Edhe diçka mbi dialogun (monologun) maratonik Kosovë-Serbi!

Opinione

Edhe diçka mbi dialogun (monologun) maratonik Kosovë-Serbi!

Nga: Agron Shabani Më: 13 qershor 2021 Në ora: 16:06
Agron Shabani

Kanë kaluar bukur do kohë (me tepër se 20 vjet ose dy dekada) që nga përfundimi i luftës, dhunës, terrorit, gjenocidit, etnocidit dhe masakrave serbe në Kosovë, respektivisht të lirisë (çlirimit) të Kosovës nga Serbia, si dhe me tepër se 13 vjet të shpalljes dhe njohjes kombtare dhe ndërkombtare të Republikës së Kosovës - shtet i pavarur, sovran, integral dhe demokratik.

Ndërkaq, populli dhe lidershipi serb, kurrsesi të pajtohen dhe t'i pranojnë faktët dhe realitetët e reja epokale dhe historike në Kosovë dhe rajon.

Ndërkohë që përveç Kosovës, atje i kemi (keni) sot edhe pesë (5) shtete të pavarura, sovrane, integrale dhe demokratike ( Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Herceg Bosnja) të dalura nga hapësirat e dikurshme të ish Jugosllavisë, gjegjësisht nga tutelja ose kthetërat e egra koloniale ose gjysëmkolonialiste të regjimit dhe sundimit të llahtarëshem (kriminal dhe gjakatar) të Serbisë ose Beogradit, të cilët popujve (kombëve) dhe shtetëve të ndryshme (joserbe) në ato hapësira, me tepër se një shekull me radhë, iu kanë sjellur ose shkaktuar dhembje, plagë, vuajtje, mjerime, viktima, shkatërrime dhe tragjedi të shumëta njerëzore dhe materiale. E sidomos gjatë dy dekadave të fundit të shekullit të kaluar. 

Duke menduar në rrathët e ferrit të Dantës dhe apokalipsën e madhe të atij fundshekulli të përgjakshëm, të nxitur dhe shkaktuar nga ai varg i zgjatur shovenësh, çetnikësh dhe kriminelësh të egër serbian që i vranë, prenë në fytë, pushkatuan dhe masakruan edhe gratë, pleqtë dhe femijët (fatosët) e vegjël shqiptar, kroat dhe të tjerë, të cilëve ua plaçkitën edhe pronën dhe pasurinë, ua bombarduan dhe dogjën shtëpitë ose vendbanimët e tyre, edhe tokën nën këmbë!!!

 U mor vesh se luftërat ose konfliktët ushtarake në mes njerëzve, popujve (kombëve) dhe shtetëve të ndryshme: Nuk janë lojëra futbolli, hendbolli ose basketbolli, në të cilat golat ose topat e shënuar (plasuar) në rrjetën e rivalit ose kundërshtarit, e vendosin (vulosin) fatin ose epilogun e ndeshjes.

Lufta ose konflikti janë shkalla ose fjala e fundit e violencës dhe urrejtjes infantile dhe patologjike tè një shteti dhe populli të tërë-ndaj një shteti dhe populli tjetër, të cilat rendomë përfundojnë me vrasje, masakra, zhdukje ose shfarosje masive të palëve të armiqsuara, rivalizuara ose kundërashtare.

Se këndejmi, njerëzit, popujt ose shtetët e ndryshme, vazhdimisht i luftojnë, sulmojnë, djegin, plaçkisin, i vrasin, zhdukin, masakrojnë dhe i urrejnë për vdekje njerëzit, popujt, shtetët, kulturat dhe civilizimët tjera, për shkak të sadizmit, skizofrenisë, violencës, psikopatologjisë ose muzgujve (errësirës) së dendur në shpirtin dhe mendjen ose "intelektin" e tyre. ( "Odregjeni ljudi i odregjene drzhave ili nacije, merze ih i ratuju  protiv drugih ljudi, drugih kultura, drzhava i nacija, najprije zbog duhovne bijesnost i sveopçeg sumraka ljudske svijesti ili ljudskog intelekta. Prema tome, neki su vishe lijeni i nesposobni na umnom i duhovnom planu, nego na ruçnom ili tjelsnom planu.", Preludi i një vepre ose ligjerate shkencore, kolokviale ose akademikeme me titull "Sumrak ljudske svijesti ili ljudskog intelekta" të Prof. Dr. J. Miriç, ish dekanit dhe profesorit të shquar të Fakultetit të Shkencave Politike në Zagreb, i cili nuk ndodhët më në jetë. Dritë pastë!) 

Serbët-ndaj shqiptarëve dhe disa popujve tjerë, si dukët kanë urrejtje, fobi dhe paranoja të shumëta violente, infantile dhe patoligjike që nuk mund të shërohen, sanohën ose rikuperohën në tryezat ose tavolinat e ndryshme të dialogjëve ose bisedimëve të pafundme ose maratonike. Ky është problemi kryesorë për çastin ose mometin.

Ndërkaq, edhe "zotërat" ose "zeusët e luftës" në Serbi, nuk janë më të fuqishëm dhe aktivë si dikur.

Mëqe sipas H. Bergsonit, "ne e vlerësojmë intelektin ose itelegjencën e njeriut, si gjenë, resursin ose asetin kryesor tek njeriu, dhe ne e dijmë se nuk ka ekskurs, diskurs, proces, fenomen, paradoks ose reaksion qytetar, fetar, kulturor, politik ose diplomatik, të cilin intelgjenca ose elita e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe diplomatike, nuk mund të japin spjegimin, definicionin ose përgjigjën e duhur shkencore ose humaniste, si dhe nuk ka inferioritet ose maliciozitet të cilin, nuk mund të riparojnë dhe kompenzojnë."

Do shtuar nè vazhdim se politikanët ose diplomatët e mençur, intelektual, profesional ose intelegjent, flasin të matur dhe në distancë mbi luftën ose konfliktin, mbi popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinë etj. Sytë e tyre shohin dikund larg ose tepër thellë, dhe brenda algjebres ose alfabetit të tyre e kanë të bukurën, të dashuren, të mençuren, ekselenten, sublimën, madhështorën, racionalen etj. 

Ata flasin ose dialogojnë me gjuhë të zgjedhur ose elokuente, si dhe me rropatje ose "përplasje indiferente" qerpikësh që mezi i presin fundin ose epilogun e një dialogu (monologu) maratonik me Serbinë etj...Duke i njohur, lëxuar dhe kuptuar ngjarjet, mesazhet, interesat, aspiratat, fytyrat, figurat, portretët ose fotografitë e heronjve, aktereve ose protagonisteve të njohur dhe kryesor të ngjarjes ose ndodhjes së bashku me "figurat supreme" ose "madhështore" që i zotèrojnë edhe "mbretëritë e yjeve" së bashku me gjëmimët e motit ose bubullimat e qiellit!  Edhe mbi ato koka të përulura dhe fare bosh që nuk i pren kurrë tehu i shpatës!  Edhe mbi qafen dhe kurrizin e thyer ose lakuar, poshtë krahut të së cilave, si dikurë, si gjithëmonë...edhe sot, prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometritë ose gjeografitë e reja shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike etj.

S'do mend se morali origjinal ose autentik, sipas Jean Paul Sartërit, Albert Camysë etj, në radhe të parë është manifest, tundim, narracion ose shprehje e lirisë, autonomisë dhe pavarësisë objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit. Ai iu ndihmon individit dhe kolektivitetit të zbardhin (ndriçojnë) dhe rregullojnë tërësinë e mendimëve, veprimëve dhe reagimëve të tyre.

Gjërat më të rrezkishme dhe më të shëmtuara për politikanët e ndryshëm ditor ose periodik në Serbi (Beograd) ose dikund tjetër-janë mburrja dhe krenaria e tepruar pa vlerat, cilësitë, atributët, prerogativet ose meritat paraprake. Kjo sidomos atëherë kur epshët ose vullneti i tyre për të sunduar, pushtuar ose dominuar, bëhen sëmundje ose pavetëdije individuale dhe kolektive, për faktin se ata gjithëmonë gjejnë strehën ose audiencën e tyre tek shtresat ose kategoritë më të varfëra, me të pazhvilluara dhe prapambetura të shtetit dhe shoqërisë.

Pse (përse) ndodhë kjo? Sepse, në shtratin ose gjirin e madh të ngritjes ose promovimit tè tij mbi luftërat ose konfliktet e ndryshme, lideri ose politikani serb ose ballkanik, i cilësuar, tipizuar, valorizuar ose glorifikuar deri në "instancën e lartë të kultit të personalitetit, seriozitetit dhe kauzalitetit të madh shtetror, nacional ose politik" -është i prirë ose vendosur deri në fund për zbatimin, përvetësimin dhe aplikimin e dhunës, terrorit, shantazhit, komplotit, forcës ose fuqisë së njohur sundimtare, ligjore, policore, luftarake ( ushtarake), apo represive, inkursive ose reperkusive si mjet dhe si qëllim. E sidomos atëherë kur ai është në gjendje të shkel edhe mbi trupat e gjallë dhe të vdekur të rivalëve ose kundërshtarëve të tij, për t'i arritur dhe realizuar të gjitha planët, ambiciet dhe qëllimet e tij karieriste, profiteriste dhe të tjera në menyrë hipokrite, blasfemike, djallëzore, demoniake ose satanike. Duke i përçare, hasmuar, tensionuar, inatosur dhe ndërsyer vazhdimisht, ose akoma më shumë popujt ose vendët (shtetët) e ndryshme të atij rajoni- kundër njëri tjetrit ose njëra tjetrës në emër të dofarë "kauzash" ose "ideologjishë" imagjinare, fiktive, spekulative ose anarkoindividualiste që i shpartallon ose davarisë mengjesi.

Nga ajo lojë e ndyer dhe tepër përfide, më se tepërmi përfitojnë "arkitektët" ose "instruktorët"("inxhinierët") e projektë­ve ose planimetrive të njohura diabolike, djallëzore ose satanike.

Kush i ka lexuar dhe i njeh sadopak shkrimët filozofike të Jean Pol Starterit si 'Neveria"" "Shën Genet", "Prapa dyerve të mbyllura", "Ferri janë ata të tjerët", " Të vdekurr dhe të pavarrosur"," Ç'është letërsia" etj...Besojë se do e ketë të qartë sebepin ose lajjtmotivin e politikës dhe diplomacisë serbe ndaj Kosovës.

Në fakt, e pandërgjegjëshmja, iracionalja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar, burimuar dhe derivuar prej "egos", "libidos" ose vetkënaqësisë së pastër personale ose individuale që interferon dhe reflektohet drejtpërsëdrejti edhe në anën seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër egoiste ose egocentrike në esencën ose substancën e saj, do thoshte Frojdi i cili merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato "artificiale" që të tjerët do i quajnë kolektivitete të organizuara si shteti, pushteti, kisha, ushtria, xhandarmaria (policia), politika, diplomacia, mediet etj.

 Në Beograd (Serbi) akoma ndodhën në pushtat ata që vejnë dorën në brez ose revole mbi ata që guxojnë t'ua çartin ose luajnë tymin e duhanit serëve, rusëve dhe të tjerëve.

Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës ose Bujanocit, ndërsa i çojnë në burg, ua humbin adresat ose vendbanimet e tyre, i përndjekin ose denojnë me gjoba (denime) kolaterale, maksimale ose drakonike etj...!!!

U mor vesh se Kosovës nuk i kanë munguar asnjëherë figurat ose personalitetët e ndryshme me qëndrime të forta epike, mitike ose kalorsiake. Sigurisht se jo. Këtë fakt e ka të njohur edhe Kryeministri Kurti, edhe Presidentja Osmani, edhe Kryeparlamentari Konjufca etj. 

Kosovës i kanë munguar gjithmonë ose vazhdimisht inteletualët e lartë kulturor, politik dhe diplomatik që i shquajnë, artikulojnë, celebrojnë dhe ndërkombëtarizojnë vlerat epokale dhe monumetale të "reistencës paqësore" ose joviolente të Dr. Rugovës dhe luftës heroike dhe patriotike të UÇK-së.

Detyra dhe misioni i tyre duhet të konsistojmë më tepër në empatinë, simpatinë dhe respektin e përjetshëm ndaj vlerave, heronjve, deshmorëve, akterëve dhe protagonistëve të njohur të lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Respektivisht, nè lartèsimin, valorizimin, glorifikimin, shquarjen dhe artikulimin e një kulture çlirimtare dhe patriotike me kuptim më të gjerë shtetror, nacional, politik dhe diplomatik, të ngritur dhe projektuar në të njëjtën kohë nga empatia dhe aleancat e saj me shtetët me të fuqishme dhe më përparimtare të globit.

Ndryshe nga kjo, mungesa e uniteti etik dhe estetik së bashku me zëvendësimin aparent dhe transparent tè një koncepti ose "modeli politik" me një koncept ose model tjetër, në politikën komerciale ose afariste, është në të vërtetë një riprodhim i sofistikuar i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që ruajnë sistemin ose regjimin e kaluar serbo-jugosllav në tërësinë e tij.

Ndërkohë që sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura të Gjorgj Orvelit (Georg Orwell): Mënyra më efektive për t´i shkatërruar njerëzit, popujt ose kombet e ndryshme gjithandej globit, është t´ua mohosh, t´ua shkatërrosh dhe suprimosh të drejtën e tyre sovrane dhe tepër legjitime për të ditur, për të mësuar, kuptuar dhe për të mbrojtur lirinë, shtetin, popullin (kombin), kulturën, traditat, të kaluarën, historinë dhe gjeografinë e tyre shtetrore, nacionale, etnike, politike dhe kështu me radhë.

Në instancë të fundit, sipas Orvelit dhe Kolakovskit, edhe shoqëria hierarkike, monarkiste, centraliste, anarkiste, anarkoliberaliste, anarkoindividualiste, konfuze ose kaotike, mund të ekzistojnë vetëm në saje të skamjes, robërisë, mediokritetit, injorancës, nebulozës, dogmatizmit, demagogjisë, hipokrizisë dhe paditurisë individuale dhe kolektive të një populli ose kombi të tërë. 

"Krimi është protestë ose rezistencë spontane kundër padrejtësive të ndryshme shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, kulturore, sociale dhe politike!" (Fjodor Dostojevski në "Krimi dhe Denimi")

Sipas Siegmund Freudit, shumica e njerëzve ose popujve nuk dëshirojnë të jenë të lirë, sepse liria individuale dhe kolektive përmban edhe obligime ose përgjegjësi të larta morale, ligjore, politike, institucionale, konstitucionale etj. Ndaj, mu për këtë shkak, shumica e njerëzve sikur ikin dhe frikësohen nga liria dhe përgjegjësia.

Në të kundërten, "speciet, apo qenjet njerëzore ose politike, nuk mund të mbijetojnë ose ekzistojnë pa luftëra ose konfikte të vazhdueshme kundër njeri tjetrit ose ndaj njëra tjetrës. Kjo për faktin se në shëmbullin ose rastin e mesipërm të Zhan Pol Sartërit :"liria ime, liria jote, liria juaj ose liria jonë, nuk mund të realizohën tërësisht, veçse mbi dëmin, robërinë ose fatkeqsinë e të tjerëve, apo të dikujt tjetër." 

Ndaj, edhe intersubjektivizmi, interspirtualizmi ose interkomunikimi elokuent, intelegjent, intelektual ose autentik me të tjerët në diversitete të ndryshme ose polaritet, të dukën të pamundur, të parealizueshëm, imagjinar ose fiktivë, mu për faktin e njohur sipas të cilit, "ferri, kobi dhe fatkeqsia jonë objektive dhe subjektive, ose individuale dhe kolektive, gjithmonë janë të tjerët e jo në vet."

Në këtë menyrë, edhe liria tehuajësohet, determinohet, paradigmatizohet, stigmatizohet dhe bëhët instrument i robërisë së tjetrit. 

E vërteta, qenia, materia, krijesa dhe ekzistenca, gjithënjë sipas Sartërit etj., ndodhën në themel dhe funksion të lirisë, drejtësisë dhe barazisë së përgjithshme globale ose universale.

Ndërkaq, autoritetët e shtetit dhe pushtetit, në asnjë menyrë nuk guxojnë të bëhën ose shndërrohën në demon të popullit ose idiot të familjes. Sepse, atëherë sipas Zhan Poll Sartërit, "prapa dyerve të mbyllura", do ngelin të "vdekurit, harruarit dhe të pavarrosurit!"(....)

Në instancë të fundit, përdorimi më i bukur i fjalëve, termëve, nocionëve, konceptëve ose definicionëve të ndryshme në politikë të lartë ose diplomaci, nganjëherë janë heshtja, dëgjimi dhe koncentrimi maksimal ndaj palëves rivale ose kundërdhtare në anën tjetër të tryezës ose tavolinës.

Se këndejmi, duke i studiuar dhe analzuar heronjt, tribunët, kalorësit, akterët, protagonistët ose figurat kryesore të lirisë individuale dhe kolektive: Starëri i vë në pah edhe situatat e ndryshme normative, kognitive, eksperimentale dhe të tjera, ku liria, paravarësia, sovraniteti, integriteti, ekzistencialiteti, heroizmi dhe patriotizmi i individit dhe kolektivitetit, matën ose testohën me vigjilencën dhe gatishmërinë e tyre sublime ose gjithëpopullore për t'i mbrojtur dhe respektuar të drejtat dhe liritë e tyre themelore ose ekzistencialiste.

Pa i harruar këtu edhe "ligjin e akumulimit dhe rënien ose mirëmbajtjen e shtetit, pushtetit, sistemit, vlerave, resursëve ose kapitalit të përgjithshëm shtetror dhe nacional, së bashku me ligjin ose teorinë e njohur të Thomas Robert Malthusit, sipas të cila :" Njerëzit, popujt ose shtetët e ndryshme mirëmbahen ose ushqehën sipas ligjit ose progresionit të njohur matematikor ose aritmetik, ndërsa rritën ose shtohën sipas ligjit të njohur gjeometrik ose gjeografik."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat