Abelard Tahiri, ish ministër, tani deputet që s’di të shkruajë emrin e tij

Opinione

Abelard Tahiri, ish ministër, tani deputet që s’di të shkruajë emrin e tij

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 18 maj 2021 Në ora: 21:19
Abelard Tahiri

Kur një njeri bëhet i bezdisur duke “i futur hundët” kudo, në zhargonin popullor e quajmë “i fëlliqur”, nga i cili ikin të gjithë, duke iu shmangur kontaktit me të. I tillë është edhe Adelard Tahiri, aktualisht deputet nga radhët e PDK-së. Abelardi i  “rekrutuar” nga Hashimi, me shërbimin e tij servile ndaj Hashimit, pa asnjë meritë të veçantë arriti në pozita të larta shtetërore. Kulmi i tij ishte ministër i drejtësisë në qeverinë Haradinaj. Abelardi, sintetizim i personalitetit të Agolllit “shoku Zylo” me gabime drejtshkrimore elementare, ka arritur të jetë edhe ministër i drejtësisë, këtë gjëmë të madhe vetëm PDK është në gjendje t’ia bëjë popullit.

Së fundi doli në pah se në mesin e disa deputetëve që kanë shkruar të dhënat e tyre personale me gabime drejtshkrimore është edhe deputeti Abelard Tahiri. Ai kishte shkruar gabim fjalën “shqiptar”, qytetin e tij të lindjes – Skenderajn, fjalën ‘anglisht’ dhe atë ‘deputet’. Aq skandaloze gabimet e tija, akoma edhe më skandaloz është edhe arsyetimi i tij “Shumë jam çuditë me vetveten se qysh e kam bë pa vetëdije edhe ‘shqiptar’ edhe ‘Skenderaj’. Nuk e di qysh më ka ik edhe e kam bë një gabim të tillë ”.

Sipas këtij, konstatimi të gjitha gabimet bëhen me vetëdije, njeriu me qëllim nuk bën gabime por nga padituria, e cila në eufemizëm zëvendësohet me fjalën pakujdesi. Në të kaluarën Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahri, kishte bërë shkelje në emërimet e Zyrtarëve Ligjorë në zyrën e tij. Mimoza Blakaj ishte emëruar Zyrtare e Lartë e Ministrit të Drejtësisë, të cilat dëshmojnë për amatorizmin e tij në drejtësi, edhe pse e quan vetëm njohës të mirë së saj. Realiteti është krejtësisht ndryshe. Se Abelardi është tipik injorant, e dëshmojnë edhe fjalimet e tija në kuvend.

Së fundi,  Abelard Tahiri është përplasur me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, pasi ky i fundit i ka ndërhyrë në fjalim derisa po e kritikonte kryeministrin Kurti se po shkon në Bruksel për takime me përfaqësues të Serbisë pa kërkuar falje Serbia. “Nuk të ka hije me thanë po rren, se je zëvendëskryeministër, mbylle aty”, i ka thënë Abelardi. Mënyra si shprehet, si flet, dëshmon për deficit të madh të inteligjencës së tij dhe mungesë të madh të njohurive bazë, karakteristika kryesore të njerëzve të PDK-së, të cilët nuk shquhen për profesionalizëm, veç zhurmës që bëjnë.

Se sistemi i drejtësisë është në gjendje të mjerë “meritë” kryesore i takon PDK-së, konkretisht Abelardit, që më veprimet e tija amatoreske, servile ndaj Hashimit dhe parisë së PDK e ka dëmtuar shumë drejtësinë, një plagë që ende kullon dhe ka mbetur si vrimë e zezë në  hartën e Kosovës. Kosova, ka nevojë për model tjetër të politikanit, jo soji i Abelardit që nga servilizmi mori shpërblim postin e ministrit, mbase postin më të rëndësishëm në Kosovë. Ky njeri, që s’di as emrin e vet ta shkruajë, paramendo se ka pasur fatin e drejtësisë së Kosovës në duart e tija. Është fat i madh që Abelardi nuk është më ministër, fatkeqësi është edhe që është deputet, një analfabet si ai mëton të bëjë zhurumuesin për tu marrë të tjerët me të. Ka shumë të tillë, që nuk meritojnë as bari të jenë, e lëre më deputet. Abelardi është sinonim i primitivizmit, shembull i keq i ngritjes së dikujt në detyrë pa asnjë meritë të theksuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat