është karakteristik vetëm për Kosovën, por sot në kushte e procesit të globalizimit, apo modernitetit të dytë (second modernity) ka infektuar shumë vende dhe shumë shtete të tranzicionit dhe sosh në zhvillim. Si i tillë, “brain drain”, ka anët e veta pozitive dhe ato negative. Si anë pozitive, do të mund të numëronim, padyshim kontaktet e këtyre njerëzve me ambientet dhe me kuadrot e ngritura të vendit nikoqir. Ku përvojat e tyre të arritura, falë angazhimit të shtetit dhe ambicieve të tyre kanë bërë që ata të me dijen e tyre të arritur premtojnë të ushtrojnë ndikim pozitiv si në emancipim shoqëror ashtu edhe atë ekonomik dhe sociale. Pozitive, pra mund të shquhet e gjithë dija e zënë përmes këmbimit të përvojave dhe të dijes e arritur përmes teknologjisë informative dhe zbulimeve që mund të shfrytëzohen edhe për Kosovën në të ardhmen. Ndërsa, si anë negative, duhet numëruar padyshim pamundësinë e kombinimit të përvojës empirike me atë teorike që në vendet perëndimore sot për sot është alfa dhe omega zhvillimore e proceseve dhe prodhimit të dijes. Në pamundësi për të elaboruar më tej këtë fenomen të ri jo vetëm kosovar, mendojë që hipoteza e ngritur në këtë rast mund t’u shërbejë gjeneratave të masterit në sociologji, për një studim më të thellë e më dubioz në të ardhmen. Për dallim nga zhvillimet ne superstrukturën ekonomike që ndodhën në shek e XX, shek XXI, duket që kërkon disa nevoja dhe principe tjera identifikuese qenë fakt dallohen nga ato të shek të kaluar, ashtu që koha e këtij shek. Kërkon nga individi dhe menaxheret te mendojnë jo vetëm lidhur me atë se çka në të vërtetë është e suksesshme por paralelisht edhe çka mund të jetë kërkesë e kohës së ardhme. Kur krejt këto zhvillime dinamike i këndëvështrojmë në sferën e arsimit, pyetja kryesore apo fundamentale që ka të bëjë me përgatitjet e kuadrove për shek XXI,  kuptojmë që ka të bëjë me çështjen se;  çka  në fakt kërkohet për këtë kohë përveç, shkathtësisë së leximit, shkrimit , si edhe interpretimit të dijes kompjuterike?

Përgjigjet janë sot për sot të nduerduarta, por shumica e sociologeve të arsimit pajtohen që:  nga ekspertët e këtij shek, përveç tjerash kërkohen shkathtësia  dhe gatishmëria e ballafaqimit me dinamikën e ndryshimeve marramendëse që po ndodhin në jetën e inovacioneve në mënyrë që të fitohen aso dijesh që vazhdimisht janë në përputhje me këto zhvillime. Ose thënë me thjesht, arsimim gjate gjithë jetës.                                       

Por sociologjia e arsimit, si disiplinë e re shoqërore që nënkupton involvimin e kushteve të reja shoqërore, përkatësisht determinantet e koncipimit si edhe realizimin e këtyre determinanteve përmes një angazhimi permanent, nënkupton edhe procesin e akomodimit së bashku me atë të amalgimit . Sot , konteksti shoqërorë i sferës së arsimit, pra në shekullin e globalizimit mundet të kuptohet përmes tri kritereve kryesore: kriterit pedagogjik, atij tradicional dhe kriterit të bazuar ekskluzivisht në vlera.                               

Gjithashtu është aktuale në shekullin e teknologjisë informative që roli arsimit të fuqizohet sidomos në rastet e ndarjeve te reja te punës me qëllim që rritjes së efikasitetit , organizimit dhe humanizmit të punës. Njohurit e tilla gjeneratave të reja u mundësojnë padyshim që edhe orientimet programore të jenë me të lehta dhe më akomodive me kohen dhe trendin e zhvillimeve sociale, e sidomos kulturore. Themi kështu ngase sot është pjekur vetëdija menaxheriale dhe ajo e pronarëve të mëdhenj të kompanive transnacionale se efikasiteti i lartë dhe sidomos kualiteti i dukshëm mund të krijon vetëm me eksplorime shkencore te reja të cilat përmes studimeve empirike në shkolla të tipit bashkëkohor, mund të mbesin konkurrencë lokale e tregut që është duke u ashpërsuar me kritere të kësaj natyre.

4 “Brain drain”-i kosovar​ ​   

Kosova si një vend i varfër, ku të rinjtë e saj për çdo mëngjes zgjohen me përplot dilema (e handikape) mbi paperspektivën e tyre, në fakt po e dëshmon konstatimin tonë të mëhershëm për hiperproduksionin e pakontrolluar të kuadrove të dalura brenda kornizave të një sistemi edukativo – arsimor që zaten  edhe është identifikuar si njëri ndër gjeneratorët kryesor të thellimit të krizës dhe ashpërsimit të hendekut midis të punësuarve dhe të papunësuarve.  Të handikapuar, me faktin se në Kosovë, trendi i kësaj “ikjeje”,  apo fluktimi të vetëdijshëm, nuk disponon akoma me të dhëna të sakta lidhur me numrin e këtyre kontingjenteve të rinjve që imperativ dhe synim kryesor e kanë daljen nga getoja kolektive në të cilën ata gjenden përplot një dekadë të tërë. Ky fakt, na bënë edhe më të shqetësuar ngase gjenerata e cila do të duhej logjikisht të kishte filluar marrjen e përgjegjësive për zhvillimin e vendit, pastaj rritjen e kapaciteteve eksploruese dhe prodhimin e standardeve tipike shkencore globale, ajo tani preokupohet me ekskluzivitetin e vendimmarrjes për tu larguar nga Kosova!? Për të kuptuar këtë tendencë të “ikjes” apo shpërnguljes, do të ishte mirë të analizohen shkaqet, ngase për pasojat tash për tash akoma nuk mund të konstatojmë asgjë. Kujtojë që shkaqet fillimisht do të duhej kërkuar në disa drejtime dhe në disa aspekte që do të mund të përmblidheshin kryesisht në; kushtet e dobëta të shkollimit që aktualisht ofron sistemi ynë i shkollimit, grupimet apo koncentrimet tejet të larta të studentëve nëpër institucione arsimore, procesin e seleksionimit dhe të pranimit pa kritere të duhura të kontingjenteve të reja që rekrutohen nga nivelet e ulëta ato të mesme dhe të larta shkollore, pastaj kujtojë në të ardhurat jo mjaftë mobilizuese,  si edhe në paperspektivën që këto kontingjente të reja të rinjsh që e shohin pas përfundimit të sistemit shkollor në punësim. Natyrisht, këtë shkaqe janë përmbledhur vetëm në vija të trasha, ngase në vija më të holla do të duhej një studim më i thellë fizibiliteti për këtë çështje.

Fenomeni i “ikjes së trurit kombëtar” (national brain drain) shkaku i dështimit të sistemit tonë arsimor është tejet kërcënues dosido edhe për zhvillimin e gjithmbarshëm të Kosovës. Sot, mbi 50% te studentëve tanë janë të gatshëm të ikin nga Kosova shkaku i shkollimit të dobët që atyre u ofrohet në vend. Fenomeni i “ikjes…” jam dakord që është dukuri që është evidentë në të gjitha shoqëritë, bile edhe në ato të zhvilluara (problemi i studentëve të medicinës në gjermani, ai finlandez me shkenca shoqërore, etj), por në Kosovë gjithsesi ka disa specifika  dhe disa dimensione tjera që kujtojë se gjithë neve duhet të na bëjë të shqetësohemi dhe të mendojmë thellë për (pa)perspektivën e këtyre gjeneratave që u ofrohet në sferën e shkollimit të lart.

5. Çka dëshmojë një studim me student?

Sociologjinë e arsimit pra ne fakt e interesojnë masat e rritjes se efikasitetit në edukim. Një studim me student të departamentit të sociologjisë ka dëshmuar se “….shqiptarët e Kosovës, kanë shumë më shumë prirje  individuale se sa grupore” dhe se: “…ata janë shumë më të gatshëm se komunitetet tjera të pranojnë strategjitë kongnitive, të dizajnuara ashtu që të ndërtojnë impresione pozitive mbi vetën e tyre në shoqërinë, pra ne rrethin ku ata jetojnë”.  Nëse tani mundohemi të analizojmë kontekstin e zhvillimit të arsimit tonë kosovar në koherencë me zhvillimet aktuale që janë duke ndodhur në sferën e ekonomisë kuptojmë se jo vetëm që nuk ndodhë ku trend i akomodimit të shkencës dhe arsimimit me ekonominë. por përkundrazi gjykojë që janë në s’përputhje dhe  digresion të thellë njëra me tjetrën.Shembulli i një suksesi të akomodimit të arsimit me sfere e ekonomisë e kemi Japoninë, të cilët në vitet 60-ta te shekullit të kaluar startuan tërësisht me një sistem të ri arsimimi. Sistem i cili përcolli jo vetëm trendin e ekonomisë por edhe atë të sferave tjera shoqërore me përpikërinë më të madhe, duke e katapultuar vendin e tyre ne mesin e pese shteteve që kanë ekonomi në ngritje efikase. Një proces tjetër p.sh. ka ndodhë ku me xhelozi janë ruajtur disa nga specifikat standarde të arsimit të vjetër shkollor (etnopsikologjinë, mentalitetin dhe kulturën), mirëpo në anën tjetër i kanë kombinuar në mënyrë brilante me trendët e zhvillimeve të kohës konceptet dhe standardet e reja.

Këta dy shembuj na tregojnë se si edhe arsimi kosovar (kuptohet: Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së bashku me institucionet tjera kompetente: Rektoratin, Fakultetet dhe sidomos Departamentet) në fakt do të duhej të bëjnë analiza dhe specifikime të standardeve që ishin udhërrëfyese frytdhënëse për shoqëritë tjera të tranzicionit, e jo të marr në formë të copy paste të aplikojë përvoja dhe standarde të huaja që fare nuk ndërlidhen as me mentalitetin, as me kulturën, as me nivelin e emancipimit tonë, ashtu siç bëri me Projektin e Bolonjes.  Një sociologji e zhvilluar në Kosovë, padyshim që do të arrinte t’i identifikonte këto dallime të sipërpërmendura që në fakt gjeneratave të reja siç i quaj unë “të internetit” do  u mundësonte apo të paktën lehtësonte jo vetëm procesin e certifikimit, por gjithsesi edhe atë të akomodimit me kolegët e tyre në Evropë. Sistemi ynë arsimor i pasluftës po dëshmon gjithnjë e më shumë se nuk është në koherencë me zhvillimet aktuale dhe si i tillë ai në një farë mënyre është bërë pengesë serioze për t’u akomoduar me të tjerët në rajon dhe më gjerë.

6. “Brain drain”-i  në rrafshin global

Importimi dhe eksportimi i kuadrove të reja të specializuara, sot në kushtet e procesit të globalizimit mund të themi se është deri diku edhe normal, edhe për faktin se: kuadrot e reja që kanë: përgatitjet e duhura shkollore se edhe licenca shkollore adekuate me kërkesat e kompanive të mëdha nuk janë të ngarkuar më me hipoteka nacionale, etnike, politike e bile bile as kulturore të vendeve prej nga vijnë.

Shkaqet e importimit të këtyre kuadrove që zakonisht vijnë nga vendet e treta apo ato të tranzicionit (shkaku i statusit të tyre social, por edhe kushtojnë më lirë në tregun global) mund tu adresohen  para së gjithash: prestigjit  dhe supremacionit ekonomik  që gëzojnë kompanitë globale në tregun botërore. Po ashtu, me importimin apo joshjen e këtyre kuadrove dhe ekspertëve të rinj, në formë të angazhimit në projekte globale, kompanitë e njëjta ia vazhdojnë jetën vetës në tregun global.

Studimet e shumta kanë dëshmuar se shumica e këtyre kontingjenteve të reja ekspertësh që pretendojnë në tregun global, si arsye apo motive nuk i kanë gjithnjë ato ekonomike, e sociale, por para së gjithash i kanë edhe disa motive tjera shtesë së kanë të bëjnë më tepër me ambiciet e tyre për t’i vazhduar studimet në ambiente adekuate dhe të sigurta sociale. Kuptohet trendi i kësisoj i “ikjes së trurit” apo shpënguljes, padyshim që vendeve prej nga migrojnë këto kuadro përveç që u kushton me zgjerimin e hendekut zhvillimor dhe emancipues, atyre njëkohësisht u ndihmon në përhapjen e njohurive moderne, të cilat atyre në një stabilitet të arritur social e sidomos ekonomik do të mund t’u kthehen dhe t’u ndihmojnë në krizat eventuale: financiare, ekonomike, politike apo edhe sociale. Kriza këto që për çdo dekadë po riciklohen dhe po krijojnë pakënaqësi tek qytetarët dhe vendet përkatëse.

Studimet e shumta kanë dëshmuar se shumica e këtyre kontingjenteve të reja ekspertësh që pretendojnë në tregun global, si arsye apo motive nuk i kanë gjithnjë ato ekonomike, e sociale, por para së gjithash i kanë edhe disa motive tjera shtesë së kanë të bëjnë më tepër me ambiciet e tyre për t’i vazhduar studimet në ambiente adekuate dhe të sigurta sociale….trendi i “ikjes së trurit” apo shpënguljes, padyshim që vendeve prej nga migrojnë këto kuadro përveç që u kushton me zgjerimin e hendekut zhvillimor dhe emancipues, atyre njëkohësisht u ndihmon në përhapjen e njohurive ….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat