Brengat e mia në lidhje me dialogun në krye me KM Kurti

Opinione

Brengat e mia në lidhje me dialogun në krye me KM Kurti

Nga: Genc Xërxa Më: 12 qershor 2021 Në ora: 10:33
Genc Xërxa

Qasja më pragmatike më e kujdesshme e z. Kurti dhe në dukje më e sigurtë drejtë bisedimeve mes palëve me qëllim që mos të dështojë në thelb, po krijon përshtypje të mirë në konsumin e brendshëm, e aq i arsyeshmëm në diskurs, sidomos me rastin e inicimit të disa temave apo mos them parakushteve në hije nga Kurti drejtë normalizimit përmbajtësor të marrëdhënieve Kosovë-Serbi e jo Prishtinë-Beograd siç pala e kundërt zakonisht po e potencon. Jep përshtypje me atë retorikë thua se janë duke negociiuar palët e një konflikti apo kontesti të brendshëm politik mes qyteteve të një njësie politike, e asesi ndërshtetëror!

Por cilat mund të jenë rreziqet apo brengat që do mund të shfaqeshin deri sa Kurti do ishte në krye të bisedimeve bazuar në qasjen, diskursin apo qëndrimet e tij drejtë një normalizimi të vërtetë mes dy vendeve!

1. Nëse mund të shprehem në evolucionin e tij politik apo ndryshimet që bëri në qëndrimet dhe retorikën e tij disa vjeçare nga ajo më e ashpër apo rrigjide karshi shumë zhvillimeve politike në vend sidomos në raport me nismat ndërkombëtare apo atë të raportit Kosovë-Serbi. Tani kemi vërejt një qasje më të moderuar dhe jo aq nihilist, apo përjashtues në të gjitha avansimet apo zhvillimet që janë bërë sa ishte ai në opozitë me të vërtetën e tij antagoniste. Rreziku është se deri ku mund të shkoj ky ndryshim apo evolucion i tij politik nga ajo qasje kundërthënëse tani më të zbutur. A mund të shkoj edhe më tej në një sofistikim apo një rivlerësim të tij karshi shumë fenomeneve politke që dikur i shihte aq ashpër nga perpektiva jashtë qeverisëse? Tani në krye të saj a mund t’i adaptoj në qëndrimet e tij disa nga kundërshtitë e mëhershme që kishte karshi tyre tani në pushtet dhe diskursit të tij, ku tani gjërat të shihen nga një qasje tjetër jo e njejtë si e dikurshme, dhe që ishte e gabuar?!

2. Brenga tjetër është pedigrea e tij apo diskursi nacionalist karshi qasjes në raport me konsumin e brendshëm e sidomos në raport me Serbinë. Mospranimi apo radikalizmi i tij i të të gjitha të arriturave apo dështimeve siç i quan Kurti, e bënë ndoshta edhe më të vështirë procesin. Në kërkim të riformulimit apo përzgjedhjes selektive të marrëveshjeve të dala nga bisedimet e kaluara mund të jenë pika potenciale kritike në ecje drejt zgjidhjes. Deri vonë mospranimi i shtetit të Kosovës dhe loja me simbolika populiste duke ngritur theksin etnik dhe neglizhuar qasjen shtetërore, mund të krijoj tendenca të favorshme për Serbinë, pasi që duke luajtur në të njejtën gjuhë të cilën është duke e përdorur qe sa do mund të zhvendos problematikën nga agjenda e subjektivitetit shtetëror në nivel etnik ridefinues. Kjo qasje është pastaj e rezikshme, vijm në një stadë të ri-konfirmimit të qëndrimeve antagoniste ku do fitohej përshtypja që zgjidhja ështe e pamundur mes palëve e do hym në një status quo apo ndonjë marrëveshje të dëmshme për vendin “në premisa gjeografike të ndarjes etnike” e cila po qarkullon nëpërmes non-paperave, por tani me një riformulim apo një paketim pak më ndryshe, një të vërtetë ambiguale e pëlqyeshme për dy palët. Kjo qasje mund të vie si rrjedhojë e të kaluarës së afërt negociiuese kur dy anët kishin të vërtetat e tyre për konsum të brendshëm rreth një marëveshje interpretuese dykuptimëshe. Ose ose duke krijuar përshtypje se dy popujtë asesi nuk po mund të arrin që të krijojn vullnet për të jetuar ndër një shtet, konkludim i shumëpritur nga shteti serb për të dërguar pastaj vendin drejtë ndonjë ridefinimi konstituiv të pafavorshëm për shtetin e ri, pasi që qasja e Serbisë është gjithnjë ti përfaqësoj minoritetin serb brenda Kosovës gjatë bisedimeve edhepse ata kanë përfaqëuesit e tyre legjitim në Kosovë të dala nga vota e serbëve lokalë! Por qëllimi i saj permanent është se nuk po diskutojm mes dy shteteve por mes dy popujve që të krijojm zgjidhje të ndarjes gjeografike mes etnive se, kujt çka i takon?!

3.Kjo brengë lidhet me dy të parat kur Kurti gjithnjë ka të drejtë “të pakontestueshme” ndaj tjerëve në artikulimin dhe argumentimin e fenomeneve politike në fjalë. Tani nuk mund të fitojm ndonjë përshtypje të qartë e të madhe sa është në qeveri, pasi është kohë e shkurtër prej që ka marr pushtetin, por sa ishte në opozitë ai gjithnjë kishte të vërtetën e vet “sublime apo supreme mbi të gjithë”. Duke u bazuar në këto të vërteta të tij populiste ai morri edhe pëlqimin elektoral që askush deri sot në njëzet vitet e fundit të pasluftës nuk arriti ta bëjë. Qasja e tij sa ishte në opozitë, aq sa kam arritë të vërejë ishte mbi filozofinë,maksimën që mjeti nuk është me rëndësi deri sa qëllimi është primar dhe me çdo kusht të arrihet synimi i dëshiruar.Çfarë mjetesh do përdor drejtë një qëllimi që Kosova të del mirë nga këto bisedime mbetet të shihet, por nga rasti i qeverisë “Kurti1” ndoshta tani do ketë më shumë eksperiencë, se edhe faktori ndërkombëtarë ka rol të rëndësishëm në këtë mes. “Zhagitja, provokimi i procesit” sipas një diskursi dashakeq apo nga kërkesat moralo-politike mbi një ridefinim të tij në këtë kohë, apo momentum s’di sa do jetë e pranuar nga pala e kundërt apo ndërmjetësuesi që dosido mund të krijohet sërish përshtypje që me qëllim po tentohet minimi i saj apo përgjegjësia e munguar për të përmbyllur këtë proces, ky diskurs aspak nuk do duhej që ti mvishet palës kosovare. Tani duke ditur që z.Kurti ka mbi 50% të parlamentit ndoshta kushtet për një ratifikim asnjëherë nuk kanë qenë më të mundshme se këtë legjislativ . Por shtrohet pyetja çfarë lloj ratifikimi do arrihet?! A do jetë ende “suprem apo i pagabueshëm” si gjithnjë siç është paraqitur në argumentim sa ishte në opozitë, a do jetë konsistent jo vetëm i diskursit por edhe i veprimeve proaktive që proklamonte gjithnjë edhe tani sa është në krye shteti mbetet të shihet?! Shpresojmë që do jetë i suksesshëm, se do ishte kryesisht e rëndësishme jo vetëm për të, por më shumë e mirë do ishte mbi të gjitha për Kosovën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat