Ri-kalibrimi i pozicionit negociues të Kosovës: Dy betejat e kryeministrit Kurti

Opinione

Ri-kalibrimi i pozicionit negociues të Kosovës: Dy betejat e kryeministrit Kurti

Nga: Jakup Azemi Më: 18 qershor 2021 Në ora: 16:26
Jakup Azemi

Paraqitja e parë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në bisedimet me presidentin Serb Vućić javën e kaluar në Bruksel, është aplauduar nga shumica e elektoratit Kosovar, dhe opinionit publik: pas një kohe të gjatë, për herë të parë Kosova është prezentuar në arenën ndërkombëtare me dinjitet, ka qenë theksimi më i ndegjuar në rrejetet sociale dhe në një pjesë, duhet thënë modeste, në mediat kosovare. Por, edhe pse shumica kosovare është ndier e lumtur me kete pozicionim të kryeminstrit Kurti, karshi Serbisë, dhe bashkësisë ndërkombëtare, mediat tashmë të etabluara në Kosovë të dominuar nga opinionistë kundër Vetëvendosjes dhe liderit të saj Kurti, si dhe eksponent te opozitës kane mbajtur një pozicion skeptik, në rastin më të mirë, por në disa raste ato kane qene në limitet armiqësore, gje që nuk mundë të interpretohen ndryshe veçse në një linjë me interesat e Serbisë! Bie në sy sidomos televizioni T7 i cili ushqen një diskurs të tillë tashmë për një kohë të gjatë duke mbetur në tekat subjektive apo pre e interesave tjera, e duke injoruar plotësisht interesat nacionale.

Ky qëndrim mos-pranues i përpejekjes së kryeministrit Kurti për të ngre pozicionin negociues të Kosovës në një nivel më të fuqishëm, ka shpërfaqur një problem madhor të Kryeminstrit, problem të cilin do ta kualifikoja si një sfidë të tij të brendëshme! Pra kryemistri Kurti ka dy beteja: atë të brendëshme, me një pjesë të opinionit publik dhe kundërshtaret e tij jo të pakët, dhe atë të jashtme - me bashkësinë ndërkombëtare dhe Serbinë! Beteja e brendeshme është vendimtare, sepse kërkohet unitet politik, në radhë të pare, por edhe unifikim të subjekteve të shoqërisë civile e masave të gjera, për të i mundësuar atij maksimalizimin e fuqisë, për një ballafaqim sa më efektiv me faktorët e jeshtëm – bashkësinë ndërkombëtare dhe Serbinë.

Sfida e kryeminstrit Kurti karshi bashkësisë ndërkombëtare dhe Serbisë nënkupton një ri-kalibrimin të pozicionit negociues të Kosovës! Dhe është pikërisht kjo të cilën ai dëshoroi ta arrij duke propozuar katër pikat për negocim me Serbinë në praninë e Perfaqësuesit të Lartë të Komisionit European, Borrel: 1) të pagjeturit; 2) transformimi i tregut të përbasghkët nga CEFTA-n në SEFTA (South-east European Freee Trade Agreement) – modeli që Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni për tregti të lirë kanë me BE-në; 3) marrëveshje të përbashkët të paqes; dhe 4) njohja reciproke. Krahas këtyre, për të komprometuar palën Serbe dhe për të arritur efektet akoma më të medha, ai identifikoi udhëheqësin serb për të zhdukurit, Odalovic, duke kërkuar që i njejti të merret në pyetrje për akktivitetin e tij gjat luftës në Kosovë. Për here të parë pra Kosova vendosi Serbine në pozitë defanzive, duke e vu në një mënyrë jo-komfore edhe lehtësuesin European të cilët tashmë me vite Serbinë e trajtojnë me përkëdhelje. Pra ishte kjo një strategji e kalkuluar mirë ng apala kosovare.

Sfidë të veçantë e Kurtit pë të realizuar këtë objektiv paraqesin, edhe pritshmëritë e faktorëve ndërkombëtarë ndaj pales kosovare! Pse? Sepse, skena politike kosovare, në masën më të madhe, për një kohë tepër të gjatë, ka qenë e dominuar nga nj klasë politike pa dinjitet të mjaftueshëm kombëtar e politik, jo-profesionale, e shantazhuar dhe e shantazhueshme, e lodhur nga betejat e gjata politike me Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare, e cila do ta ketë komprometuar dhe devalvuar pozicionin negociues të Kosoves vis a vis Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare. E ngazëllyer nga intervenimi perëndimor në Kosovë më 1999, kjo klasë politike pothuajse i la fatin e Kosovës në duart e diplomatëve ndërkombëtar, kryesisht amerikan dhe europian, me besimin se ata do të bënin më të mirën për Kosovën. Kësisoj, kultura negociuese a palës kosovare nga një e pa-kompromis në qështjet madhore të cilën e kishte skalitur ish-presidenti Rugova dhe LDK-ja, filloi të zbehet në vazhdimësi. Vetë projekti i Ahtisarit me provizionet për minoritetin Serb është rezultat i kësaj anemie negociuese kosovare, e cila e pa-aftë për të imponuar kreativitetin dhe qendrueshmeriine e saj për të ardhmen e Kosovës, u kenaqë me atë projekt, pasojat e të cilit Kosova i bartë sot, dhe me siguri do të vazhdoj ti bartë ende.

I njëjti diskurs pasiv pasoi më tej siq ishte rasti me Gjashtë Pikat e Ban Ki Munit, me fusnotën, me negociatat e Brukselit që rezultuan me një marrëveshje kontraverze, dhe anti-kushtetuese për asociacionin e komunave serbe, etj. Gjatë gjithë periudhës së pas 2008, klasa politike kosovare ka solidizuar pozicionin në rënje të Kosoves, përderisa pozicioni i Serbisë ka ardhë duke u fuqizuar. Ky ndryshim në pozicione, solli deri tek reduktimi i fuqisë negociuese kosovare deri në atë shkallë, sa që solli edhe tek gadishmëria për kompromise të mëtejme me Serbinë që u manifestua me perpjekjen e ashtuquajtur ri-definim të kufijve. Të gjitha indikacionet flasin se ndermarrja respektivisht dakordimi i presidentit Thaqi, me presidentin Serb Vućić pë ri-definim të kufijve, do të ketë qenë kompromisi tjeter me i demshem për shtetësinë e Kosovës, nëse presioni i brendeshem dhe konteksti ndërkombëtar e gjeopolitik të mos e relativizonin atë, dhe me gjasë edhe eliminimi e tij të plotë nga agjenda politike.

DOMOSDOJA E NJË “FORTIFIKIMI RUGOVIAN” TË QEVERISË SË ALBIN KURTIT

Ardhja në pushtet e Albin Kurtit me një sfond kundërshtues të kësaj politike defansive, përfshirë kundërshtinë e tij koherente të projektit të asociacionit të komunave me shumicë serbe në baza etnike, dhe potencialisht me komopetenca ekzekutive, ka qene një ndër zhvillimet më pozitive politike në Kosove pas shpalljes së pavarësisë. Kjo sepse, ardhja e Kurtit në pushtet me një premise të tillë, vet-vetiu nënkupton një lloj ri-kalibrimi të pozicionit të Kosovës. Por, paraqitja e e tij e parë në bisedimet e lehtësuara nga Unioni European më 15 Qershor shënon një qëndrim të kjartë të tij, se Kosova nën qeverisjen e Kurtit i ka hyre një beteje për të ri-kalibruar pozicioinin negociues të Kosovës karshi Serbisë, por edhe bashkësisë ndërkombëtare. Kjo është një betejë titanike, dhe atë duhet mbështetur gjithë populli i Kosovës, por edhe spektri politik. Vetë reagimi i ambasadorit amerikan në Kosovë, Kosnett (16 Qershor 2021, se “Kosova ka obligim ta formojë Asociacionin e Komunave Serbe”, i cili duhet të identifikohet si qëndrim jo-korrekt ndaj qeverisë së Kosovës), dëshmon se sa vështirë do te jetë të arrihet ky ri-kalibrim. Por, nuk është i pa-arritshëm. Të kujtojmë se ka qenë shumëfish më vështirë të arrihej fortifikimi i pozicionit të pa-lëkundur të LDK-s nën lidershipin e ish-presidentit Rugova gjat viteve të 90-ta, se sa tani. Prandaj, Kurti duhet të mësoj nga historia e re e Kosovës – nga strategjia Rugoviane.

Por parakusht për të arritë atë fortifikim të modelit “Rugovian” Kurti duhet ta fitoj betejën brenda Kosovës – duhet të krijoj një koncensus me elektoratin Kosovar dhe spektrin politik, përfshirë kundërshtarët e tij politik, duke i bindur ato se objektivat qe i ka vënë vetes qeveria e Kosovës janë në të mirë të gjithë vendit, dhe janë të arritëshme. Kjo duhet afirmuar në të dy frontet: duke zhvilluar negociata me akterët politik brenda në Kosovë, dhe në këtë kontekst edhe duke tërheqë qeverinë e Shqiperisë dhe kryeminstrin Rama me vete, në mbështetje të këtij diskursi të ri të politikës kosovare. Njëkohësisht, duhet mbajtur një qëndrim konsistent karshi bashkësisë ndërkombëtare dhe Serbisë duke përquar një mesazh të kjartë se Kosova nuk do të pranoj të komprementoj shtetësinë e saj me enklavizim në formë asociacioni në baza etnike.

Katër pikat të cilat ai i propozoi në Bruksel, dëshmojnë kreativitet politik, dhe përpjekje efektive për të prezentuar Kosovën si pale e jo subjekt, siq ka theksuar Kurti muajve të fundit, gje që paraqet edhe një element tjeter të një pozicioni të sforcuar.

Opozita, në anën tjeter, duhet të ndërtoj politikën e saj në raport me qeverinë dhe kryeministrin Kurti varesisht se sa ato do ti materializojnë këto objektiva të premtuara, në radhë të parë rezultatin e bisedimeve me Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare, e jo të përpiqet ta minoj pozicionin e ri të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat