Mathew Palmer “është nga fshati i Gruas”

Opinione

Mathew Palmer “është nga fshati i Gruas”

Beqir Sina, New York Nga Beqir Sina, New York Më 6 qershor 2021 Në ora: 00:36
Mathew Palmer

Stilet nacionale, profesionale, gjinore dhe individuale të ndikimeve ndërmjet diplomacisë së negociatave.....

Si në çdo aspekt të jetës dhe të veprimtarisë njerëzore, edhe në artin e negociatave kulturat kombëtare, profesionale dhe individuale kanë një ndikim shumë të rëndësishëm. Prandaj, sa më shumë të njihen kulturat nacionale, profesionale madje edhe ato individuale, aq më lart do të ngrihen aftësitë negociuese dhe do të përballohen sfidat me ekipe negociatore që vijnë nga kombe të ndryshme, nga prejardhje profesionale të ndryshme dhe nga specifika kulturore individuale. Shumë studiues dhe praktikues të negociatave siç janë Hans Binnedijk, N.C.G. Campbell, Guy-Oliver Faure, Gunnar Sjosedt, Glen Fisher, John Graham, R.A. Herberger, Edward T. Hall, Terrence Hopman, Roy Lewinski, Robert T. Moran e të tjerë kanë arritur në konkluzionin se...

“...praktikat negociatore dallohen dukshëm nga kultura në kulturë dhe që kultura mund të ndikojë stilin e negociatave – pra mënyrën sesi personat prej kulturave të ndryshme realizojnë vetveten gjatë proceseve negociatore”.171)

Natyrisht, definicioni mbi kulturën, është po aq i larmishëm sa është definicioni mbi negociatat. Kështu të paktën e përcaktojnë kulturën, dy ekspertët e njohur Guy Oliver Faure dhe Gunnar Sjostedt, teksa thonë:

“Kultura është një tërësi ndarëse dhe e qëndrueshme kuptimesh, vlerash dhe besimesh që karakterizojnë kombet, etnitë dhe grupet e tjera si dhe që i orienton sjelljet e tyre”.172)

Ndërsa studiues të tjerë e përcaktojnë kulturën në mënyrë tjetër, natyrisht jo përjashtimore me të parën. Sipas E. Adamson Hoebel kultura është...

“...një sistem i integruar i dallimeve ndërmjet sjelljeve të mësuara, të cilat karakterizojnë anëtarët e një shoqërie dhe që nuk janë rezultat i trashëgimisë biologjike”.173)

Nga hulumtimi i gjithë studiuesve dhe praktikuesve të sipërpërmendur të negociatave, rezulton se kultura nacionale ndikon në mënyrën sesi njerëzit i perceptojnë dhe u përqasen elementeve kyç të caktuar në proceset negociatore. Prandaj rekomandimi i parë në aspektin kulturor është njohja e kulturave nacionale të negociatorëve.

“Njohja e këtyre diferencave kulturore mund t’i ndihmojë negociatorët për të kuptuar dhe interpretuar më mirë sjelljen e negociatorëve përballë tyre si dhe të gjejnë mënyrat dhe rrugët për të ndërtuar brigjet midis hendeqeve të krijuara nga diferencat kulturore”.174)

4 vite më parë(05/09/2017) ish- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq,( aktualisht kryetar i Kuvendit të Serbisë), ka nxitur një debat në gjithë hapësirat diplomatike, pasi që gjatë një takimi në Bled të Sllovenisë e ka përmendur prejardhjen serbe të gruas së Matthew Palmer, i cili katër vjet më parë ishte emëruar i dërguar special i SHBA’së në Ballkanin Perëndimor, rol të cilin zoti Palmer e mbanë edhe sot, në cilësinë e të cilit zhvillojë takime për dialogun në Prishtinë – Beograd .

Katër vjet më parë(Bled -Slloveni) teksa ka folur në panel, Daçiq ka thënë se e njeh Palmerin prej disa vitesh - por ka shtuar se “nuk pret asgjë nga ai”.

“Unë pres më shumë nga gruaja e tij, që është nga ana jonë. Unë nuk e di nëse është nga Serbia, por është nga rajoni jonë. Dhe, tek ne thonë “ nga është gruaja juaj, jeni edhe ju”, ka thënë ish - shefi i diploamcisë serbe.

Por, gazetarët zbuluan më pasë se kush është gruaja të cilën ata e quajtë “Gruaja misterioze” e Matthew Palmer, për të cilën foli kaq shumë Ivica Daçiq.? në Bled -Slloveni.

Matthew Palmer - para disa vitesh ,(më parë se Daciq), kishte treguar se si ishte njoftuar me gruan e tij, Danica Palmer, për të cilën ‘telegraf.rs’, shkruante se ka lindur në Beograd.

Siç shkruante gazeta serbe,Telegraf.sr., ata ishin njoftuar para disa vitesh kur Palmer punonte si këshilltar politik në Ambasadën e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Beograd.

Një gjë të tillë Palmer e kishte zbuluar në një intervistë për mediat malaziase duke treguar se ishte takuar me Danica Damjanovic në Beograd, e më pas edhe është martuar me të.

“ E kam takuar gruan time Danica, ish-Damjanovic në Beograd disa vite më herët. Edhe pse Danica ka lindur në Beorad, familja Damjanoviq i ka rrënjët në Mal të Zi. Ne kemi nëj shtëpi në ‘Dobri Voda’ , ku e kalojmë shumicën e kohës gjatë verës”, kishte thënë Palmer në vitin 2014 i pyetur nga ‘Vjesti’.

Danica Palmer ka gradën e doktoreshës dhe ka diplomuar në Universitetin e Beogradit për Shëndetësi, profesion të cilin e ushtron për më shumë se 20 vjet.

Gruaja e Matthew Palmer flet gjuhën serbe, kroate dhe spanjolle. Në fund mediumi serb thekson faktin se është e pamundur që të gjendet një fotografi e saj në internet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat