Pse!

Opinione

Pse!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 13 qershor 2021 Në ora: 11:13
Muhamet Kelmendi

Kuvendi i Kosovës ka dështuar në mënyrë të vazhdueshme. Ka shumë raste kur nuk mori vendime të drejta. Ka raste kur nxorri vendime tipike kundër Republikës. Pas shpalljes së Pavarsisë u nxirren vendime shumë të dëmshme. U futen thojëzat në Kosovë. Kuvendi miratoi vendimin e komunave të reja serbe. U nda gjykata në Veri nga ajo e Kosovës. U formua administrata e pavarur dhe u futen në Policinë e Kosovës kriminelët serb. Po ky Kuvend me Qeverin formuan "Listën Sërbska". Aprovuan Asociacionin serb në vitin 2013 dhe votuan Gjykatën Speciale. Ishin këto vendime të nxjerra. Natyrisht se tash po dëgjojmë fjalë dhe fjali patriotike nga shumëkush. Por, kur ishin në pushtet i futshin "veshët në lesh" dhe nuk bënin asgjë.

Pikërisht Arsim Bajrami dhe Bajramat tjerë në kohën e Thaçit ishin ata që e kanë ndaluar Kuvendin që në kuadër të vendimeve pas vitit 1989, të nxjerr nga qeveria pushtuese dhe fashiste serbe, të shpallen nul dhe kështu edhe Kisha në pronën e Universitetit do të prishej. Z.Bajrami ishte edhe Minister i Arsimit. Universiteti binte nën kompetencat e tij.

Pse nuk u prishë? Thjeshtë: Mos të prisheshin gjoja raportet me ndërkombëtarët! Marri. Shumë vendime që janë nxjerrë deri në qeshor 1999 i kanë lënë në fuqi organet e Kosovës dhe mjerisht edhe sot janë të tillë dhe ekzekutohen nga ekzekutivi.

Duhet këtu të përmendim dokumentet për pronat e konfiskuara nga ana e pushtetit fashist serb. Po kështu janë pensionet dhe shumë çështje tjera me rëndësi për jetën e qytetarëve. Eshtë anomali të paguhet nga buxheti i Kosovës pensioni punëtorëve të ish regjimit serbomadh deri në vitin 1999. Kështu janë me mijëra veta. Po kështu është edhe Kisha e regjimit pushtues serb në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Dhe, më tepër krijuan pushtet mbi pushtet. I ndanë organet e drejtësisë dhe administratën. Natyrisht se hargjimet i heqë buxheti i Kosovës. Marrija bëhet edhe më e rëndë kur sheh se jo vetëm Kuvendi, por as komuna dhe as Universiteti nuk patën guxim të largojnë nga oborri i Universitetit këtë objekt pushtues serbomadh. Kjo është e paligjshme dhe tepër armiqësore.

E tash po flitet si për trashigimi. Kjo nuk hynë në trashigimi, sepse është ndërtuar në vazhdon e aktivitetit fashist për serbizimin e Kosovës. Si e tillë nuk ka vlerë dhe i takon organeve të Kosovës të marrin vendim për largimin e saj nga kampusi. Këtë nuk mund ta ndal askush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat