Vetëm ata që e kanë përcjellur seancën e Kuvendit të Kosovës (dt.17 maj 2021), janë bindur për rendësin e saj

Opinione

Vetëm ata që e kanë përcjellur seancën e Kuvendit të Kosovës (dt.17 maj 2021), janë bindur për rendësin e saj

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 18 maj 2021 Në ora: 23:08
Kuvendi

Me rastin e paraqitjes së programit të zhvillimit të vendit nga Kryemistri Kurti, opozita fillojë sulmet kundër këtij programi të qeverisë.

Opozitës nuk i interesonin të këqijat të cilat ia kishte shkaktuar vendit gjatë qeverisjes saj para se Qeveria Kurti, të fillonte qeverisjen e vendit.

Dëmet të cilat opozita aktuale, qeveria e dikurshme ia ka shkaktuar vendit  janë aq të thella si në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe në fushën e negociatave me palën serbe në Bruksel, për një të ardhme paqësore Kosovë - Serbi, sa që Qeveria Kurti,  jo për katër vjet qeverisje ,por edhe për shumë vite e ka të pa mundur për t'i rinovuar dhe eliminuar këto anomali.

 Abelard Tahirit i PDK-së,  gjatë diskutimit iu  drejtuar kryeministrit aktual, z.Albin Kurti, që të mos merrte pjesë në një darkë të përfaqësuesve të Shteteve të Ballkanit perëndimor të organizuar nga z. Borel, për shkak se në këtë darkë është i pranishëm edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuqiq, i cili sipas Tahirit ,nuk kishte kërkuar falje për krimet serbe kundër shqiptarëve në luftën e fundit ...

Athua do të guxonte Abelard Tahiri i PDK-së t'i thoshte të njëjtën gjë ish Presidentit Thaçi , dhe sa herë i ka sugjeruar ish Presidentit Thaçi, që të takohej apo mos të takohej me Presidentin Vuqiq, për të negociuar për çështjet konkrete me rëndësi për të dyja shtetet, ndonëse edhe atëherë Aleksandër Vuqiq, nuk kishte kërkuar falje për krimet makabre të luftës kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë në luftën e fundit, por megjithatë negociatat vazhdonin.

Detyra opozitës është të kritikojë Qeverinë,  të jep vërejtje dhe sugjerime për  mënyrën e qeverisjes së vendit , por kur kritikon do duhej të ketë parasysh edhe anomalit e saj gjatë periudhës që e ka qeverisur vendin dhe tani me këto anomali duhej pa tjetër të ballafaqohet Qeveria aktuale Kurti edhe pse nuk është shkaku i këtyre anomalive dhe keqpërdorimeve, por detyrimisht duhet të merret me to.

Pavarësisht diskutimeve të ashpra të opozitës kundër  qeverisë, opozita e ka shumë të vështirë për t'i bindur qytetarët ,që edhe pas katër vitesh qeverisje të vendit nga Qeveria Kurti, t'ia besojnë opozitës qeverisjen e vendit për shkak të një eksperiencë jo të mirë të qytetarëve, më mënyrën e qeverisjes së vendit nga opozita kur ishte në qeveri.

Sidoqoftë kur janë në pyetje interesat  imediate të shtetit të Kosovës, siç është rasti i negociatave me palën serbe në Bruksel, të cilat kanë të bëjnë me proceset Euro- integruese të të dyja shteteve Kosovës dhe Serbisë, pozita dhe opozita duhet t'i tejkalojnë intresat politike dhe partiake, që të flasin më një gjuhë, e jo të notojnë në politikë si Ania në det pabusollë, e cila kurrë nuk do të mund të arri në cakun në të cilin është nisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat