Bërnbiq i tha Tiranës, Kosova është Serbi!

Opinione

Bërnbiq i tha Tiranës, Kosova është Serbi!

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 11 qershor 2021 Në ora: 18:47
Mehdi Hyseni

Po, Edi Rama (rilindësi i rremë) pse nuk e theu atë heshtje tragjike dhe të pajustifikueshme, duke iu përgjigjur kryeministres Ana Bërnabiq, -Mos rrej, mos mashtro dhe mos manipulo me të vërtetën historike dhe faktike, spese Kosova është trualli, djepi, shpirti dhe zemra e Shqipërisë Etnike, jo e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).

Mirëpo, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk e mbështeti Albin Kurtin (kreministrin e Kosovës), i cili e kundërshtoi kryeministren serbe Ana Bërnabiq, se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, që nuk  i përket Serbisë.

Derisa lidershipi i Shqipërisë nuk reagon kundër shpifjeve serbomëdha çetniko-fashiste dhe raciste se “Kosova është Serbe”, nuk di se çfarë kuptimi dhe çfarë interesi jetik ka pjesëmarrja e Shqipërisë në ato samite të Ballkanit Perëndimor, si dhe në ato rajonale a ndërkombëtare, që Kosovën  nuk e njhin si shtet të pavarur dhe sovran.

Gjithahstu, derisa BE-ja nuk  i detyron pesë (5) anëtaret e saj (Greqinë, Romaninë, Spanjën, Sllovakinë dhe Qipron Greke), që ta njohin Kosovën sikurse  22 anëtarë të tjerë, Kosova nuk do të figurojë si shtet i pavarur në konferencat rajonale e as ndërkombëtare.

Me një fjalë, Kosova kot kërkon reciprocitet juridiko-politik, ekonomik e tregtar me Serbinë, sepse kjo nuk ka mbështetjen faktike dhe juridike nga BE-ja e as nga OKB-ja.

Edhe Edi Rama se mbështeti Albin Kurtin, ashtu si Ilir Meta që nuk e mbështeti Vjosa Osmanin në Slloveni !!!

Pse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk e kundërshtoi këtë gënjeshtër qindravjeçare  të shtetit dhe të kishës serbe, se gjoja “Kosova na qenka Serbi”, duke ia përpalsur në fytyrë kryeministres Ana Bërnabiq, se KOSOVA ËSHTË E SHQIPËRISË ETNIKE, jo e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, e cila që nga viti 1878 ka pushtuar, aneksuar dhe kolonizuar me terror, persekutim dhe me gjenocid me qindra e me mijëra shqiptarë nga territoret e Shqipërisë Etnike (Nish, Vranjë, Prokuple, Leskovc, Tupallë, Kurshumli, Bllacë dhe Tregu i Ri…etj.

Kur do të vijë ajo ditë apo ajo natë historike, që liderët politikë të Tiranës, do t’ua thonë Beogradit, Brukselit, Uashingtonit, Moskës, Pekinit, Nju-Jorkut…, se KOSOVA ISHTE VETËM NJË KOLONI E SERBISË, e aneksuar dhe e pushtuar me aggresion dhe me gjenocid klasik (1912-1999).

 Vetëm pas kësaj së vërteteje çimentuese, do të duhej të pasonte pyetja e A. Kurtit drejtuar kryeministres Ana Bërnabiq,  “Pse a dëshironi të na pushtoni prapë?” –Pyetje kjo, të cilën Ana Bërnabiq nuk e “shtiu në vesh” fare, por e quajti vetëm si “provokim politik” dhe si “hyrje përgatitore të axhendës së Kurtit për vazhdimin e Dialogut të Brukselit.”

Për më tepër, A. Bërnabiq i vuri në dijeni dy kryeministrat shqiptarë në zemër të Tiranës se  “Serbia është shtet sovran, dhe Kosova është pjesë territoriale e saj” !?

Mirëpo, kjo gënjeshtër politko-propagandistike e kreministres Ana Bërnabiq, fare nuk e shqetësoi kryeministrin e qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama,  i cili nuk reagoi fare, ashtu sikurse ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në samitin paraprak të presidentëve të Ballkanit Perëndimor në Bërdo afër  Kranjit  të Sllovenisë (17 maj 2021), i cili nuk e mbështeti presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Përkudnrazi, ai, ashtu sikurse Edi Rama në Tiranë, më 10 qershor 2021 nënshkroi Deklaratën e përbashkët të shteteve pjesëmarrëse, edhe pse Kosova nuk figuronte si shtet i pavarur dhe sovran.

 Albini veproi drejt që nuk e nëshkroi Deklaratën e përbashkët të samitit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë!

-Fundja, logjikisht dhe realisht, derisa Kosova nuk figuron si shtet i barabartë me shtetet e tjera pjesëmarrëse të samiteve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesit e saj qoftë presidenti, kryeministri apo ministrat, ligjërisht nuk janë të obliguar që të marrin pjesë në punimet e tyre, e as t’i nënshkruajnë dokumentet e tyre.

Për dallim nga nënshkruesit e Dokumentit të samitit  të Ballkanit Perëndimor në Slloveni, të cilin e firmosi presidenti “i shkretë”  Ilir Metaj, si dhe Dokumentin përfundimtar të samitit në Tiranë, më 10 qershor 2021, të cilin e nënshkroi kryeministri Edi Rama, atë nuk e NËNSHKROI  kryeministri i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti. Kështu, do të duhej të vepronte edhe kryeministri Edi Rama. Për më tepër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama patjetër, do të duhej ta anulonte samitin e kryeministrave të Ballaknit Perëndimor në Tiranë të datës 10 qershor 2021, duke qenë se Kosova nuk figuronte në të si shtet i pavarur dhe sovran.

 Ja pse kryeminisrja serbe Ana Bërnabiq polemizoi me kryeministrin e Kosovës, Alin Kurti në Tiranë

Në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, bërë në Tiranë, më 10 qershor 2021, kryeministrja e qeverisë së Serbisë, Ana Bërnabiq  ua përplasi  në fytyrë të gjithë shqiptarëve rrenën më të madhe historike shekullore serbe, se “Kosova është pjesë e Serbisë” !

Kjo gënjeshtër e kryeministres serbe Bërnabiq ishte përgjigje kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili kërkoi “ridefinimin  e  CEFTA-s, që Kosovën ta njohë si shtet të barabartë me shtetet e tjera në rajon. Gjithashtu, ai kërkoi nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës”.  Mirëpo, Ana Bërnabiq kërkesat e Kurtit i quajti provokime, të cilat i hodhi poshtë, duke i kundërshtuar si të papranueshme, duke  pohuar se  “nuk ekzistojnë kurrfarë faktesh dhe argumentesh ligjore që të ndryshohet CEFTA, sepse deri tash ka funksionuar mirë, duke qenë se Kosova është pjesë e Serbisë”.

Gjithashtu, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ia rikujoi Kurtit, se “ pesë anëtare të BE-së nuk e njohin Kosovën, dhe se kjo nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Prandaj, sigurisht se nuk mund të ketë një status tjetër nga ky që ka tani.”

Mirëpo, kryeministri i Kosovës, A.Kurti reagoi duke e pyetur kryeministren A. Bërnabiq : “ Çfarë do të bëni? A dëshironi që të na pushtoni ?”  - Ndërkaq, Bërnabiq i përgjigjet, “si mendoni, se ne do të okupojmë territorin tone?”  (!?)

-Përgjigje kundërshtuese ndaj Bërnabiqit, do të duhej të ishin edhe  këto:

(1)  Pasi Kosova “qenka territor i Serbisë”, pse regjimi çetniko-fashist militar, paramilitar dhe policor vrastar i Serbisë së Slobodan Milosheviqit e ripushtoi Kosovën më 1989, dhe bëri gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë, ku vrau e masakroi mbi “11.800 shqiptarë”; zhduku mbi  “1647 shqiptarë”; shpërnguli mbi “1 milion shqiptarë”; plaçkiti dhe shkatërroi pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme të shqiptarëve, si dhe dogji tërë Kosovën.

E gjithë kjo tragjedi mbi shqiptarët dhe Kosovën e Shqipërisë Etnike dëshmon se, po të kishte qenë Kosova “territor i Serbisë” siç gënjen kryeminisrtrja Ana Bërnabiq, vërtet, Serbia nuk do ta okuponte dhe nuk do ta digjte shkrum e hi. Mirëpo, pikërisht, pse Kosova nuk ishte territor i Serbisë së kryeministres Ana Bërnabiq, i Aleksandar Vuçiqit, i Slobodan Milosheviqit…etj., u shndërra në varreza masive dhe në krime të gjenocidit, mbase Kosova ishte shqiptare dhe e Shqipërisë Etnike.

Kjo e vërtetë e hidhur dhe tragjike, do të duhej t’i përplasej në fytyrë kryeministres serbe Ana Bërnabiq dhe pjesëmarrësve të tjerë në samitin e Ballkanit Perëndimor, bërë në Tiranë, më 10 qershor 2021.

(2)  Githashtu, kryeministres së qevrisë së Serbisë, do të duhej, që t’i tërheqej vërjtja serioze, që qeveria dhe shteti i saj të mos vazhdojnë me zbatimin e strategjisë  së politikës shfarosëse të shqiptarëve të regjimit militarist dhe gjenocidal të Slobodan Milosheviqit,  sepse një logjikë e tillë e agresionit dhe e politikës së forcës nuk shpie drejt bashkëpunimit, të paqes dhe të mirëkuptimit midis popujve në Ballkan, por vetëm në konflikte dhe  në luftëra të reja, që do të digjnin Ballkanin, ashtu sikurse  në dekadën e fundme të shekullit XX, kur Serbia bëri tri(3) gjenocide në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1991-1999).

Derisa BE-ja nuk reagon kundër deklaratave skandaloze të presientit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe të kryeministres së qeverisë Ana Bërnabiq, se “Kosova është territor i Serbisë”,  Beogradi zyrtar do të vazhdojë me politikën, me diplomacinë dhe me propagandën e Serbisë së Slobdan Milosheviqit për ta destabiluzuar dhe për ta ripushtuar Kosovën, të cilën botërisht po e quan “teritor  legal të Serbisë”. Mirëpo, fatkeqësisht,  e gjithë kjo fushatë e Serbisë kolonziuese  për përmbysjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës nuk po e shqetëson as BE-në e as OKB-në, madje as qeverinë e “rilindjes” së kryeministrit Edi Rama!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat