Sistemi i drejtësisë nuk shërohet me deklarata

Opinione

Sistemi i drejtësisë nuk shërohet me deklarata

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 31 maj 2021 Në ora: 15:08
Muhamet Kelmendi

Republika e Kosovës është një shembull tipik i shteteve të reja në fushën e sistemit të drejtësisë. Shtetet e tilla kanë probleme me drejtësi, sepse po lulëzon korrupcioni e krimi, ndërsa masat e luftimit të tyre nuk janë në nivelin adekuate. Këtu lypset ndihmë konkrete nga miqtë e shtetit.

Një çështje konkrete është sistemi i drejtësisë me të gjitha mekanizmat e vetë organizativ. Këtu kemi dështime të mëdha dhe po vazhdon kjo rrugë e dëmshme dhe tipike për shtetet e reja. Edhe qeveria aktuale nuk po vepron. Po ndëgjohen diskutime. Nuk kemi masa juridike konkrete në drejtim të forcimit dhe të profesionalizimit të sistemit të drejtësisë. Ende po mungon Ligji mbi VETTING-ne.

Nuk kemi ende as projektin e Ligjit mbi konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Kosova nuk ka as masa në drejtim të funksionimit të dy organeve që janë përgjegjëse për sistemin prokurorial dhe për atë gjyqësor, KPK dhe KGJK. Këtu duhet intervenim i ashpër që të kemi prokurori dhe gjyqësor funksional. Pa shërimin e këtyre dy organev nuk shërohet prokuroria dhe i tërë sistemi gjyqësor në Kosovë. Se këndejmi nuk pritet që të kemi ndjekje dhe dënime në kuadër të krimit te organizuar në nivele të larta dhe as luftimin e dukurive korruptive. Nga pushtetarët e Kosovës po deklarohet para mekanizmave ndërkombëtar se "shteti është i korruptuar e kriminal".

Kjo mënyrë e qasjes së çështjes është tipike antishtetërore. Ashtu nuk luftohet krimi dhe as korrupcioni. Me atë formë luftohet vetëm shteti. Këtej po vëhet në një gjendje shumë të rëndë Republika e Kosovës. Shteti nuk donë minstra e qeveri që e shkatërron vetëveten me deklarata të papërgjegjshme për krimin dhe për korrupcion nëpër konferenca e takime. Shtetit i duhen masa juridike konkrete dhe kursesi deklaraime të ashpra që po e dëmtojnë shtetin shumë.

Qeveria kërkohet të veprojë dhe nëpër botë, në takime e konferenca, mos të akuzon shtetin e vetë. Çdo veprim i tillë është luftë kundër vetë shtetit tonë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat