Votuesit nuk e duan arrogancën parlamentare

Opinione

Votuesit nuk e duan arrogancën parlamentare

Nga: Xhavit Çitaku Më: 13 qershor 2021 Në ora: 12:09
Xhavit Çitaku

Ajo çka ndodhi në organin më të lartë legjislativ pa dyshim se është turpi i botës Nuk është me rëndësi se kush e nisi “ luftën” ma i pari, por me rëndësi është se këta “ përfaqësues të popullit” aq shumë kanë rënë nën nivelin e domosdoshëm për t’i kryer detyrat që iu takojnë sa që është vështirë për të dhënë një kualifikim adekuat, një gjykim të drejt, një qortim të matur lidhur me sjelljet e veprimet arrogante të një pjese të konsiderueshme të kësaj legjistrature. Këta deputet fare nuk janë të vetëdijshëm se ata po japin një shembull të shëmtuar jo vetëm para popullit të Kosovës, por edhe më gjerë. Askush nuk mund ta kuptoj se përse u dashka që për shkak të mospajtimeve për çështje me interes të vendit apo për fusha të tjera të ndryshme, të përdorët ai arsenal i fjalëve fyese, linçuese e tepër jonjerëzore, por edhe përleshje fizike me njeri- tjetrit, në sy të botës. Pavarësisht fjaLëve të rënda të përdorura gjatë e pas seancës në hollin e Kuvendit të Kosovës, asgjë nuk u zgjidh, përkundrazi ata që u përfshinë në këtë spektakel treguan se vota për ta është dhënë gabimisht, në adersë të gabuar. Votuesit nuk e duan këtë lojë politike në parlament, këtë turp, këtë sjellje gati sa adoloshente. Ata dëshirojnë që, në rend të parë, vota e tyre të mos keqpërdorët, ata dëshirojnë që parlamenti të jetë arenë debatesh konstruktive, marrje e vendimeve të dobishme për vendin, për mirëqenien e popullit.

Fajtor janë të gjithë

Pas atyre skenave të pahiejshme, flloi “ beteja” tjetër, ajo për të gjetur se kush ishte fajtori. Askush nuk e pranon fajin, ai gjithmonë mbetët jetim. Nuk është çështja se kush është fajtor, por problemi më i madh qëndron se kemi të bëjmë me një kulturë të vakët parlamentare që kanë deputët, të cilët, dorën në zemër, as që ndiejnë përgjegjësi për fjalën e pagdhendur të thënë, për moszbatimin e premtimeve të dhëna, për mospjesëmarrje në punimet e parlamentit e kështu me radhë. Çuditëm kur shoh tentativa për ta fajësuar këtë apo atë, varësisht nga afria që kanë me ta. Kjo nuk duhet të ndodh, sepse siç thotë një fjalë popullore “ kurrë mos vepro sikurse tjetri, e aq më pak nëse sillet e vepron keq”. Pra, të gjithë janë fajtor, të gjithë duhet të mësojnë edukatën parlamentare, të sillen ashtu siç e kërkon rregullorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të gjithë duhet ta luftojmë të keqën. Për askë nuk duhet të këtë “ Pardon”. Nuk duhet të anohet kah e keqja, të përkrahet e keqja, pavarësisht se për kë është fjala.

Nuk është koha për debate konfliktuoze, por për punë konkrete në avansimin e sistemit të drejtësisë, në lehtësimin e procedurave për të bërit biznes, thithjen e investimeve të huaja, përmirësimin e kujdesit shëndetësor, investime në kulturë, sport e punë tjera me interes të veçantë e të përgjithshëm. Mjaft kohë është humbur, ndaj edhe ka shumë e shumë punë për t’u bërë, punë të mira, të mbara. Është koha që deputetët të ndryshojë rrënjësisht qasjen e debateve dhe të jenë shembulli më i mirë se si duhet të punohet për kombin e atdheun, për rritjen e standardit të jetës së qytetarëve. Populli të vetmit përfaqësues në pushtet i ka delegatët, të cilëve ua ka dhënë votën, ua ka dhënë besimin. Këtë besim ata duhet ta tregojnë e arsyetojnë me punën e tyre të mirë, të dinjitetshme, të rrespektit ndaj njeri- tjetrit pa marrë parasysh përkatësinë politike

Dhe krejt në fund: Nuk jam “profet” me iu dhënë farë këshillash këtyre deputetëve, se janë të rritshëm mjaftueshëm, por lë ta dijnë se bërllog janë kah e bajnë, he mazamakeq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat