Shkoi Fata erdhi Hata?!

Opinione

Shkoi Fata erdhi Hata?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 11 qershor 2021 Në ora: 15:00
Ragip Guraziu

Në Zemrën e shtetit Shqiptarë-SHqipërisë,kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ia bëri 8-2 Kryeministrit,Albin Kurtit. Kurti iu përgjigj asaj me një pyetje: “Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?”. Ndërsa Bërnabiq u përgjigj: “Si mendoni se po e okupojmë territorin tonë?

Tërmeti tjetër që ndodhi mbajtjen e liturgjinës në Kishën Ortodokse në Prishtinë:

Është provokim politik,thanë institucionet tona,a është kjo serioze?! KMDLNJ reagon për mbajtjen e liturgjinës në Kishën Ortodokse në Prishtinë: Është provokim politik

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut ka reaguar për mbajtjen e liturgjinës në Kishën Ortodokse në Prishtinë.Nga KMDLNJ kanë thënë se ky është provokim politik i kishës ortodokse serbe.

A janë në dijeni institucionet qeveritare dhe jo qeveritare,se ne kemi humbur edhe seriozitetin tonë,që e kemi shëndrruar në humorë.

Nërskamcën ja kemi qitë ne vetvetes,dhe çka ta bënë vetja,sta banë as armiku,thotë populli.

Në prag të vazhdimit të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, Kisha Ortodokse serbe e mbajti Liturgjinë në Kishën Ortodokse Politike e ndërtuar në hapësirën e UP, “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Kisha ishte ndërtuar në kohën e okupimit të hapësirës universitare nga regjimi serb dhe në bazë të ligjeve diskriminuese. Kjo kishë që moti është dashur të zhvendoset nga ajo hapësirë dhe vetëm oportuniteti politikë i politikanëve vendorë dhe kërcënimi i faktorit ndërkombëtarë e ka mbajtur mbikëmbëkëmbë.

Çë nga vitet 2010-ta e deri sot,kamë shkruar,të gjithave institucioneve ,vendore të Kosovës,dhe institucioneve ndërkombëtare,disa edhe Letra të hapura e disave Publik,derisa të parit të Prishtinës, Shpend Ahmetit,mbi dhjetra herë,e dikujt sot I doli gjumi-tmerr,tmerr,tmerr…

KMDLNj e njeh dhe respekton të drejtën e ushtrimit të drejtave dhe lirive fetare për të gjithë besimtarët në bazë të bindjeve dhe vullnetit por e kundërshton manipulimin e fesë për qëllime politike. Rasti i mbajtjes së Liturgjisë në një objekt të papërfunduar dhe me status të parregulluar, KMDLNj e konsideron si provokim.

. Rron Gjinovci ka reaguar pas mbajtjes së një liturgjie fetare në Kishën e braktisur në oborrin e UP-së për herë të parë prej vitit 1998. Ai ka thënë që qeveria duhet ta bëjë një shpjegim të gjatë se pse është lejuar që të ndodh një gjë e tillë.Ai tha se në rast se qeveria thotë se nëse nuk ka pasur dijeni për këtë meshë, atëherë sipas Gjinovcit qytetarët nuk janë të sigurt.Rron Gjinovci,ku ishe deri sot?! Je msua ne tebate televizive me u sarrallatur e me piskat,kështu ja kemi huq politikës dhe jemi ku jemi?!

“Për meshën e sotme në të ashtuquajturën kishë ortodokse në Prishtinë, nëse qeveria thotë s’e kena ditë, atëherë na s’kokëm t’sigurtë se ktyne para hunve po ju kalojkan keqbërësit, nëse e kanë ditë e i kanë lonë, atëherë le ta përgatisin lirisht ni shpjegim t’gjatë, i cili s’di çfarë justifikimi munët me përmbajte”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji në Kishën e braktisur në oborrin e UP-së për herë të parë prej vitit 1998.

Për festën që mbahet në ditën e 40 pas krishtlindjeve ortodokste që njihet si “Dita e Ngritjes së Krishtit”, Dioçeza e Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji së bashku me besimtarë dhe peshkopë të tjerë.

“Për herë të parë që nga viti 1998, një liturgji është mbajtur në Kishën e Krishtit Shpëtimtar në qendër të Prishtinës. Liturgjia e shenjtë është shërbyer nga Peshkopi Teodosije me priftërinj dhe besimtarë në kishën e pambaruar, për nder të ditës së ngritjes”, thuhet në deklaratën e Dioçezës.

Në “non-paper”-in që ka qarkulluar javët e fundit lidhur me një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është paraparë edhe eksterritorrialitet për Kishat dhe Manastiret serbe në Kosovë.

Kjo liturgji vjen pak ditë para takimit të nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidenti Aleksander Vuçiq në Bruksel.Në këtë liturgji ka marrë pjesë edhe deputeti i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq.Në fund të vitit 1992 nisi ndërtimi i objektit të Kishës Ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Nga ky institucion i lartë shkollor ishin dëbuar shqiptarët, sikurse edhe nga të gjitha institucionet tjera në Kosovë.

Për këtë arsye serbët që mbanin pushtetin absolut nuk e patën të vështirë t`i marrin tokën universitetit për të ndërtuar kishën.

Madje në ceremoninë e gurthemelit merrte pjesë edhe krimineli nga luftërat e Ish-Jugosllavisë, Arkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat