Serbia përmes kishave në Kosovë po e bën “luftën historike”(!)

Opinione

Serbia përmes kishave në Kosovë po e bën “luftën historike”(!)

Nga: Skënder Karaçica Më: 2 qershor 2021 Në ora: 19:45
Skënder Karaçica

Akademik Mark Krasniqi në publicistikën e tij shkencore, pati afruar argumente të forta dhe arkivore se regjimet e pushtimit dhe të ripushtimit të Kosovës nga Serbia, më shumë u ka interesuar për pasuritë e mëdha se sa për kishat ortodokse.

Këso kohe, regjimi aktual në Beograd me korpusin e pionierëve të kryekriminelit S.Millosheviq që janë në pushtet, nuk kanë asgjë të re më shumë se sa projektet antishqiptare dhe për ,,zemrën e Kosovës,,(siç!),që u artikulua në qarqet fetare të kishave (anti-Zot dhe anti-Njeri,-nënvizimi im)për të qitur hi syve botës demokratike dhe popujve të lirë në Evropë dhe në botë.

Gjatë tërë historisë së kishave serbe në Kosovë, që në analet historike thuhet me argumentin e fortë kërkimor-shkencor, ato ishin me tabanin e besimit ortodoks dhe më vonë katolikë të popullit shqiptar, u bënë nëpër historinë e pushtimeve serbe ,,pronë e kishave,, të Serbisë pushtuese dhe ripushtuese, thotë në studimet e tij Akad. Mark Krasniqi.

Institucionet ndërkombëtare (BE-SHBA)në tavolinën e bisedimeve Kosovë-Serbi duhen të sjellin përmasën politike të kohës karshi kishave ortodokse serbe dhe në dritën e gjithë kësaj nuk duhet lejuar që Serbia të ,,bëj luftën historike(siç!)përmes kishave dhe për dëmtuar shtetndërtimin.

Populli shqiptar ka një ndjenë të besimit dhe të respektit ndaj objekteve të kultit fetar, prandaj në ketë histori i pati mbrojtur dhe do t`i mbrojë në të ardhmen kultet e besimit ortodoks në Kosovë jashtë kornizave të politikës dhe të propagandës pajada nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat