Këmbanat e Drejtësisë bien për Mëkatarët

Opinione

Këmbanat e Drejtësisë bien për Mëkatarët

Nga: Pirro Prifti Më: 15 qershor 2021 Në ora: 14:14
Pirro Prifti

Publikimi i Urdhrit ekzekutiv të lëshuar nga Presidenti amerikan Joe Biden për t’i ndaluar hyrjen në SHBA dhe konfiskuar pasurinë kujtdo që shkakton destabilizim në Ballkan. është një këmbanë alarmi për këdo, por mbetet një tingull kumbues për zyrtarët e korruptuar, për penguesit e demokracisë dhe ligjit në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor që u prit me optimizëm në popullin shqiptar.

Sigurisht SHBA ka pasur një qëllim. SHBA po e përdor çështjen e nxjerrjes së individëve apo entiteteve në katër aspekte: shtete që janë armike të Amerikës, ndaj organizatave apo individëve që i konsideron terroristë, ose të përfshirë në trafikun e drogës dhe në luftën kundër korrupsionit dhe elementëve të korruptuar.

Në Shqipëri shumë elementë të korruptuar kryesisht politikanë të lartë apo ish-drejtues të lartë të politikës gjithmonë kanë hedhur gurin dhe kanë fshehur dorën doke u munduar ti shmangen përgjegjësive si shkelësa të ligjit duke korruptuar për gjithë këto 30 vjet edhe kupolën e drejtësisë dhe të prokurorisë, pra kanë vepruar njëlloj si viruset të cilat i shmangen sistemit imunitar mbrojtës për të gllabëruar organizmin (në këtë rast shtetin). Marifetet e shkelësve të ligjit janë të pafundme dhe shumë të sofistikuara, kur këta shkelësa janë apo kanë qënë në poste të larta drejtuese, duke i bërë një dëm të madh taksapagonjësve shqiptarë dhe shtetit.

Shumica e tyre duke marrë shkak edhe nga politikat e gabuara të partive kryesore të cilat predikonin `krijimin e klasës së pasur` në Shqipëri (meqënëse klasa e pasur u shkatërrua nga diktatura komuniste), nuk e nisën pasurimin e tyre duke filluar nga një start i njëjtë dhe i barabartë dhe duke zbatuar ligjin, por në këtë kohë tranzicioni, nën maskën e luftës kundër komunizmit, dhe nën drejtimin e elementëve të pa-aftë, militantë apo ish-sigurimsa, intelektualë katundarë, dhe ish spiunë, dëmtuarn rëndë eknominë e Shqipërisë, prishën hierarkinë profesionale dhe meritokracinë, dhe krijuan një kaos të madh akonomik, një pasiguri jetese, një anarki politike, një emigracion masiv të pandalshëm të popullsisë së varfër që nga koha e komunizmit, të cilat krijuan kushte të përshtatshme për vjedhje masive, korrupsion masiv aktiv dhe pasiv, dhe vrasje disa nga ato politike. Lufta kundër shkelësve të ligjit u bë njëlloj si aforizma `Hajduti thërret kapeni hajdutin`, duke krijuar tymnajë dhe konfuzion në popull, media, brënda dhe jashtë vendit ku të gjithë shajnë dhe akuzojnë të gjithë, ku liria e fjalës është zëvëndësuar me sukses me `lirinë` e gënjeshtrës dhe mashtrimit kudo.

Kjo më kujton një ngjarje e kaluar kur, një hajdut hyri për të vjedhur në një apartament. Ai hyri vodhi dhe doli duke zbritur shkallët me vrap pak më përpara se e zonja e shtëpisë të kuptonte që hajduti kishte hyrë në shtëpi dhe i kishte marrë paratë e lëna në dollapin e bukës. Britmat e saj alarmuan fqinjët . Ata dolën dhe shkuan tek fqinja e cila e vetme, po qante sepse hajduti i kishte marrë rrogën mujore të asaj kohe e cila në ditët e sotme është qesharake. Pas nja gjysëm ore erdhi policia me qen kufiri dhe hyri në apartamentin e zonjës. Pasi panë me kujdes apartamentin, qeni kufirit diçka nuhati dhe po zbriste me të shpejtë shkallët nga apartamenti i cili ishte në kat të tretë.

Aty jashtë ishin mbledhur kureshtarë, midis të cilëve ishte dhe hajduti i cili pasi kishte dalë, ishte kthyer për të parë se si do të përfundonte ndjekja e policisë. Ai bërtiste sikur të ishte njeri i ndershëm… - Çjanë këta hajdutë,ore.. të poshtrit, i marrin paratë një gruajë plakë… turp tu vijë këtyre kusarëve të qelbur…

Njerëzit e mbledhur miratonin me kokë dhe në heshtje fjalët e këtij njeriu që kishte dalë në rradhë të parë dhe po shihte sehirin. Duart e tij në xhepa preknin paratë e vjedhura, dhe hajduti kënaqej dhe dukej qartë se po bënte fshehurazi hajgare e po tallte në heshtje policinë, gruan plakë dhe sehirxhinjtë që nuk e dinin se ai ishte hajduti i vërtetë.

Papritur qeni i kufirit doli jashtë pallatit , vrapoi dhe i u hodh në fyt hajdutit i cili vazhdonte të therriste.. kapeni hajdutin. Sehirxhinjtë të habitur por edhe të frikësuar, panë se si policia i vuri prangat Hajdutit i cili bërtiste, nuk jam unë hajduti, …ç`është kjo punë kështu.. unë jam burrë me namuz….. Policia nuk ja vuri veshin, por ashtu të prangosur e futën në furgonin e policisë.

Kështu po ndodh dhe sot me shkelësit e ligjit, me të paprekshmit ose siç quhen ndryshe- me jakat e bardha: politikanët, administratorët qëndrorë dhe lokalë, që kanë qënë apo janë të implikuar në afera të ndryshme korruptive. Erdhi koha që pas 30 vitesh të fillojnë të japin llogari, pasi Shqipëria po realizon vettingun, e përkrahur fuqimisht nga SHBA, dhe është gati për hapjen e negociatave për tu përfshirë në familjen e madhe Europiane ka dhe aspiron.

Së fundmi mund të shihen përpjekjet e disa drejtuesve të opozitës apo dhe brënda e jashtë maxhorancës që po përpiqen të mbrohen para ligjit nën petkun e drejtuesve të zgjedhur, por sigurisht, SPAK, vetting, do të japin rezultatet e tyre për të shpëtuar Shqipërinë nga shkelësit e ligjit dhe fajtorët e rangjeve të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat