Siguria në shkolla me anë të sektorit privat të sigurisë

Opinione

Siguria në shkolla me anë të sektorit privat të sigurisë

Nga: Armend Halimi Më: 19 qershor 2021 Në ora: 12:40
Armend Halimi

Rastet e shpeshta të dhunës në shkollat e vendit tonë fatkeqësisht janë duke krijuar ambiente shqetësimi për nxënësit në këto institucione dhe jo vetëm. Ambient hiq më i këndshëm shpesh është edhe për mësimdhënësit. Andaj, çdo vend me frekuentim të madh, kërkon mbarvajtje të disiplinës, përkatësisht rendit të përcaktuar nga vetë institucioni, që krejt këto kanë një qëllim, që ambient i caktuar të ketë nivelin e mirëqeniës apo sigurisë së knaqëshëme.

Organizimi i institucioneve edukativo-arsimore bëhet me një mision, mësimdhënia dhe edukimi i brezave të rinjë. Mirëpo, që të funksionojnë institucionet në fjalë në frymën e misionit të tyre, siguria nuk duhet të jetë breng e të rinjëve/nxënsëve dhe personelit. Ndjenja e pasigurisë sidomos tek të rinjët vjen në shprehje që nga bullizmi, ngacmimet e deri tek sulmet e ndryshëme që cënojnë integritetin trupor me anë të lëndimeve apo edhe sulmeve seksuale. Por përkundër dëmit që mund të sjellin sulmet fizike, pasojat më të mëdhaja përjetohen në aspektin psikik, gjë që bën nën efektin e tyre, të rinjët të mos shohin shkollën si një ambient të prespektivës së tyre, dhe për aryse të mos mundësisë së përballjës apo ballafaqimit me aktet e tilla të hjekun dorë nga shkollimi, apo zgjedhin variantin tjetër, që dhunës të i përgjigjen me dhunë, në të dyja kahjet/zgjedhjet, nxënësit janë të dëmtuar. Në rastin e parë para të ardhmës janë të papërgaditur, nevojat jetësore i sjellin edhe deri tek marrja me dukuri negative, në rastin e dytë, niveli i dhunës në shkolla vjen dhe rritet. Që të eliminohen situatat e tilla, krahas shkollës, kontribut në vetëdijësimin e të rinjëve japin dhe organizata të ndryshëme të shoqërisë civile me programet vetëdijësuese. Njëherit për këto qëllime nuk janë të rralla edhe projekte nga institucioni i policisë që realizohet kohë pas kohe në shkolla të caktuara, kryesisht me karakter vetëdijësues për trafikun rrugor apo edhe të dëmeve që sjellin marrja me dukuritë negative, siq janë konsumimi i drogave apo vetëdija për guxim në denoncim të akteve të pahijshëme apo kriminale që prekun jo vetëm sigurinë e tyre, por edhe atë të përgjithshëme. Mirëpo, realisht që shkolla të jetë vend me siguri në nivelin e knaqshëm, njerzitë e përkushtuar për krijimin e kësaj klime duhet të jenë të angazhuar përherë për këtë qëllim, ngase përkundër dobëisë së pamohushëme janë të pamjaftushëme projektet sporadike nga jashtë.

Me qëllim të mbarvajtjës së rendit apo sigurisë në shkolla, deri më tani praktika në vendin tonë thuajse është jo adekuate. Për sigurinë e tyre barrë i kanë lënë çoftë personelit teknik apo vetë mësimdhënsëve. Themi për një angazhim të tillë jo adekuat, ngase çdo profesion me ngarkesë të një pune sekondare, ka përpasoj edhe dobësimin në punë primare. Për veq këtyre, dhe ndër arsyet më të rëndsishëme që puna e sigurisë në shkolla të jetë si punë e ndarë me angazhim të personave profesional është së siguria, apo pasiguria kërkon trajtim profesional të incidenteve që nga hapat e parë e deri tek trajtimi final i tyre. Jo vetëm policia e shtetit ekziston si institucion i sigurisë. Prej shumë kohë më moti, në vendet përparimtare krahas policisë së shtetit ekziston edhe sektori privat i sigurisë, që është i organizuar nëpërmes kompanive private të sigurisë së liçencuar dhe personelit të liçencuar. Edhe në vendin tonë fatmirësisht ky sektor ka avancuar me ekzistimin e shumë kompanive të liçencuara për ofrimin e shërbimeve private të sigurisë. Performanca e tyre profesionale falë trajnimit të suksseshëm, ka bërë që të ju besohet siguria e institucioneve jo vetëm private por edhe publike. Prezenca e tyre jo vetëm në hapsirat e kontraktuara por edhe në hapsira publike ka rol jashtëzakonisht të madh në parandalimin e dukurive negative. Karakteri i tyre preventive, që nënkupton identifikimin me kohë të rreziqeve, reagimin e tyre dhe raportimin në policinë e shtetit ka ndikuar shumë në sigurinë e përgjithshëme. Andaj, me të njëjtën mënyrë të punës, angazhimi i tyre në shkolla do të ishte mëse i qëlluar. Puntorët e sigurisë private përveq se do të vrenin me kohë rreziqet dhe do reagonin në mënyrë efektive profesionale ndaj rreziqeve, po ashtu do të shiheshin si aderesë e raportimit të shqetësimeve. Por që dobia më e madhe e tyre shihet në parandalim, ngase prezenca e tyre në shkolla ka karakter preventive, pra kur ata janë të dëshmuar në krijimin e ambientit të sigurt, edhe njërzit me prirje problametike do frenoheshin.

Pasiguria në shkolla nuk është derivate vetëm i nxnësëve, por shpeshherë ndodh të jetë importuar nga jashtë, pra persona problematik të ngacmojnë dhe sulmojnë nxënësit dhe personelin. e që sigurisht ballafaqimi me ta kërkon profesionalizëm, çka edhe nuk iu mungon personave të tillë të angazhuar të sigurisë. Duke marrur parasysh se institucionet shkollore janë të ndiejshëme për arsye të grupmoshave që i frekuentojnë, prezenca e përhershëme e policisë së shtetit në to konsideroj se do të krijonte ambient jo të rehatshëm apo të vrazhdë, andaj, angazhimi i sektorit privat të sigurisë me veshje adekuate, po pajsije të vrazhda do të ishte më e pranushëme për syrin e nxnësëve dhe personelit. Këta të fundit sikurse thamë më lartë, do të shërbenin si adresë e një trekëndshi për pranimin dhe adresimin e shqetësimeve: nxënës, mësimdhënës dhe institucionet e rendit publik.

(*Autori është menaxher dhe instrkutor në institucionin trajnues të sigurisë private GFS Training Center L.L.C)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat