Kosova të inkuadroj në dialogun me Serbinë profesorët, Ismet Salihu dhe Bashkim Rrahmani

Opinione

Kosova të inkuadroj në dialogun me Serbinë profesorët, Ismet Salihu dhe Bashkim Rrahmani

Nga: Luz Tomaj Më: 10 qershor 2021 Në ora: 07:50
Luz Tomaj

Dialogu me Serbinë është vetëm një nga pasojat e dobësive apo lëshimeve, në procesin e formimit dhe udhëheqjes së shtetit të Kosovës!!!

Bëra hulumtime por, në të kaluaren apo në histori, nuk ka ndodh që, shteti agresor, shteti egzekutor i krimeve të luftes, të gjenocidit, të inicon dialog me shtetin viktimë. Këtë e bëri vetem Serbia, e bëri fal mosfunkcionimit të duhur të shtetit të Kosoves.

Kosova është shtet i pavarur. Kosova ka irespekt të pafund ndaj Amerikes dhe UE. Megjithatë, kjo, apriori nuk do të thotë se Kosova duhet, në çdo kërkesë, çdo propozim, të përgjigjet me PO. Jo jo, çdo gjë, çdo kerkes duhet vlersuar objektivisht dhe nga aspekti I interesit të shtetit. Nëse nuk është për tu akceptuar donji propozim, në mënyrë profesionale dhe bindëse duhet arsyetuar rrefuzimin.

Tani, shtresa aktuale e Kosoves, përseri duhet të ballafaqohet me dialogun, me insistimin e UE dhe ndoshta edhe të Amerikes. Nxitimi në këtë proces si dhe në proceset tjera politike, nuk preferohet. Preferohet kujdesi dhe profesionalizmi maksimal. Po e potencoi këtë, nga se jeta dhe e kaluara na mëson se, më i vështirë është procesi i korigjimit apo evitimit të dobësive apo të metave se sa vet procesi i formimit dhe mbajtjes së shtetit.

Mu për këtë, preferoi edhe angazhimin e profesorve në dialog e jo Skender Hysenin, Veton Surroin... Për një kohë të gjatë gjindem jashtë vendlindjes dhe i kërkoi falje rrjetit të profesorëve. Por, profesori Ismet Saliu ishte edhe profesori i im dhe, pa asnjë dilemë, është penalisti më i famshëm në Kosovë, është juristi dhe profesori i gjithanshem dhe i duhet dialogut. Profesori i të drejtes ndërkombëtare - Zejnullah Gruda, iku nga kjo jetë. Tani, vërej, ndonse fizikisht nuk e kam takuar, Profesorin Bashkim Rrahmanin, aktivitetet juridiko – profesionale te të cilit më bëjn përshtypje. Këto dy lëmi - e drejta penale dhe ajo ndërkombëtare duhet të vijn në shprehje në procesin e dialogut.

Ndërmjetësuesit, përveç me gjuhën politike, duhet spjeguar edhe me gjuhën profesionale se në dialog gjenden dy palë - njëra ekzekutore e krimëve të luftës, gjenocidit, përfshirë viktimat, numrin e të pagjeturve, të cilët i ka zhdukë pala serbe, numrin e të dhunuarave dhe fundja numrin e të shpërngulurëve nën presion, me qëllim të spastrimit etnik, ndërsa në anën tjetër pala, viktimë e krimëve të paskrupullta serbe.

Serbia është shtet i cili e premton një ndërsa e bën një krejt tjeter. Insistimi për njëfarë Asociacion nuk ka qëllim tjetër por rrëmbim të së paku një pjese të Kosoves. Në dialog duhet, me këmbëngulje, me insistuar se fal Serbisë, serbët në Veri janë vetizoluar, madje as që e respektojn shtetin e Kosovës. Përkujtonjau ndërmjetësuesit se, deri sa serbët në Kosovë nuk janë të kanosur as të rrezikuar dhe se si minoritet shikoni të drejtat, të cilat i tejkalojnë kriterët e Kartes europiane mbi të drejtat e minoriteteve. Njëherit, duhet të shtrohet pyetja e të drejtave të shqipëtarve në Serbi. Jo more, Shqipëtarët e Lugines, asnjë tekst shkollor nuk mund ta botojnë pa lejen e qeverisë serbe.

Me fjalë tjera, edhe Serbisë edhe nërmjetësuesit, duhet spjeguar se, dialogu do rifilloi dhe rrjedhat e tij do të jenë diskutimi rreth dëmeve të luftes përfshirë kompenzimi për numrin e viktimave, të dhunuarave, dëmet e shpërngualjeve dhe për fatin e të pagjeturve, të cilët Serbia i mban në anonimitet ose i ka hedh diku në lum. Njiherit, duhet shtruar pytja se a është fjala për dialog në mes dy shteteve apo jo. Ndaj, duhet të potencohet edhe kërkesa për njohjet reciproke të shteteve, e më pas mund të shtrohen edhe pyetje apo çështje tjera.

E kuptoi se, Qeveria e Kosoves, mjerisht, pas tërë kësaj kohe, tek sa e ka themeluar ose e themelon Institutin për dëme të luftes, për çka duhet të turpërohen qeverit e të kaluares, por më mir von se kurr.

Insistoi se, rruga për ngritjen e padisë për dëme të luftes, është e hapur dhe Kosoves nuk i duhet ndihma e askujt. Kërkohet një përgaditje profesionale e kerkeses juridiko – civile. Serbia mund të ëndërron sa të dojë se padin e Kosoves e pengon mosantarësimi i Kosovës në OKB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat