Populli shqiptar nuk është popull i dorës së dytë përballë atij serb!

Opinione

Populli shqiptar nuk është popull i dorës së dytë përballë atij serb!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 19 qershor 2021 Në ora: 20:20
Muhamet Kelmendi

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdoj këtë muaj në Bruksel. Tash janë duke u marr mendimet e palëve dhe në tavolinë do të jenë disa çështje të dëmshme për Kosovën. Përveç çështjëve të zbatimit të marrëveshjëve të arritura deri tash, si energjia elektektrike, qarkullimi i mallrave dhe njerëzve, sikundër edhe marrëveshjet tjera, do të paraqiten disa tema: Së pari, është Asociacioni me një kombinim të kompetencave që në fund është një autonomi e zgjeruar për minoritetin serb në Kosovë. Së dyti, manastiret dhe kishat serbe do të paraqiten për diskutim për të fituar gjerësi të kompetencave. Së treti, në Asociacion do të kërkohet të futen edhe komuna jo serbe, si Mamusha dhe disa komuna serbe, brenda Kosovës. Së katërti, synon Serbia të marr Trepçen dhe Ujmanin etj.

Me keto tema do te insiston UE. Per keto ceshtje e ka marr edhe pajtimin UE nga Serbia. Nga Kosova nuk ka të dhëna se çka është kërkuar që të dialogohet si tema kryesore. Është theksuar gjetja e të zhdukurëve, reparacioni dhe dëmshpërblimi, rikthimi i mjetëve të plaçkitura dhe përgjegjësia penale për dhunë dhe gjenocid. Sa do të mbahen këto nuk dihet! As dje dhe as sot nuk u deklaruan nga Qeveria çështjet që u diskutuan me z.Palmer dhe z. Lajçak në Prishtine. Mirëpo, në dialogim, nëse quhet kështu, do të dalin temat e dëmshme.

Kundër kësaj është dhe duhet të futet në reciprociteti si parim në marrëdhëniet me palën serbe, respektivisht shtetin serb. Kundruall Asociacionit serb kërkohet të futet domosdo Asociacionin shqiptar në Luginën e Preshevës. Është e domosdoshme të bëhet ky barazim. Në të kundërten dalin çështjet imponuese dhe tepër të pabarabarta midis Kosovës dhe Serbisë. Thjeshtë dalin shqiptarët në popull të parëndësishëm dhe të cilin duhet shtypur, mos edhe asimiluar. Kosova e ka mundësinë për të ndaluar këtë pabarazi dhe veprimtari të dëmshme.

Nuk duhet lejuar që shqiptarët nën Serbi të humbin me dhunë vendet e veta dhe ato të asimilohen, ndërsa serbët në Kosovë të favorizohen si popull i dërguar gjoja nga zoti në tokë! Kjo nuk shkon. Kërkohet ndalim dhe futje në veprim të të njejtave principe. Serbia don Asociacionin serb dhe Kosova duhet të don Asociacionin shqiptar në Luginë. Me të njejtat kompetenca dhe të drejta. Asgjë kundër barazisë. Në të kundërten do të jetë shumë rëndë dhe trojet shqiptare në Luginën e Preshevës veç do të serbizohen. Këtë nuk duhet lejuar.

Mos futja e këtij parimi ndërkombëtar në marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Serbi është çështje shumë e rëndë për Republikën dhe kombin. Rrugë tjetër nuk ka për të ruajtur vendin. Gjithashtu është anomali të shkohet dhe të diskutohet për qarkullim dhe energji, ndërsa mos të diskutohet për reparacione dhe dëmet e luftës, sikundër edhe për përdhunimet dhe dhunën e bërë gjenocidiale nga shteti serb mbi shqiptarët.

Nuk ka tema më të rëndësishme se këto. Dhuna dhe përdhunimet nuk guxojnë të tejkalojnë pa përgjegjësi. Dëmet e bëra kërkohet të kompenzohen. E njerëzitë e zhdukur duhet të gjenden. Nuk ka më këto tema që krahasohet. Çdo kush që i ikë këtyre çështjëve është në kundërshtim me popullin dhe natyrisht edhe me Republikën. Populli shqiptar nuk është popull i pavlerë dhe i dorës së dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat