Ҫështje për bisedime

Opinione

Ҫështje për bisedime

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 13:04
Melihate Tërmkolli

Një nga çështjet kryesore të bisedimeve me Serbinë duhet të jetë kthimi i pronave dhe pasurisë së shqiptarëve të dëbuar nga vendi i tyre në një territor që përfshinë Nishin, Prokuplen, Kushumlinë, Vranjën etj. e emërtuar në atë kohë në aspektin organizativ-territorial si “Sanxhaku i Nishit”. Kjo e drejtë e cila iu njoh shqiptarëve me vendimin e Kongresit të Berlinit (paragrafi XXXIX, 1878), nuk është zbatuar ende deri sot. Serbia në vazhdimësi e pengoi realizimin e saj përkundër faktit që ishte formuar edhe një Komision Ndërkombëtar për realizimin e drejtës së shqiptarëve për kthim në pronat dhe pasurinë e tyre në zbatim të Vendimit të Kongresit.

Serbia, tani ose duhet t’ju kthejë shqiptarëve pronat dhe pasurinë e tyre ose territorin që e ka grabitur përmes dhunës, spastrimit etnik e gjenocidit dhe të cilin e administron që nga 1878 në një sipërfaqe me mbi 10.000 km2, pak më tepër se territori i sotëm i Kosovës. Serbia e din këtë! Edhe Evropa e din këtë problem dhe poashtu detyrimin e Serbisë për zbatimin e vendimeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Qeveria e Kosovës dhe ekipi negociator nuk mund ta anashkalojnë këtë çështje. Në fakt nuk ka një argument më të fuqishëm se ky për vendosjen e një themeli të fortë të pozicionit të Kosovës në bisedimet që pritet të vazhdojnë tani.

Prishtinë, 9 Qershor 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat