E lënduan padrejtësisht LDK-në

Opinione

E lënduan padrejtësisht LDK-në

Nga: Adem Bytyçi Më: 10 qershor 2021 Në ora: 13:45
Adem Bytyçi

LDK-në, aq shumë e kanë lënduar grupet e interesit pas shkuarjes në amëshim të themeluesit të saj, dr.Ibrahim Rugova, sa që shërimi i këtyre plagëve kërkon kohë, mund dhe lidership të aftë.

Edhe zgjedhjet lokale, që po afrohen me shpejtësi janë një dëshmi, që tregojnë se a ka filluar të këndellet LDK-ja, pas një tërmeti që i'a shkatuan ata që e lanë dhe ikën me bisht nën këmbë për t'u mos u kthyer kurrë më në këtë subjekt politik.

Me keqardhje, por edhe kryetari i ri i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, nuk duket të ketë bagazhin aq të pasur politik dhe cilësitë aq të duhura organizative për t'ia kthyer namin partisë së LDK-së, që e kishte dikur.

Z.Lumir Abdixhiku, në paraqitjet e tij publike politike, në vend që ta masovizojë partinë, duke e rritur elektoratin siç e kishte dikur, për t'iu kthyer përsëri qeverisjes së vendit, për më tepër kërkon aleanca me subjektet tjera me shpresën që ndoshta bashkarisht dikur mund t'i fitojnë zgjedhjet dhe ta marrinë përsëri në dorë qeverisjen e vendit.

Sidoqoftë, duhet ta pranojë lidërshipi aktual i LDK-së, edhe sikur po t'i mos i konvenonte politikisht, se largimi i zonj.Vjosa Osmanit, tani Presidente e Kosovës, nga LDK, ka shkaktuar pikëllimin dhe humbjen më të madhe në historinë politike të këtij subjekti politik në Kosovë.

Pa e kuptuar drejtë këtë kryetari aktual i LDK-së, z.Lumir Abdixhiku, do ta këtë të pamundur ta restauroj LDK-në, politikisht për t'i konkuruar subjektet tjera politike për të arritur atje ku ishte dikur ...

Në qoftëse kryetari aktual i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, vazhdon të bashkëpunojë me bosat e disa partive politike, të cilët kanë investuar shumë, duke bashkëpunuar edhe me grupet e interesit brenda për brenda LDK-së, për të katandisë LDK- në, në një gjendje kaq të pashpresë, tani ,z. Abdixiku do t'i shkaktojë LDK-së, edhe më shumë humbje të elektoratit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat