Fletez ditari para 22 viteve apo dita kur agoi liria

Opinione

Fletez ditari para 22 viteve apo dita kur agoi liria

Nga: Izet ABDYLI Më: 15 qershor 2021 Në ora: 09:05
Arkiv

Dje perfundimisht braktisem Lugun e Madh këtë vend të shenjtë të Shpëtimit siç e quajtën disa nga te strehuarit.Ç’është e vërteta disa lagje që ishin më afër malit qysh dje ishin kthyer në shtëpitë apo më mirë të themi ne oborret e tyre para germadhave të shtëpive të djegura, ndërsa ne vendosëm të kthehemi tek pasiqë erdhi lajmi se forcat armike u tërhoqën edhe nga Qikatova e Vjetër. Ndër më të gëzuarit ishin sërishë fëmijët të cilët sikur fluturonin nga gëzimi.Më në fund kishte ardhur momenti kur ata do jenë të lirë të projektojnë ëndërrat e tyre fëmijërore për lojrat, shkollen, argëtimin pa drojën  se ata do të jenë të trazuar nga siluetat e njerëzve të zinjë.Kurse të rriturit pas terë atyre krajatave, shqetësimeve per fatin e femijëve gjatë luftës akoma dukeshin  të zymtë  duke  rikujtuar me një  shpejtësi marramendëse tërë  periudhën kohore të luftës, me terë terrin dhe tmerrin e barbarisë serbe, duke filluar nga plaqkitjet, djegjet, shkatrrimet, vrasjet, masakrimet etj. Kështu ata sikur ishin mbështjellur me velin e vuajtjeve të këtij populli,ndaj edhe këtij kthimi po i gëzoheshin me një dozë rezervë dhe me shpresën që fëmijet e tyre të shijojnë frytet e lirisë. Asaj lirie për të cilën u bënë aq shumë sakrifica, e u derdhë aq shumë gjak.

Diku në orët e mbrëmjes arritëm në lagje.Unë sërishë u vendosa tek djali i axhës Ferati, të cilit sërishë i ishte dëmtuar shtëpia dhe edhe për vete kishte vështirësi strehimi, por ai më tërë zemërgjerësinë e vet me ofroi një dhomë banimi, në mënyrë që të mos e ngrej ndonjë tendë najloni pasiqë që nga ofenziva e shtatorit 1998 të gjitha objektet e banimit dhe objektet e bagëtive me ishin djegur.

Për herë të parë pas me tepër se një viti po bënim një gjumë të qetë pa frtikën e drojën se në çdo çast mund të jemi ne perndjekje te armikut.

Agimi i ditës së sotme zbardhi sëbashku me kuqëlimin e qiellit nga rrezet e diellit që po lindte.Ai kuqëlim rrezatonte ngjyrën e gjakut të dëshmorëve që ranë në altarin e lirisë.

Pothuaj tërë dita më kaloi duke punuar në pastrimin dhe rregullimin e dhomës së banimit, me bindjen e plotë se rregullimin e saj më nuk do të mund ta prishin barbarët serb.Kur tanimë i dhënë pas punës, sikur u liruam pakëz edhe shpirtërishtë, diku nga mesdita erdhi lajmi i trishtë për rënjën e kushëririt Ademit  në mina në malin rrezë Gradinës derisa po bënte përpjekje për tërheqjen e traktorit të fshehur, meqë rast kishte humbur shputën e këmbës. Pra lufta përfundoi por pasojat e saj janë  të pranishme ngase barbarët pas terheqjes se tyre kishin minuar shumë vende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat