Mbi përgjegjësinë e politikanëve

Opinione

Mbi përgjegjësinë e politikanëve

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 10 qershor 2021 Në ora: 08:17
Ruzhdi Peçani

“Përçarja është rezultat i mendimit “ortodoks”, kryefortë. I marri e ka vendin në çmendinë. Çmendina është një skenë teatri , ku të gjithë të sëmurët e aktrojnë rolin e Skënderbeut.” - Teki Dervishi

“Mësimi mund të bëhet i dobishëm vetëm në qoftë se nxënësi nuk di ndryshe atë që ia mëson mjeshtri. Cili filozof tha: “Unë e di që nuk di !” Por,kështu pohon vetëm filozofi. E,nëse kështu pohon njeriu i kësisojshëm (mendja mesatare,mediokri),ai do të dalë në “Tregun e kësojetshëm (mendje mesatare,mediokri),ai do të dalë në “Tregun e mendësisë” dhe nuk do mund të blej mend,sepse do të kujtoj se i ka të vetat,ma të mira se sa ato që i ka parë në treg.

Mendja që nuk e analizon argumentin që posedon si premisë të së vërtetës,terminologjia e filozofisë klasike e përkufizon me nocionin “mendje ortodokse”,”mendim ortodoks”.

Mendjemadhësia nuk është kategori filozofike,po është kategori e karakterit të individit. Gjenerali i ushtrisë është profesion,kurse lideri politik është zanat filozofik,diplomati,kryeplaku . . .

Si t´i bindim disa “filozof” shqiptarë të resorit politik,se dituria shtetformuese nuk është punë e ndnjenjës patriotike,por është predispozitë e diturisë filozofike,është disiplinë shkencore ( shkencat politike). Autodidaksia në profesionin e politikës,prodhon lidershipin e nivelit vullnetar.Politika nuk është punë vullnetare,punë që bëhet vetëm pse ke dëshirë ta bësh.

Nuk mund t´i bindim se më parë duhet t´i bindësh që nuk e dinë zanatin,të cilit iu kanë përkushtuar.Ata mendojnë se dinë.Mbase edhe diçka dinë.Ka dije destruktive dhe ka dije konstrukktive.Por,si mund t´i mësosh ti,kur dihet se mësimi mund të bëhet i dobishëm vetëm kur nxënësi mendon se di më mirë se mësusesi. Kur e di se di? Kur nuk e di se di.

Mësuese e politikës është historia.Mësuesja që quhet histori,të mëson me shembuj konkret të ditëve dhe të datave të fitoreve (dhe pse është arritur fitorja) dhe me ditë e data të humbjeve (dhe,pse është arritur humbja).

Para se të nisen të mësojnë historinë kombëtare,disa “filozofëve”shqiptarë të resorit politik duhet t´ua fusim në mendje se politika nuk është punë kolektive.Në çdo tavolinë shqiptare,secili pranë tjetrit është më i ditur dhe më kompetent për “çështje politike”.Të gjithë shqiptarët nuk janë pilotë,port ë gjithë shqiptarët janë politikan,me ndonjë përjashtim fare të vogël.Të gjithë shqiptarët nuk janë këpuctarë,por të gjithë janë politikan.Të gjthë shqiptarët nuk janë berberë,por të gjithë shqiptarët janë politikan. Po them – ka përjashtime,fare,fare të vogëla.Nuk njoh shqiptarë që nuk mendon se më mirë se të gjithë do ta kishte udhëhequr shtetin.Mbase ka të tillë që mendojnë se nuk mund ta udhëheqin shtetin,por unë ende nuk jam njoftuar me ata.

Njerëzit e ditur e kuptojnë se çdo veprim individi ka pasojë përgjegjësinë.Përgjegjësia e individit nuk ekziston vetëm aty ku nuk ekziston juridiksioni politik,drejtësia politike.Përgjegjësia e individit nuk ekziston vetëm kur një popull nuk ka histori,që të frikohesh prej historisë,të frikohesh mos do të shënohet emri në faqet e saj,si prishaplangës,ose tradhëtar.Frika është shënjë e përgjegjësisë.Pse thonë për trimin se është i urtë? Nuk po dua tash me fjalë të urta popullore të ligjëroj për trimin,të them se “trimi i mirë me shokë shumë”.

Nëse filozofi e di se nuk di,atëherë duhet të mbledh rreth vetes sa më shumë njerëz që dinë se nuk dinë,e sëbashku ta arnojnë disi Diturinë e Madhe. Janë do punë e do probleme që kërkojnë dituri të madhe për t´u zgjidhur.

Kur flet vetmevete,askush nuk qëllon afër të të tregoj se e ke gabim çka thua.E,vetëm je kur nuk mund të vësh marrëveshje me tjetrin. Krijon përçarje. Përçarja është rezultat i mendimit “ortodoks”, kryefortë. I marri e ka vendin në çmendinë.Çmendina është një skenë teatri ku të gjithë të sëmurët e aktrojnë rolin e Skënderbeut.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat