E kohës

Opinione

E kohës

Nga: Skënder Karaçica Më: 19 maj 2021 Në ora: 18:09
Skënder Karaçica

Presidenti i Çekisë Zeman nuk e di historinë e Ballkanit, Populli Shqiptar kurrë nuk e ka njohur Serbinë e as Jugosllavinë(1912-1999) për shtetin e vet...!

Në vitin 1999 shqiptarët dhe Kosova janë ndarë njëherë e përgjithmonë me Serbinë! Rrethanat e reja historike të integrimeve të popujve me etninë e vet kombëtare(shqiptarët dhe Kosova)do të bëhen pjesë e Evropës së Bashkuar!

Presidenti i Çekisë mund të kërkojë falje Serbisë për bombardimet e Aleancës Ushtarake NATO, por nuk mund të falë askush krimet deri në shkallë të gjenocidit, që pati bërë regjimi fashist i Beogradit me kryekriminelin dhe kasapin e Ballkanit S.Millosheviq ndaj popullit shqiptar dhe për tokën e djegur të Kosovës(!).

Për propagandën anti Evropë dhe anti-NATO që po sajohen në Beograd nën drejtimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duhet që Brukseli zyrtar të ndalë makinerinë dhe diplomacinë e njohur (vrajë natën e qaj ditën)të Serbisë ndaj popujve jo serb dhe ndaj popullit shqiptarë të Kosovës në skenarët shfarosës deri në substancë të logjistikës ushtarako-policore dhe paramilitare të Serbisë fashiste të S.Millosheviq(!).

Për një kafe dhe një buzëqeshje ,,diplomatike,, të Serbisë, presidenti i Çekisë Zeman bëri gafe dhe qëndrim prej sharlatani, kur e kur, bëhet fjalë për shtetin e lirë dhe sovran të Kosovës...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat