Si të dilet nga kriza e njohur me serbët?!

Opinione

Si të dilet nga kriza e njohur me serbët?!

Nga: Agron Shabani Më: 19 qershor 2021 Në ora: 12:09
Agron Shabani

Liri në jetë, liri në luftë, liri në popull, liri në shtet dhe pushtet, liri në artin e njohur politik dhe diplomatik, liri në arsim, shkencë, kulturë dhe informim, liri në shprehje dhe mendim, liri në fe (religjion), lutje dhe besim, e kështu me radhë...Ky është qëllimi, ideali dhe vizioni kryesor i njerëzve të ditur, të fortë dhe liberator, për të cilët ia vlen të luftohët, vdisët ose sakrifikohët. 

Historia e jetës, botës, kulturës dhe civilizimit tonë njerëzorë, sipas Hegelit, nuk është asgjë tjetër, veçse përparim i vetëdijes së lirisë së gjithëmbarëshme individuale dhe kolektive.

Apo, "njeriu do duhej tën të vdiste dy herë, para se të filloi të jetoi si duhet. " ( Erich Fromm)

Nderi ose moraliteti, është baza ose esenca (substanca) e gjërave ose çështjeve të njohura shtetrore, nacionale, politike dhe historike, ndërsa edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, e vërteta dhe vetëdija e lartë shtetrore, nacionale dhe politike, janë baza e gjithë (tërë) moraliteti.

Njerëzit ose popujt e ndryshëm gjithanndej globit, akoma (ende) me shumë kanë nevojë për idealizmin, materializmin ose ekzistencializmin, se sa për realizmin, prakticizmin ose eksperimentalizmin. Nga materializmi jetojmë, ndërsa nga realizmi dhe idealizmi ekzistojmë.

Se këndejmi, rezistenca ose lufta e njohur çlirimtare dhe patriotike, janë shumë të rëndësishme për popullin (kombin) dhe shtetin. Në frontin e luftës ose fushën e nderit, shpeshherë vëndosët edhe për ekzistencën ose zhdukjen e popujve (kombëve) dhe shtetëve të ndryshme.

Në instancë të fundit, ata që luftojnë, vdesin, përpiçën ose sakrifikohën për lirinë e të tjerëve, janë ata që jetojnë edhe pas vdekjës. Bëhën të përjetshëm.

Kosova dhe shqiptarët kanë dhënë dhe sakrifikuar shumë për lirinë dhe pavarësinë e tyre shtetrore, nacionale dhe politike. Plagët e luftës dhe masakrave serbe, akoma janë të freskëta në shpirtin dhe kujtesën e popullit shqiptar. 

Ndërkohë që dialogu maratonik me palën serbe, është edhe një sfidë tjetër e re për Kosovën dhe shqiptarët.

"Forma ose menyra me e lehtë për t'i përballuar dhe tejkaluar dhembjet, plagèt, fatkeqsitë ose sfidat e ndryshme individuale dhe kolektive, është ajo kur nuk i përseritni gabimët ose mëkatët e armiqve, rivalëve ose kundërshtarëve tuaj, dhe kur e shihni dhe vërtetoni se ata janë më të ligjë, më të dobtë ose më të mjerë se ju.", tha dikur Talesi, duke shtuar se: "Nata për të mençurin ose për të diturin, është një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak."

Masat, ligjet, trendet, kushtet dhe "standardet e reja demokratike" që i vendosën dhe aplikuan Brukseli dhe Uashingtoni ndaj lidershipit shtetror, nacional, institucional ose politik në Kosovë, në formën e kompromisëve ose koncesionëve të vazhdueshme politike, teritoriale (gjeografike), administrative ose juridike ndaj Serbisë, Malit të Zi etj.., si dhe ndaj pakicave ose minoritetëve të tyre në Kosovë, sigurisht se do kishin qenë të papranueshme dhe të papërballueshme edhe vet për shtetët ose demokracitë me të fuqishme dhe me përparimtare të globit.

U mor vesh se të "korrurat dhe tè vjelurat"e Serbisë ishin­ të jashtëzakonshme në kuptimin e kapjes ose burgosjes së figurave kryesore ose "peshqve të mëdhenjë" të UÇK-s. 

Edhe krijimin e "dodik republikës" ose "republikës serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicë, mendojnë se e kanë me të lehtë. 

Sundimtarët e ri të Serbisë ka kohë që me përbuzje, injorancë dhe cinizëm të skajshëm i shohin ose shikojnë liderët ose politikanët shqiptar ose kosovar. 

Si për të mos u mjaftuar me kaq, Beogradi, po vazhdon të armatosët ushtarakisht nga Rusia, Kina dhe Turqia, ndërsa ekonomikisht dhe finansiarisht nga Brukseli dhe Uashingtoni. 

Ndarja ose shkëputja e "Trepçës", Ujmanit dhe pasurive tjera vitale në Veriun e Kosovës, janë në lojë.

Politikës dhe politikëbërjes së Kosovës, sikur iu mungojnë narrativi dhe shpirt i pasur hulumtues ose inovator së bashku me metodat e njohura shkencore ose metodologjike të shqyrtimit, eks­perimentimit, vëzhgimit, studimit dhe analizave strategjike, gjeopolitike etj. 

Siç dihet, njëri pas tjetrit me puçe, komplote, shantazhe dhe presione të ndryshme vendore dhe ndërkombtare, ranë ose u dëbuan nga pushteti ish kryeministrat Ramush Haradinaj dhe ish Presidenti Hashim Thaçi... I pari (z. Haradinaj) si komandant i shquar i UÇK-s, si arktekt i tarifës maksimale (1OO % ) ndaj Serbisë dhe si kalorës ose gardian i terësisë teritoriale ose gjeografike të Kosovës, dhe i dyti (z. Thaçi) si ish drejtor ose lider politik i UÇK-s etj.

Krahas saj, rinisi ose rifilloi edhe rigjikymi ose rikriminalizimi i UÇK-s nga brenda dhe jashtë Kosovës me komponimin, orkestrimin dhe dirigjimin e njohur të Moskës dhe Beogradit. Dhe, në fund, ftesa dhe paraburgosja e ish Presidentit Thaçi dhe udhëheqësve tjerè shqiptar ose kosovar nga tribunali i Den Hagës ! (....)

Ndërkaq, duke i vërejtur dhe hetuar në krye të herës tendencat, paradokset dhe ""standardet" e mesipërme pë­rverse, retrograde, reaksionare dhe anakronike në Kosovë, gjegjësisht, të nxitur dhe stimuluar nga Serbia e Rusia, si dhe nga vasalët, mercenarët ose agjentët e tyre gjithandej: U fillua (rifillua) me skemat dhe skenarët e njohura të "Traktatit të Shën Stefanit" ose "Kongresit të Berlinit", "Kongresit të Vjenës" dhe Parsit, "Konferencës së Londrës" ose "Traktatit të Versajës"-kundë Kosovës dhe shqiptarëve në saje të fuqizmit ose rifaktorizmit të Rusisë në Ballkan, Europë ose hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale. 

Filloi gjahu i sërishëm serbo-rusë në hapësirën ose teritorin e cunguar shqiptar si dikur. Filluan skenarët dhe planimetritë e reja mbi gjymtimin ose sakatosjen e teritorit ose hapèsirës jetèsore tè shqiptarëve. 

Kosova, dikur para "Traktatit të Shën Stefanit" ose "Kongresit të Berlinit" me 1878, apo "Konferencës së Ambasadorëve" në Londër me 1913, i kishte me tepër se 29.5OO kilometra katrore të teritorit të saj etnik dhe historik. E sot..!!!

Ndër­kaq, edhe më i çuditshëm është rasti se si serbèt edhe sot e kèsaj dite e konsi­derojnë vetèn përcjellës të drejtpërdrejtë dhe të pandër­prerë të civilizimit të lashtë të Kosovë­s ose Dardanisë Antike. Duke e quajtur Kosovës si "Jerusalem" ose "djep të kulturës serbe!" etj. 

Kjo deshmonë qartë se një pjesë e madhe e popullit dhe lidershipit serb, akoma janë të zhytur ose fundosur dikund thellë në vetminë ose errësirën e madhe të egoizmit, nihilizmit dhe paditurisë së përkthyer në muzguj ose hije të lugatëruara mesjetare, primitive ose arkaike, dhe kërkojnë edhe përmes vrimës së gjilpërës të "drejtën" ose të "vërtetë­n" e tyre "morale, kulturore dhe historike" në Kosovë!

U mor vesh se kultura dhe civilizimi i lashtë i iliro-shqiptarëve në Kosovë (Dardania Antike), Shqipëri dhe gjithandej në Ballkan dhe më gjërë, që i urrejnë dhe mohojnë aq shumë serbët, rusët, turqit dhe ca popuj të tjerë lindorë ose aziatikë, gjithëmonë janë çmuar dhe vlerësuar me nota të larta ose superlative nga mendjet e ndritura të shkencës, kulturës dhe historisë perëndimore. Por, jo edhe nga politika dhe diplomacia euro-amerikane ose perèndimore.

 Kjo do thotë se etja dhe uria e kosovarëve për lider ose politikan tè lirë, sovran, integral, intelektual, profesional, autonom dhe kompetent, asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, aditive dhe imediate. 

Formulat dhe ekuacionet e Serbisè ndaj Kosovès dhe shqiptarève, gjithëmonë kanë qenë me shumë të panjohura dhe të papritura. 

Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, paradoksale, reaksionare ose anakronike për botèn dhe kohën e sotme moderne ose bashkohore, kur kemi tendencë për të interpretuar lirinë (çlirimin), shtetin, pushtetin, sovranitetin , integritetin ose pavarësinë e Kosovës si "gjah ose plaçkitje politike, teritoriale ose gjeografike ndaj Serbisë", e cila ashtu siç është, të mbushë me pesimizëm dhe plot trishtim me shemtinë e saj të brendshme dhe të brendshme! 

Serbia ndodhët e ngritur, shtrirë dhe zgjëruar në hapësirën ose teritorin e njohur iliroshqiptar dhe jo Kosova në teritorin serb. Edhe Mali i Zi-gjithashtu.

Atëherë si të dilet nga kriza? Shtrohët pyetja.

Për shkak të protokolit, mesazhit, imazhit, publicitetit, interesimit, spektaklit dhe solemnitetit të tyre tyre medial ose propagandistik: Politika e lartë ose diplomacia, janë ajo pjesa (ana) tjetër sekrete, diskrete ose konfidenciale, ku ëndërrat, pasionet, pritjet, shpresimet, ambiciet, aspiratat dhe interesat e njohura shtetrore, nacionale, politike, strategjike, historike, gjeopolitike dhe të tjera, bëhen me të dukshme, më të realizueshme ose transparente me kalimin e kohës....)))

Ndërkaq, humori, buzèqeshja, elokuenca ose fjalët e matura, të zgjedhura dhe të urta në takime, tubime ose tryeza të larta politike ose diplomatike, janë art, talent, mjeshtëri, zgjuarësi dhe mençuri e lartë politike dhe diplomatike.

Si për shëmbull: Në humorin dhe buzëqeshjet e njohura të Dr.Ibrahim Rugovës, gjatë takimëve ose bisedave të ndryshme politike ose diplomatike, përveç disonancës së njohur kognitive dhe linguistike, gjithashtu fshihëshin ose prezantohëshin edhe buzëqeshjet ose përplasjet e matura, intelegjente dhe indiferente ndaj palës serbe.

Kështu që humori dhe buzëqeshjet e Dr. Rugovës, ishin në ndërkohë edhe art, talent, mjeshtëri ose gjysma tjetër e patundur e artit të njohur politik ose diplomatik.

Politika dhe diplomacia, në një formë a tjetrën, janë podium ose audiencë e lartë intelektuale dhe profesionale.....Pjesa tjetër kolokviale ose seminarike e amfietarit të njohur shkencor, univerzitar ose akademik.

Në  Serbi ose Kosovë si p.sh. politikanèt udhëhiqen pothuajse nga instinktet e tyre, emocionet e çastit ose momentit dhe pasionet. Duke u hedhur shpesh ose vazhdimisht në vendime dhe reagime fatale, kardinale ose trashanike mbi bazën e asgjësë pèr asgjë. 

Platoni e krahasoi dikur këtë fenomen me zvarritjen e rrezikshme tè mushkave ose gomarève pas një grupi kuajsh të egër me sytë të lidhur.

Platoni dhe Aristoteli, asokohe deshironin që njerëzit ose politikanët të hynin ose inkuadrohëshin në raporte ose marëdhënie të ndryshme në një mënyrë sa më pak “luftarake” dhe krenare me njëri tjetrin, si dhe të durojmë “stuhitë” e pashmangshme që sjell kjo gjë, ose ky ndryshim.

Të gjithëve na pëlqejnë gjërat e bukura dhe tè mençura, dhe ne priremi të mendojmë se ka një mister në pushtetin që kanë ato mbi ne dhe në një plan më të gjerë, i quajmë tejet të rëndësishme, kruciale ose kardinale.

Por, edhe shëmtia, padituria, cinizmi, injoranca, nebuloza, stupiditeti ose mediokriteti, janë gjithashtu rrezik i madh dhe një problem shumë serioz, për arsye se na vejnë përpara sprovave dhe karakteristikave të rrezikshme dhe të dëmshme. Na inkurajojmë të jemi si ajo: të ashpër, kaotikë, të stuhishëm, iracional, neurofren, skizofren, oligofren, infantil, inhibilitiv, paranoid, patologjik etj.. Dhe, kjo na e bën edhe më të vështirë që të bëhemi të mençur, të butë, të qetë dhe racional.

Ndaj, është detyrë e poetëve, piktorëve, edukatorëve, filozofëve, sociopsikologëve, publicistëve, moderatorëve, producentëve televizivë ose dizajnerëve që t'i ndihmojnë tè tjerët të jetojmë më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat