Zgjedhje-vjedhje në PS dhe në Shqipëri

Opinione

Zgjedhje-vjedhje në PS dhe në Shqipëri

Nga: Aldo Bani Më: 12 qershor 2021 Në ora: 10:32
Edi Rama

Edi Rama po bën 16 vjet në krye të PS, dhe 12 vite i pa votuar, zgjedhur nga antarësia e Rilindje- Socialistëve!

Zgjdhje-vjedhjet në Shqipëri vazhdojnë riciklimin përgjatë 30 viteve, duke deformuar e vjedhur pushtetin e shqiptarëve.

Vjedhjet e zgjedhjeve nisin nga brënda subjekteve polititike dhe shtrihen në shoqërinë shqiptare, duke vjedhur edhe shpirtin, të sotmen dhe të nesërmen e brezave, të shoqërisë!

Kanë mjaftuar jo një e dy prova, por disa për të qënë të përligjura edhe vjedhja e votave, pa e ndalur trendin e tyre të mjaftueshëm, dhe përsëritjen e zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Ndonëse ankimimet prej subjekteve të shumta e të vjedhura nisin nëpër shkallët e trupës, turpëruese gjyqsore- zgjedhore, të zgjedhur nga pushteti i vjedhur, nga tufa e njejtë, hedhin poshtë provat dhe mbajnë në pushtet pushtetin e grabitur”-denacojnë Opozita e bashkuar dhe jo vetëm!.

Edhe pse kanë kaluar 30 vjet, zgjedhje të parakohëshme vetëm në Shqipëri nuk bëhen, ndonëse edhe në vendet përrreth,  në shetin më të ri, 13 vjeçar të Kosovës, janë bërë zgjedhje të parakohëshme, në Maqedoninë e Veriut, në Izrale në harkun e 4 viteve, janë zhvilluat 3 zgjedhje, e kudo në Europë, me standarte shumë më të larta se sa Shqipëria

Le të bëjmë një krahasim: Në vitin 2016 u përsëritën zgjedhjet presidenciale në Austri, sepse në dy qëndra votimi u konstatuan dy gabime të thjeshta, të cilat me rastet tona janë si nata me ditën. Në një qëndër votimi komisionerët kishin hedhur firmat para mbylljes së votimeve, ndërsa në tjetrën sepse mbyllën votimin para pak minutash, kur nuk kishte prani të votuesve në radhë.

Kaq mjaftoi dhe zgjedhjet u përsëritën në shkallë vendi! Dhe kur bën krahasimin midis një vendi të Europës dhe Shqipërisë- është mjaftë drithëruese.

Partinë Socialistë pasardhëse e Partisë Punës, Komunistë të Diktaturës, ka 16 vjet që e drejton E. Rama, dhe për 12 vite në këtë parti nuk janë zhvillur zgjedhje, ndonëse lideri e sundon, nëpërmjet të ashtuquajtuar zgjedhje -vjedhjeve të pushtetit. Pra, vjedhjet e pushtetit startojnë qysh nga ky moment, duke shmangur zgjedhjet e drejta, të barabarta, me garues, të hapura sipas statutit të çdo partie në botë.

Në vitin 2009- mbahet mënd dhe evidencohet kur Rama i është nënështruar votimit. Ndërsa në vijim qysh prej atij viti e deri në vitin 2021, nuk njihen zgjedhje për kreun e PS, as nga vet socilaistët, ndonëse brënda strukturave të saj zhvillohen zgjedhje, përzgjidhen në pozicione drejtuese ata që u vë syrin lideri! Ndërsa kreu i saj mbetet i përjetshëm në pushtet, i pa zgjedhur, pa garues dhe i pa votuar!

Socialstët e kutojnë forë vitin 2016, dhe gjithë shqiptarët debatet e gjata, publike kur ish deputeti, ndër figuarat e njohura të PS; Ben Blushi këmbëngulte dhe vendosi të garonte përballë Ramës për kreun e PS sipas Statutit. Blushi njihet edhe për kontributin dhe vlerat e tij intelektuale dhe publike në PS. E. Rama nuk mundëte të përballej me zgjedhje të lira të  kreut të PS, sepse e dinte që kishte hyrë në ujë, përballë Blushit dhe znj. M. Hafizit. Por ai mundi të dhunonte, deformonte statutin e PS- duke e korgjuar, abuzur me normat dhe ligjshmërinë e funksionimit të partive, “Zgjedhjen e zvendësuar me Mos zgjedhjen e tij përderasa kishte fituar Zgjedhjet”. Pra, korigjim i imponuar, i vjedhur çmohet nga antarësia e PS, duke i deformuar normat statutore, ligjore me zgjedhje referendare, e realizuar me 95 o/o “fitoren” nga antarësia!

Përgjatë 16 viteve, gjithë zgjedhjet, nisur nga të brënda PS, si dhe zgjedhjet e përgjithëshme, nuk i janë nënështruar vullnetit të lirë të antrësisë dhe qytetarsë,  ligjit të Formuluar në bazë të Kushtetutës, por janë ndryshuar me “Andrime dhe Mballoma”, deri në ndërhyrje shpërfytyrimi të Kushtetutës, sidomos nga “Kuvendi” me deputetët e blerë në “Pazarin e Roskovecit dhe të Burreli”,  siç ndodhi edhe me zgjedhjet-vjedhjet e 30 qershorit 2019, të Pushtetit Lokal, pa Dekret të Presidentit të Republikës dhe zgjedhjet e 25 Prillit, duke shkeluar e abuzuar me marëveshjen e Qershorit, ndryshimin e Kodit zgjedhor në mënyrë të njëanëshme!

Edhe ish udhëheqsi i sistemit Diktatorial, relizonte zgjedhje, zgjidhej çdo 4 vjet, nuk kishte ndryshuar statutin e Partisë në afatin e zgjedhjeve, duke shmangur zgjedhjet.

Kreu i PS, ka 16 vite në pushtet dhe 12 vjet i pa votuar, i pa zgjedhur nga antarësia e saj!

“Edhe socialistët kanë shënuar fortë sesi erdhi Rama në krye të PS, me manovra e djallëzi në vitin 2005, pasi dha dorëheqje nga kreu i PS Fatos Nano”.

Në garë u fut z. Rama me ish Presidentin Rexhep Mejdani.

Në atë garim u vendos që kandidatët të paraqisnin programet e tyre dhe të çmoheshin e votoheshin nga delegatët.

Në kongresin e zhvilluar të PS më; 8 tetor të vitit 2005, kongresi i PS e rrëzoi programin e kanditaturës për kreun e PS të z. Rama. Por ishte shpëtimtari i tij zoti G. Ruçi, i cili ditën e dytë të atij Kongresi “deklaroi se raporti i paraqitur nuk ishte i konkuruesit Rama, por i këtij”, kur z. Ruçi nuk ishte kandidat për garimin e kreut të PS. Edhe ky shënohet si një abuzim sa; qesharak, aq dhe adoleshent.

Ndërsa ditën tjetër më 9 Tetor të vitit 2005, me një punë mjeshtërore delegatët që kishin rrëzuar një ditë më parë programin, e ngritën në piedestal me shumicë votash!

 “Zgjedhja e tij u kritikua nga eksponentë socialistë si e siguruar përmes blerjes së delegatëve të Kongresit me paratë e klientëve ndërtues të Edi Ramës.

Kryetari i LSI-së Ilir Meta e quajti zgjedhjen e Ramës në krye të PS-së si zgjedhje me modelin: “Një pallat, një votë”! Edhe në humbjen e zgjedhjeve të vitit 2009, i cili sipas statutit të korigjuar prej tij të mos ishte në krye të partisë për shkak të humbjes së zgjedhjeve u korigjuar sërish nga vet z. Rama Statuti i PS. Sërish abuzoi me statutin, duke mos e dhënë dorëheqjen e pa ravokueshme, të formuluar, por aplikoi sërish abuzivizmin, duke dhënë dorëhëqje formalisht dhe nisi garën, i friksur se kundërshtarët e tij, madje dhe kontribuesit e themeluesit të PS, ishin shtuar edhe nga abuzimet me psuhtetin e tij, ndryshimin sërish të statutit, për të mos u zgjedhur nga kongresi i Partisë ashtu siç ishte edhe në statutin e PS të korigjuar prej tij, por nga antarësia. Pas çdo humbje, ka ndryshuar Statutin, të kthyer si fletë bakalli!...

Prej shtatorit të vitit 2009, kur ai zhvilloi zgjedhje- vjedhjet e radhës dhe deri në vitin 2021, në PS nuk zhvillohen zgjedhje, por zhvillohen Vjedhje edhe brënda saj, vjedhje të Pushtetit, e për rrjedhojë zgjdhjet edhe për Shqiptarët në të 2 nivelet e pushteteve rezultojnë:Vjedhje me sy hapur,  e ditën me diell! E shohin dhe e vuajnë edhe socialistët brënda asaj tufe: Vjedhjen e Pushetit, nga mos zgjedhjet e drejta, të ndershme, të barabarta, pa garë, shumë prej tyre: Themelus, Kontribues  janë përjashtuar nga radhët e PS. Dhe Kapacitetet janë zvëndësuar me Skarcitetet: për tu lehtë përdorur e shfrytëzuar, përgjatë këtyre 16 viteve, të zaptimit-pushtimit të PS- nga kreu aktual i saj.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat