Kosova dhe domosdoshmëria për reforma – jo restaurim

Opinione

Kosova dhe domosdoshmëria për reforma – jo restaurim

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 15 qershor 2021 Në ora: 14:02
Ruzhdi Peçani

Të ndryshosh, apo të fundosesh! Kjo është dilema hamletiane për gjithë ata që kanë parasysh aktualitetin ,gjendjen e tanishme dhe që kanë vizionin strategjik për të ardhmën.”Shpëtimi qëndron në ndryshimet”.Dhe, këtu pajtohen shumica për domosdoshmërinë e ndryshimeve përmes një reforme të thellë - jo restaurim.

Nga ajo që ësjhtë trashëguar njëzet vitet e fundit,kërkon një debat shoqëror në kuptimin e drejtimit të ndryshimit. Nuk është rast i rrallë kur një popull apo një shtet të gjendet para kësaj zgjedhje,kjo e cila për një kohë të gjatë përcakton kahjen e rrjedhaës së mëtejme. Kosova,sot gjendet para kësaj zgjedhje. Kjo tani nuk duhët të na habis pse kemi një politizim të shoqërisë,që reflektohet përmes debateve për rrugët dhe mënyren e ndryshimit,në çdo segment. Fakti qëndron se shumica e njerëzve mban në ndërdije domosdoshmërinë e ndryshimeve,për këtë edhe si sovran vendosën në zgjedhjet.Kjo dëshmon se koha për ndryshim ka ardhur ,është mu tani.

Është paradoksale se kritikët për ndryshimet politike janë ata, që pas 14 shkurtit,të shtyllës politike pësuan humbje,të cilët konsiderojnë se asgjë nuk do të ndryshoj me Qeverinë e re.Dhe për këtë arsye,gjoja për ndryshimin që janë,nuk pranojnë edhe atë që ka filluar të ndryshonte dhe po ndodhë. Qeveria Kurti 2, tani më tregon, se është koncentruar parasegjithash për “një jetë më të mirë”,rritjen e standardit jetsor dhe rritjës së shkallës së punësimit,më shumë drejtësi dhe siguri juridike. Megjithatë,të gjitha pyetjet për drejtimin e ndryshimit, strategjisë së zhvillimit ekonomik, civilizues, kadrovik dhe potencialit të gjerë shoqëror mbesin dhe paraqesin sfidën historike për këtë gjeneratë.

Reforma, kjo fjalë e vjetër latine, që tregon ndryshimin, në kuptimin e përmirsimit,ndryshimit nga më e mira,në rastin e shfrytzimit më të mirë të resurseve ekonomike dhe efikasitetit.

Restaurimi, poashtu fjalë e vjetër latine, së pari e përdorur në arkitekturë dhe ndërtimtari. Revitalizimit të objekteve të vjetra, objekteve publike,rikëthimin në gjendjen e mëparshme është emruar si restaurim. Në kuptimin politik fjala rerstaurim ka hyrë në përdorim pas ripërtrirjes së monarkisë në Angli,me aerdhjën në front ë Qarlsit II,në Francë pas ardhjes së burbonëve në fron.Sot kuptimi restaurim nënkupton qasjen e ripërtrirjes së veprimit të vjetër shoqëror politik. Restaurimi mbështetet në traditën,kontinuitetin dhe legalitetin juridik.

Nga ana tjetër,për dallim nga restaurimi, programi i reformave në thelb është i dedikuar të ardhmës dhe me këtë arrinë të ofroj rreth vetes kapacitetet më vitale dhe kreative të shoqërisë.Herë- herë,

paraqiten edhe dëshprime nga arsyeja e tempos së ndryshimeve edhe duke apstenuar nga programet duke u dhënë shkas tradicionalistëve dhe mbështetësve të pushtetit të shkuar të ngadalsojnë dhe kundërvihen reformave,duke ndikuar në uljen e entuziazmit dhe përhapur skepticizmin për të ardhmën e ndryshimit.

Por,përkundër kësaj, „ idea e ndryshimit “ argumentimin e gjen në logjiken e vetë jetës në lëvizje, përpjekjës së pa ndarë për gjetjen e rrugëve dhe zgjidhjeve për të dalur nga vështërsit. Reformat nuk janë nisma voluntere por kërkesa reale për dalje nga vështërsit.Duke kërkuar zgjidhje reformat hapin horizonte,bëjnë shtytje,përgjigje ndaj sfidave, provokojnë guximin për ecje në horizonte të reja. Kundërshtitë ndaj referomave në Kosovë,po shkaktojnë tensione dhe reagime të skajshme nga opozita,në veçanti nga PDK dhe AAK.

Njëra palë,PDK dhe AAK si opozitë,janë për një restaurim të asaj që kaloi,kohës të qeverive që shkuan,

stilin e tyre dhe rolin që kishin në sistemin e tyre.Dhe tani vazhdojnë aktivitetin e tyre politik me mendësinë e së kaluarës me akterët që ishin,mbetjet sekondare të fuqisë së humbur në institucionet ekonomike ashtu që me restaurim t´i jepnin fuqinë ashtu që përkohësisht të ndalojnë reformat të cilat nuk u shkojnë përshtati.Kjo, sikur e natyrshme,nga partitë të cilat në rexhimet e kaluara ishin në pushtet dhe nuk duan t´i përshtaten konstelacionit të ri politik.

Përkundër të gjitha këtyre,cilat do ishin mundësitë e dëshiruara të reformës në Kosovë,në rrafshin politik,të drejtësisë,ekonomik,social,shëndetsor,të arsimit dhe kulturës? Sado që kuptimi i tranzicionit të jetë i përcaktuar nga qeveria,si kalim nga e tanishmja në diçka tjetër,sigurisht se le të kuptohet për ndryshime dramatike që do të ndodhnin në të gjitha sferat e jetës shoqërore.Këto ndryshime,edhe pse radikale,nuk janë revolucionare por reformatore,që do thotë të qeta,ligjore dhe me koncenzus të shumicës së trupit zgjedhor.

Reforma e institucioneve duhet zakonisht të filloj me reformen e parlamentit.Reforma e dutë duhët të përfshinte sistemin e drejtësisë,parasegjithash gjyqësorin dhe sistemin prokurial.Dhe institucioni i tretë nga “treshja e shejtë” e demokracisë – Qeveria,që duhët reformuar thellësisht. Dobësia e parlamentit dhe gjyqësorit i mundëson Qeverisë që dhe mëtej të koncentronte fuqinë e sajë.Në sistemet njëpartiake kjo do sillte byrokratizimin dhe dikataturën.

Në sistemin tonë shumë partiak,që vjen me ndërrimin e partive në pushtet,çdo pushtet tenton të bjerë “kuadrot e veta” duke ndërruar të vjetrit. Në këso raste mund të ndodhi që përkatësia partiake të anashkaloj profesionalizmin dhe ekspertizën,kualiteti i qeverisë do ulej, do pengohej kontinuiteti i projekteve ekzistuese,kuadrot e reja vështirë “do hynin në punë”,të vjetrit frikën se mund të largohen nga “revanshizmi” i pronarëve të rinjë.

Ajo që është treguar si domosdoshmëri,për të cilën edhe janë marrë hapat,është Reforma në diplomaci,ngase pasojat në ngecjet,skandalet që kishin ndodhur,mosorganizimit,emërtimet dhe gradimet politike të trupit diplomatik ishin me pasoja tepër të mëdha.Jo vetëm për pasqyrën e shtetit po dhe interesave ekonomike dhe politike.Krahas diplomacisë klasike, e cila kërkon kuadro të larta profesionale, në rritje është edhe diplomacia parlamentare në Parlamentet Interparlamentare të Unionit,Këshillit të Evropës,OSBE, NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtarer.Kështu,jo vetëm profesionistët „diplomat kariere“, po dhe një numër i deputetëve, parlamentarët bëhen pjesë e korpusit diplomatik që mund të ndikonin në pasqyrën dhe imigjin e shtetit para opinionit botrorë.

Ndryshimet janë të domosdoshme në diplomaci, si veprimtari e cila sa shkon dhe më tepër po bëhet publike edhe në shërbimet me interes ekonomik dhe kulturor të shtetit.Strategjia e diplomacisë nuk kufizohet vetëm me mardhënjet me shtete tjera,por edhe në krijimin e një pasqyre të mirë dhe pozitive të shtetit dhe vlerave të tijë. Andaj kërkohet një numër shumë i madh i kuadrove të shkolluar dhe të ngritur,me njohje të gjuhëve botërore,ashtu që shteti mund të paraqitet në mënyrën më të mirë. Tani kur kemi parasysh se qëndron një pasqyrë jo e kënaqshme ndërkombëtare të vendit,bëhet edhe më e qartë domosdoshmëria e një angazhimi për një reformim radikal dhe modernizim i MPJD me këtë të Diplomacisë,gjë për të cilën po këmbëngul Qeveria e Kosovës dhe vetë Ministrja Donika Gërvalla Shwarz. Diplomacia e Kosovës patjetër duhët të krijoj një fotografi dhe tabllo të re për shtetin dhe vlerat e vendit.

Vlerësimi më i errët,patjetër se qëndron tek sistemi gjyqësor që duhët të kaloj një reformim të thellë përmes vetingut.Garnitura e mëparshme qeverisëse e kishte politizuar dhe korruptuar sistemin e drejtësisë. Rrënjet e korrupsionit tek ne janë shumë të thella,ato janë në të gjitha sferat e shoqërisë dhe politikës: në arsim,shëndetësi,administratë.Vërtet vështirë ishte të gjendej ndoj sferë që nuk ishte e përfshirë nga korrupsioni ,pra në të gjitha nivelet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat