Albin Kurti në dialogun me Serbinë denjësisht e përfaqësoi Kosovën

Opinione

Albin Kurti në dialogun me Serbinë denjësisht e përfaqësoi Kosovën

Nga: Refik Hasani Më: 17 qershor 2021 Në ora: 19:52
Refik Hasani

Më 15 qershor Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar  nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe emisarit të tij Miroslav Lajçak.

Ky takim për herë të parë në këto bisedime shënuan që Kosova, ishte e përfaqësuar denjësisht dhe ku u prezantuan edhe katër propozime konkrete.

Gjatë gjithë kohës delegacioni i Serbisë ishte i papërgatitur për këso propozime, për  konceptin dhe parimet.  Kujtoj që në pikën tre  të propozimit, cekët:

3.Pas njohjes së ndërsjellët midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

Kujtoj opinionin  e gjërë që ky vazhdim i dialogut për herë të parë në Bruksel  është ngritur në bisedime në prezencë të ndërmjetësuesve dhe përfaqësuesve më të Lartë të BE-ës, që  çështja është e  pazgjidhur e krahinës shqiptare që përfshin Preshevë, Bujanoc, Medvegjë  dhe çështja e pazgjidhur e krahinës së Sanxhakut.

Ky parim nuk është praktikuar asnjëherë që është ndërtuar një qëndrim i Kosovës  lidhur dhe çështjen e pazgjidhur të Preshevës, Bujanoci dhe Medvegjë.

Ky fillim me këtë qasje të re në bisedimet Prishtinë-Beograd është një fillim i mirë dhe i mbarë. Nuk do të shkohet në bisedime me Beogradin duke menduar që edhe më tej duhet bërë lëshime e kompromise. 

Kryeministri  Albin Kurti, në prani të diplomatëve më të lartë Europian, është që filloi  një diskurs të ri politik në raport me Beogradin.

Në këtë, më së paku kanë të drejtë të deklarohen ato që e dëmtuan, e ulën nivelin e Kosovës në raport me Serbin e dëmtuan procesin dhe i shkaktuan dëme jo të vogla dhe vështirë të riparueshme.

Për bisedime me Serbia ish-negociator ia bartën dikujt tjetër, kurse ish-Kryeministri  dhe Presidenti i  Kosovës Hashim Thaçi, i cili është më së ,,meritori’’, për pranimin e themelimit  të Asociacionit të Komunave Serbe në vitin 2015, janë dëme të madha të shkaktuara.

Në këtë takim që do të jetë edhe fillim i bisedimeve që janë të rëndësishme se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që i shtroi disa parime mbi të cilat duhet të vazhdoi dialogu e jo si deri më tani Serbia të kërkoj e Kosova vetëm të zbatoj këto propozime. 

Dialogu i filluar po shihet në rrugë të mbarë pasi  edhe Presidenti i SHBA-ës Joe Biden, që në fillim të mandati  të tij ka një interesim të shtuar e jo sikur  Presidenti i SHBA-ës, Donald Trump, në fushat zgjedhore ishte angazhuar për bisedime në mesë të Prishtinës e Beogradit zyrtar.

Kur e shtojmë që Kryeministri i Kosovës Albin Kurti,  është zotuar për ushtrim të Padis ndaj  Serbisë për gjenocid gjatë luftës së viteve 1998-1999, kështu Albin Kurti  në dialogun me Serbin denjësisht do të mbroj dhe  përfaqësoi Kosovën.

Te të gjithë qytetarët e  Kosovës mbretëron një besim i plotë  që edhe në takimin e radhës që është caktuar se do të mbahet më datën 25 korrik, presim vazhdim  në përfaqësim të  dinjitetshëm, dhe me  propozimet e parashtruara  për  ruajtjen e konceptit dhe parimet themelore të bisedimeve.  

Kryeministri i Kosovës  Albin Kurti, ka shënuar një ndryshim në Kosovë dhe në këtë  edhe në dialogun Beograd-Prishtinë, e kësaj i ndihmon edhe administrate e re në Uashington, e që këtë kurs duhet të ndjekin edhe BE-ja dhe  Beogradi zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat