Kosova për Serbinë është vetëm trampolinë kërcyese për në BE, asgjë më shumë

Opinione

Kosova për Serbinë është vetëm trampolinë kërcyese për në BE, asgjë më shumë

Nga: Agim Vuniqi Më: 18 qershor 2021 Në ora: 16:19
Agim Vuniqi

Çfarëdo marrëveshje që nënshkruan Serbia me Kosovën, nuk është obligative për te, sepse BE nuk e ka pranuar Kosovën si shtet, as Serbia, edhe për faktin se Kosova nuk është anëtare e OKB-së, ndërsa Serbia po. Marrëveshjet ndërkombëtare janë obligative vetëm për shtetet anëtare të OKB-së, apo jo?

Disa “analistë” shqip-folës të “Facebookut” por edhe shumë të tjerë shpejt po i lëshon lëngu me speca “djegës”,  shohin  një ëndërr dhe mendojnë se krejt njerëzit në bote e kanë pa të njejtën ëndërr, pastaj të nesërmen shohin një tjetër dhe kundershtojnë ëndrrën e parë. Kështu pa fije mendje shkruajnë për “Zajednicën”, apo korigjimin e kufijve.

Serbia aktualisht e mbikeqyrë veriun, por jo vetëm veriun e ka nën mbikeqyrje...., por nuk e ka të pranuar ndërkombëtarisht, ndërsa Luginën e Preshevës e ka të okupuar dhe as që bëhet fjalë për ndonjë lloj kompromisi. Hendikepi më i madhë është që Serbia është anëtare e OKB-së, ndërsa Kosova jo, që me ligjin ndërkombëtarë çfarëdo marrevëveshje që e nënshkruan Serbia me Kosovën nuk është e karakterit ndërkombëtarë, dhe se nuk e obligon atë ta respektojë.

Merrni me mend çfarë trathetie Thaçi i bëri Kosovës, pa asnjë nevojë e detyroi parlamentin e Kosoves me votu me 2/3 e deputeteve te Kuvendit të Kosovës “Zajednicën”, ndërsa a keni parë ndonjë marrëveshje që Serbia ka nenshkruar me Kosovën, jo si shtet, por si territor, dhe a e ka votu në Kuvendin e saj, “nul”, që do të thotë po ti hynte Kosova bisedimeve me Serbinë për korigjim kufijesh pa pasur tapin e shtetit të pranuar nga OKB do të ishte trathëti e shumëfisht, sepse ashtu do të tregtohej territori i vendit pa të obliguar askush, qe i bie ne po merremi vesh për shkëmbim territoresh, ndersa une po e mbaj tapin, sepse Serbia në Kushtetutën e saj e ka Kosovën pjesë të saj.

Duhet me kuptu një gjë që Serbia nuk do ta pranojë asnjë marreveshje me Kosoven, që nuk i konvenon asaj, sepse deri më tash Serbia ka bashkëbiseduar me BE-në për Kosovën për te arritur synimin, anëtarësimin në BE, ndërsa Kosovën e ka shfrytëzu si trampolinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat