E nisi me Rugovën, e përfundoi me Hashimin

Opinione

E nisi me Rugovën, e përfundoi me Hashimin

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 11 qershor 2021 Në ora: 15:43
Agim Veliu

I kishte të gjitha mundësitë për të qenë faqebardhë, nuk e bëri dhe rrjedhimisht mbeti faqezi.

Agim Veliu, dikur ndër personat më të besuar nga dr. Rugova, i plagosur, dhe i vlerësuar lartë nga votuesit e LDK, kishte të gjitha atributet për të pasur një karrierë të suksesshme dhe të ndritur politike.

Në vend se të zgjedhën idealet, parimet, dinjitetin, vlera të cilat do e bënin atë që të mbetej i respektuar dhe me kokën lartë, fatkeqësisht zgjodhi rrugën tjetër.

Një rrugë në të cilën mbizotëronte interesi i ngushtë, e që krejt këto në lidhje me PDK, konkretisht kreun e saj Hashim Thaçi.

Agim Veliu ishte burrë i mirë, së paku kështu e njihnim, derisa nuk ranë në grackën e Hashim Thaçit, duke u shndërruar në vegël të tij, në marionetë të njeriut që gjithnjë kishte urryer dr. Rugovën.

Pas vdekjes së Rugovës në krye të LDK erdhën njerëzit e Thaçit nën petkun e “rugovizmit” nuk bën asgjë që ishte në rrugën dhe orientimin e Rugovës dhe votuesve të saj.

Agim Veliu ishte ndër ithtarët më të mëdhenj të koalicioneve të vazhdueshme me PDK, nga e cila po lëngonte Kosova dhe qytetarët e Kosovës votonin LDK me shpresën e ndryshimit.

Sapo mbaronin zgjedhjet drejt e nën shtratin e PDK-së, përfundonte paria e LDK e prirë nga Isa dhe Agimi. Ky i fundit me arrogancën e madhe mendonte se do mbetej gjithnjë në pushtet, duke harruar se në demokraci s’mund të bëhesh arrogant me votuesit e tua, mbase edhe mundesh por pastaj s’mundesh se nuk të votojnë më.

Gjë që edhe ndodhi, votuesit e besnikë të LDK nuk kishin zgjidhje tjetër vetëm se të mos e votonin LDK, në mënyrë që kjo parti të çlirohej nga kapësit e saj, të çlirohej nga Thaçi dhe oligarkët e tij brenda në LDK.

Si rrjedhojë, LDK u ndëshkua si mos më keq në zgjedhjet e 14 shkurti, të cilat edhe arritën synimin e votuesve të LDK-së: ndëshkimin e saj për ta çliruar nga klani Isës dhe Agimit. Kjo edhe ndodhi, Agimi u shkarkua, edhe pse nuk ishte hera e parë, duke pasuar edhe me shkarkimet tjera, e fundit shkarkimi i tij nga kryetari i degës së LDK në Podujevë.

Agim Veliu është mbase humbësi më i madh në histori të politikës shqiptare, që brenda një periudhe të shkurtër kohore, 20 muaj shkarkohet nga të gjitha funksionet që mbante: ministër i brendshëm, nënkryetar i LDK, anëtar i saj, kryetar i degës së LDK-së në Podujevë, duke e zhveshur nga të gjitha funksionet. Ithtari i madh i Hashim Thaçit, Agim Veliu mbetet ndër figurat më të errëta të politikës shqiptare në Kosovës dhe me gjerë, duke sintetizuar kështu shkatërrimin e karrierës së njeriut nga lakmia për para, pushtet dhe famë.

Agim Veliu, me largimin e tij edhe nga pozita e vetme që i kishte mbetur, u zhvesh përfundimisht nga pushteti që e mbante, duke mos mbetur asgjë nga burrëria e tij.

Modeli i tij i mbrapsht, karakterizuar nga arrogance, janë tipare të njeriut të destinuar për të përfunduar me turp karrierën e tij politike.

Një model i keq i një politikani, Agim Veliu do të kujtohet si i tillë, si njeriu që ka nisur karrierën me nder dhe përfunduar me turp.

Metamorfoza e tij politike : nisur nga Rugova dhe përfunduar tek Hashimi, nisur nga idealet dhe përfunduar tek pazaret, nisur nga ndershmëria dhe përfunduar tek pandershmëria, janë modele që nuk duhet ndjekur.

Një fund i turpshëm, kështu ndodh kur idealet zëvendësohen me pazare, mësim për të tjerët. Agim, sa keq që përfundove i zhveshur nga dinjiteti, të tillë të bëri lakmia, e turpërove edhe familjen, edhe partinë edhe votuesit, mbi të gjitha tradhtove idealet e Rugovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat