Vendosja e flamurit serb në kullën e vrojtimit në Koshare

Opinione

Vendosja e flamurit serb në kullën e vrojtimit në Koshare

Nga: Dedë Preqi Më: 14 qershor 2021 Në ora: 14:16
Dedë Preqi

Shumë skandale dhe veprime antishqiptare që shfaqën nga grupet dhe fraksionet e ndryshme serbe në Kosovë, nuk ia behin pa pritur e papandehur, apo që zbresin nga qielli, pa ndonjë urdhër të caktuar, që do të thotë se këto veprime bëhen me vetëdije të grupeve të veçanta serbe, që janë të sëmurë nga urrejtja shekullore dhe helmi i xhelozisë që kanë brenda tyre.

Prandaj, edhe vendosja e flamurit serb në kullën e vrojtimit në Kosharen e lavdishme dhe heroike, nuk është bërë e pa paramenduar dhe planifikuar, dhe nuk është hera e parë e këtij rasti, kur edhe më herët në vitin e kaluar, një pop serb e kishte vendosur në këtë kullë një flamur të tillë, ndoshta mund të thuhet se këtu bëhet fjalë për një skandal të skajshëm dhe të tepruar, që ne e quajmë edhe «provokim» ndaj një kulti të lavdishëm dhe heroik.

Simboli i kullës, këtu në këtë vend ku është zhvilluar beteja më e madhe dhe më e përgjakshme e UÇK-së, si edhe ndër betejat më të suksesshme nga lufta e Kosovës, kundër armikut shekullor serb, e cila zgjati prej prillit dhe deri me 10-të, qershor të vitit 1999, ku ushtria fashiste serbe e humbi kontrollin e saj mbi kufirin Kosovë-Shqipëri, duke pësuar një humbje të madhe ushtarake dhe materiale.

Pikërisht këtu fillon dhe merr formë një rrezik gjithnjë e më i madh mes marrëdhënieve ndëretnike, që ka qenë kriter i veçantë dhe pozitiv në shoqërinë tonë dhe tani nga një papërgjegjësi e llojit të vet, tenton domosdoshmërish t’i prishi këtë marrëdhënie ndëretnike dhe mënyrën e trajtimit të kësaj lirie që ekziston, të cilën e fituam në shkëmbim të gjakut dhe sakrificës së bijave dhe bijve të këtij vendi.

Aq bëhet më e pakuptueshme dhe pa shpjegueshme dhe sa më shumë që përpiqesh ta kuptosh ecurinë e kulturës së këtij njerëzimi, sikur është e kotë,  edhe pse jeton dhe thotë se jam banor i këtij vendi, punon, vepron, han e pinë nga ky vend dhe nga kjo tokë, ndërsa me opsionin suprem përcaktohet dhe dirigjohet nga Beogradi dhe eprorët e Serbisë.

Vendosja e flamurit serb në kullën e vrojtimit në Koshare, nuk do të thotë se me një veprim dhe skandal të tillë do e rrënojë këtë kullë, sepse themelet e kësaj kulle janë të betonuara  dhe të forcuara në bashkëdyzim me eshtrat dhe gjakun e vashave dhe djemve të kësaj toke dhe vetë Kosharen e lavdishme e heroike, që nuk ka flamur serb dhe as fuqi tjetër, që i shemb themelet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat